Teksa deputetet e Partise Demokratike pushtuan foltoren e Kuvendit, duke kerkuar me force doreheqjen e Ilir Metes nga posti i Kryetarit te Kuvendit, ky i fundit ka kerkuar te shperndaje turmen e deputeteve, duke ngritur tonin si asnjehere me pare, se tashme kishte ardhur momenti per votimin e projektligjeve.
Momentet e tensionit ne seancen e sotme parlamentare kane shoqeruar edhe batutat e ndersjellta mes deputeteve te mazhorances dhe opozites.
Nje automjet ka shperthyer me lende plasese mbremjen e djeshme ne kryeqytet, duke rikthyer serish terrorin qe filloi pas dates 10 shkurt. Nga shperthimi jane plagosur dy persona, njeri prej te cileve ka marre plage te renda ne gjymtyre dhe lengon ne Spitalin Ushtarak.
Kryeministri i vendit Edi Rama i ka bere apel Prokurorise qe te hetoje dhe zbardhe te gjithe ceshtjen 'Doshi', te cilin ai e quajti nje fars.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur jashte Parlamentit mbi debatet e nxehta dhe te tensionuara brenda salles se seancave. Berisha deklaroi se axhenda e vetme e opozites eshte doreheqja e kreut te Kuvendit Ilir Meta, ndersa ka pohuar se nuk ka ndermarre asnjehere veprime antiligjore ndaj askujt.
Partia Demokratike i shpalli sot lufte te hapur Ilir Metes, Kryetarit te Kuvendit dhe aleatit kryesor te Edi Rames ne qeveri. Prej nisjes se seances PD kerkoi me kembengulje largimin e Metes nga posti, per t'i hapur rruge hetimit per akuzat e ngritura ndaj tij si sponsorizues i nje plani per vrasjen e dy deputeteve.
Nje debat interesant u shenua gjate seances mes kryetarit te Partise Republikane, Fatmir Mediu me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Mediu deklaroi ne foltoren e Kuvendit se Meta i ka sugjeruar doreheqjen pas ngjarjes se Gerdecit, ndersa tani eshte koha qe edhe Meta te jape doreheqjen.
Menjehere me ardhjen e PD-se ne Kuvend, Partia Demokratike kerkoi doreheqjen e kryeparlamentarit Ilir Meta, lidhur me akuzat e bera nga Tom Doshi. Kreu i grupit parlamentar te PD-se, Edi Paloka kerkoi nga Meta qe t’i dorezohet organit te drejtesise, per te vertetuar qe eshte i pafajshem.
Pas rikthimit ne seancen e parlamentit, opozita nuk ka pranuar te ulet ne vendet e saj dhe po mban te bllokuar foltoren. Ish –kryeministri Berisha deklaroi se parlamenti ngjan sot me nje zone krimi.
Deputeti Tom Doshi vendosi t'i jape fund dje zerave lidhur me videon qe ai dispononte, duke publikuar pamjet e filmuara permes nje kamera amatore nga shtepia e tij.
Ne lumin e akuzave te forta publike qe deputeti i perjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi beri ndaj kryetarit te Kuvendit Ilir Meta se ka paguar per vrasjen e tij, ishte dhe ajo per ekzistencen e nje videoje.
Pas nje jave tensionesh ne seline e socialisteve, per shkak te akuzave dhe paralajmerimeve te Doshit per te bere publike fakte qe, sipas tij, do te trondisnin mazhorancen, Rama propozon largimin e deputetit te Shkodres nga grupi i PS-se.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.