Sipas inventarit paraprak, në galerinë “Guri Madhi” në Shkodër janë zhdukur 27 piktura të Vangjush Mios. Ndërkohë, të tjera vepra të piktorëve të tjerë janë pjesë e humbjes që u bë publike dy ditë më parë. Drejtori i kësaj galerie, Vladimir Topi, ka bërë dje edhe një denoncim ndaj ish-përgjegjësit të kësaj galerie, piktorit Sotiraq Xega, i cili është kujdesur vullnetarisht prej 10 vitesh për këtë galeri që nga viti 2001 deri më 2010-n. Pikturat e zhdukura janë realizuar në kohën e pavarësisë, të Luftës Nacional Çlirimtare, gjatë viteve të komunizmit. Ato janë të regjistruara në Qendrën e Inventarizimit të Pasurive Kulturore.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.