Teodor Keko

Teodor Keko

Teodor Keko, i njohur fillimisht si poet dhe më pas si gazetar ,edhe në këto dy vepra të tij nuk rrëmbëhet kurrsesi nga e jashtmja dhe as nga metafora e qëllimtë.

Thjeshtësia dhe origjinaliteti i frazës krijojnë në prozën e Tij , një ansambël harmonik, dinamik dhe pa deklarata cerebrale.Veprat e tij dallojnë nga thellësia e mendimit, zbërthimi i natyrës së brendshme të karaktereve, nga autopsia që i bën shoqërisë së munduar shqiptare në 10 vitet e fundit.

Dhe këto e bëjnë vetëdijshëm Teodor Kekon një nga shkrimtarët më të pëlqyer në kohë në Shqipëri dhe më gjërë.

"Në veprën e Teodor Kekos, nuk ka mllef ndaj problemeve që ofroi shoqëria shqiptare në 10 vjeçarin e fundit, sikundër ndodh rëndom tek shumë autorë.

Në të gjitha romanet e Kekos ndihet keqardhja e shkrimtarit i cili kërkon të ndryshojë shoqërinë", thotë shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.

"Dori e kuptoi misionin e artit për të ndryshuar shoqërinë përmes humanizmit", cilëson Agolli.

Njeri, pastaj, poet, shkrimtar, publiçist, politikan, për Teodor Kekon vdekja ishte sfida më e madhe.

Njeriu dhe pastaj dëshira për jetën ishin gjithçka për Dorin që sikundër ishte në jetë pikërisht atë arriti të shkruajë me stil të kthjellët dhe mendim të sinqertë në tri gjinitë që punoi; publiçistikë, poezi, ashtu edhe në tregimin dhe romanin shqiptar.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama