Timo Flloko

Timo Flloko

Timo Flloko ka lindur në Pejë të Kosovës më 26 prill 1948. Shkollën e mesme e mbaroi në Vlorë dhe Institutin e Lartë të Arteve në degën Dramaturgji në Tiranë në vitin 1970. Timo Flloko pa mëdyshje mund të quhet një yll i kinematografisë shqiptare, nga të paktët aktorë shqiptarë të cilët ia kanë kushtuar karrierën e tyre ekskluzivisht filmit. Është gjithashtu një nga pedagogët më të respektuar të Akademisë së Arteve. Prej disa vitesh ka zgjedhur të jetojë duke ndarë kohën e tij mes Amerikës dhe Shqipërisë.

Hyri në kinema shumë i ri, vetëm 19 vjeç. Por dy filmat e tij të parë, “Ngadhnjim mbi vdekjen” (1967) dhe "Përse bie kjo daulle" patën fat të keq. U ndalua nga regjimi i kohës për arsye banale. Brezat e njohën dhe e çmuan talentin e tij më së pari në rolet e Meços në filmin "Kur zbardhi një ditë" dhe Kabos në "Malet me blerim mbuluar", të xhiruar në vitin fatlum 1971. Niveli i interpretimeve të tij filmike erdhi gjithmonë duke u rritur. Pasuan Kanani tek "Shtigje lufte" (1976) dhe Luani tek "Lulëkuqet mbi mure" (1976), ky i fundit i nderuar me Medaljonin e Festivalit të Filmit, më 1977.

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama