Aktualitet

Aktualitet

Rubrika Aktualitet do kete informacion rreth politikes , situates ekonomike, sportive qe ndodhin ne Shqiperi

  • Sherri ne Kuvend, Meta mbledh Byrone, mase disiplinore 'verejtje' 4 deputeteve

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka mbledhur pasditen e sotme Byrone ku eshte vendosur mase disiplinore 'verejtje' ndaj 4 deputeteve te perfshire ne sherrin jashte korridoreve te komisionit te ligjeve paraditen e djeshme, Gent Strazimiri, Gentjan Bejko, Xhemal Qefalia dhe Armando Prenga.

  • Snowden akuzohet nga SHBA-ja per spiunazh

    Ish-kontraktori i inteligjences amerikane, Edward Snowden, gjate nje interviste te transmetuar mbreme ne nje televizion amerikan, ka thene se deshiron qe te kthehet ne Shtetet e Bashkuara, por aktualisht ne qofte se eshte e mundshme, deshiron te qendroj edhe per nje kohe me te gjate ne Rusi.

  • Vendimi: 20% duhet te mbetet plazh publik

    Qeveria ka miratuar sot vendimin per sigurine ne det, plazhe dhe ujerat e brendshme. Ne vendim thuhet se, 'cdo njesi e qeverisjes vendore, qe ka ne pergjegjesi administrimi dhe qe eshte subjekt autorizimi per perdorim, te lere ne dispozicion per 'Plazh publik' 20% te territorit te pergjithshem te plazhit'.

  • Rama ironizon Bashen: Keni shpetuar boten nga ngrohja globale

    Kryeministri Rama ka reaguar ne lidhje me deklaratat e kryetarit te PD-se Lulzim Basha, se ne kohen kur ai ka qene minister i Brendshem eshte nderhyre me sukses ne Lazarat. 'Kane nderhyre me sukses ne Lazarat? Prite kur te na thone se kane shpetuar boten nga ngrohja globale! Cudi si nuk i desh kurre shumica keta', ka deklaruar Rama ne Facebook.

  • Merret ne ruajtje gjykatesi i 'Dajtit'

    Ndryshojne masat e sigurise per trupen gjyqesore qe po gjykon te pandehurin Dritan Dajti, nen akuze per vrasjen e kater policeve. Nje dite pas shantazhit nepermjet nje fotoje te njerit nga familjaret e gjyqtarit, kryesuesi i trupes gjyqesore se bashku me familjen e tij eshte marre ne mbrojtje nga reparti 'RES'.

  • Cani: Stabiliteti ekonomik mbeshtet ne tre burime

    Ministri i Financave Shkelqim Cani pohon se ekonomia shqiptare eshte e qendrueshme dhe ka tre burime kryesore te rritjes ekonomike. Shtimi i kapitalit perben burimin e pare per te cilin ministri u shpreh se sa me shume para t'i shkojne ekonomise, aq me te medha jane premisat per rritje ekonomike.

  • Pacolli: Kemi siguruar ndertimin e hekurudhes

    Zevendeskryeministri ne detyre i Kosoves, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar keto dite nje vizite ne Kazakistan. Ne viziten qe e ka bere bashke me kryeministrin e Shqiperise Edi Rama, sipas Pacollit, jane bere pune te mira. Ai ka thene se shteti i Kazakistanit eshte i gatshem qe te investoje ne disa projekte ne Shqiperi, por njerit prej ketij projekti do t’ia shohe hairin edhe Kosova.

  • Edhe 4 police te liruar nga detyra futen ne greven e urise

    Greves se urise te te shkarkuarve nga puna ne administraten publike, i jane shtuar edhe kater persona te tjere, me numrin qe ne total shkon 17. Behet fjale per kater ish-oficere te policise se shtetit dhe qe i perkasin Shoqates se oficereve te liruar nga detyra ne policine e shtetit.

  • Rama nga Haga: Po kerkojme nga Europa ate qe na takon

    Kreu i qeverise shqiptare, Edi Rama, deklaron nga Holanda se Europa sa po vjen dhe po behet e paparashikueshme, ndaj gjasat e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat, me shume se me punen e qeverise kane te bejne me vete dilemat e BE-se mbi te ardhmen e saj, ku po shtohen radhet euroskeptikeve.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama