Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ne nje moment eshte shkeputur nga pozicioni i tij dhe eshte ulur prane ish-kryeministrit, Sali Berisha per ta qetesuar.
Zedhenesi i KE-sw, Michael Mann ka deklaruar se ?eshtja e armeve kimike siriane nuk eshte vetem shqiptare, ajo eshte nje ?eshtje nderkombetare. Ai ka theksuar se lidhur me kete proces ne liste jane disa shtete, por ende nuk eshte marre asnje vendim konkret per kete ceshtje.
Ish kryeministri Berisha dhe kryetari i PD-se i bashkohet protestuesve. Basha tha 'Jemi ketu per t'i thene jo armeve kimike, jo transparences.', Ish kryeministri Berisha tha 'Ftoj te ngrihen te gjithe te rinjte ne protest te fuqishme kunder armeve kimike ne Shqiperi'. Por prezanca e tyre ne shesh zgjati pak minuta.
Presidenti, Bujar Nishani ka pritur sot ne nje takim nje perfaqesi te qytetareve qe protestojne kunder sjelljes se armeve kimike ne Shqiperi...
Top Channel raporton se e perditshmja greke 'Kathimerini' shkruan se lajmi i shkaterrimit te armeve kimike siriane ne Shqiperi ka alarmuar Qeverine greke, e cila mendon se ekziston nje rrezik mjedisor per te gjithe rajonin, sidomos nese planifikohet zhvillimi i operacionit ne jug te vendit, prane kufirit me Greqine.
Ceshtja e armeve kimike eshte ne qender te diskutimeve te seances plenare te Kuvendit. Deputeti demokrat Sali Berisha kerkoi qe ne sallen e Kuvendit te vije urgjent Kryeministri Edi Rama per te dhene llogari per kete ?eshtje te rendesishme, duke e akuzuar se ka mashtruar qytetaret shqiptare.
Qindra qytetare, ambientaliste, studente te Universitetit te Tiranes, perfaqesues te shoqerise civile dhe nxenes te shkollave te mesme te kryeqytetit kane nisur rreth ores 9.30 protesten kunder armeve kimike te Sirise.
Protestuesit jane duke njoftuar mediat gjermane per te raportuar protesten dhe zhvillimet e tjera lidhur me te. Sipas njoftimit protesta do te mbahet ne oren 16:00 para ambasades Shqipetare ne Berlin
Alia eshte nje vajze e qeshur nga Siria, e cila ka vendosur te marre pjese ne te gjitha protestat e shqiptareve kundra armeve kimike. Ajo nuk e ka aspak problem qe te pohoje se helmi sirian eshte i rrezikshem dhe u ben thirrje shqiptareve qe te ngrihen te gjithe ne kembe, per te mos lejuar importimin e armeve ne Shqiperi.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.