Shqipëria nën sundimin osman

Shqipëria nën sundimin osman

Historia e Shqipërisë nën sundimin osman gjatë shek. XVI-XVIII ka qenë trajtuar, si pjesë e tretë e vëllimit të parë të Historisë së Shqipërisë, botuar në Tiranë në vitin 1959, shkruar nga një grup autorësh. Në vitin 1972 u botua si dispensë (Pjesa III e vëllimit të parë), tekst për studentët e universiteteve të vendit, e shkruar nga Selami Pulaha dhe Stavri Naçi. Në vitet 1983-1984, kur u botuan vëllimet II, III dhe IV të Historisë së Shqipërisë, kjo pjesë, ashtu si gjithë vëllimi i parë, nuk u botua. Ajo u ruajt si dorëshkrim në Arkivin e Institutit të Historisë dhe u vu në përdorim të pedagogëve e të studiuesve. Në këtë botim të ri të Historisë së popullit shqiptar, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI - vitet 20 të shek. XIX përbën pjesën e tretë të vëllimit të parë dhe është shkruar nga këta autorë: Kreu I (1,2,4), Zhvillimi ekonomik i tokave shqiptare (shek. XVI - mesi i shek. XVIII), dhe Kreu II, Zhvillimi politik i tokave shqiptare. Kryengritjet e armatosura (shek. XVI – mesi i shek. XVIII), janë hartuar nga prof. dr. Selami Pulaha dhe janë redaktuar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Zona e çifligut (Kreu I/3) është shkruar nga prof. dr. Petrika Thëngjilli. Kreu III, Ndryshimet në strukturën fetare të popullit shqiptar. Përhapja e fesë islame (shek. XV-XIX), është shkruar nga Ferit Duka. Kreu IV, Pashallëqet e mëdha shqiptare (1771-1831), është hartuar nga dr. Stavri Naçi dhe është redaktuar nga prof. as. dr. Ferid Duka. Kreu V, Kultura dhe arsimi në shek. XVI-XVIII është shkruar nga një grup autorësh: Koha e përhapjes së fjalëve shqip, shqiptar dhe Shqipëri nga prof. Shaban Demiraj; Letërsia shqipe në shek. XVI-XVII dhe Letërsia shqipe gjatë shek. XVIII nga prof. dr. Jorgo Bulo; Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës nga prof. Dhimitër Shuteriqi; Arkitektura në shek. XV-XVIII nga prof. dr. Gjerak Karaiskaj; Artet figurative në shek. XVI-XVIII nga Mustafa Arapi dhe Gazmend Muka. Për hartimin e Kreut III të kësaj pjese është pasur në konsideratë në mënyrë të veçantë studimi i prof. dr. Muhamet Tërnavës (Prishtinë) Ndryshime në strukturën fetare në Kosovë.

Kultura dhe Arsimin në shek. XVI-XVIII

Artet figurative në shek. XVI-XVIII. Piktura

Artet figurative ne shek. XVI-XVIII. Piktura

Në shek. XVI në fushën e arteve figurative vazhdoi të zotëronte në Shqipëri ikonografia, që shënoi atëherë kulmin e saj. Në këtë periudhë u realizuan mjaft vepra pikture t&eum

23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Arkitektura në shek. XV-XVIII

    Arkitektura ne shek. XV-XVIII

    Në shek. XV-XVIII, në territorin e Shqipërisë u zhvilluan gjini të ndryshme të arkitekturës, duke filluar që nga ndërtimet me karakter mbrojtës, ndërtimet shoqërore dhe ato të kultit is

    23 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Arsimi dhe kultura në qytetin e Voskopojës

    Arsimi dhe kultura ne qytetin e Voskopojes

    Në shek. XVIII, një sërë qytetesh shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohën një zhvillim kulturor të dukshëm për kohën e pushtimit osman, u pajisën me shkolla dhe me vep

    23 vite më parë | Lexo më shumë »

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama