Këta dy të rinj u përkasin dy familjeve të armiqësuara që 70 vjet dhe nga kjo kohë mes tyre kanë ndodhur
dyzetepesë viktima për motive hakmarrjeje e gjakmarrjeje. Nga ky kontekst dhe Gjergji, personazhi, e di se ai do të jetë i dyzetegjashti. Ngjarja është jashtëzakonisht dramatike, po aq e ngarkuar me nuanca të fuqishme, të stilizuar e arkaike; është kjo hyrja e romanit "Prilli i thyer" (suedisht "Grymma april") nga 1980, roman ky i cili sapo u botua në suedisht. Jeta e banorëve të bjeshkëve udhëhiqet nga Kanuni, një ligj tradicional shumë i vjetër. Gjergji ka 30 ditë afat para se t‘i merret gjaku.
Në të njëjtën kohë, një çift i ri i sapomartuar udhëtojnë për muaj të mjaltit në bjeshkë. Burri është shkrimtar dhe fasionuar nga tradita arkaike që e karakterizon si të tmerrshme dhe madhështore. Dhe ai vëren ngjashmëri
nga epi historik si "Iliada". Kanuni është larg nga e keqja dhe e mira. Ndërsa në anën tjetër, gruaja e re ndien vetëm Pas 3 ditësh, Minella Borova, ish-aktor aktiv i kinemasë dhe teatrit shqiptar, do shpërfaqet me dimensionin e tij si regjisor, duke vënë në skenë një pjesë të njohur për artin skenik të vendit ku ai qëndroi si emigrant për më shumë se 10 vjet. Fjala është për komedinë "Venecia" të argjentinasit Jorge Açame. Borova
pat deklaruar muaj më parë për gazetën "Shqip", se e njihte mirë artin skenik argjentinas që barte vlera të padiskutueshme. Ai tha se njihte dhe kishte krijuar kontakte me emrat më të njohur të artit të këtij vendi të Amerikës Latine.
Ndaj dhe kishte vendosur që vijueshmërinë e karrierës së tij pas rikthimit në atdhe, t‘ia dedikonte prezantimit të artit argjentinas me atë shqiptar. Edhe në qëndrimin kundërshtim me këtë. Me ca lëvizje stilistike të fuqishme e ngjyros Kadareja tregimin e tij, ku aty periudha të ndryshme dhe ligje mund të ekzistojnë faqe
pas faqeje. Në rrugë për të paguar taksën për gjakmarrje, Gjergji e takon çiftin e sapomartuar - simboli për kohen e re - dhe gruaja nuk mund ta harronte atë burrë të ri, të zbehur me një pëlhurë të zezë rreth dorës.
Kadare ia del mban të krijojë një strategji tekstuale të thyer mes krimit dhe tensionit (ankthit) në narracionin
e tij të gjallë dhe të na bëjë të kuptojmë përmasat estetike te kanuni i një burri. Gruaja sheh më qartë. Është definimi i familjes për nder që e mban dhunën - një dhunë që askush nuk e do, po që mbahet nga një vullnet kolektiv e jopersonal. Kadare si 11-vjeçar e lexoi Makbethin e Shekspirit dhe u tërhoq nga përmasa
e artit të shtrigave dhe miteve dhe antike.
Në diktaturën komuniste lavdërohej dielli, i cili gjithmonë rrezonte mbi fusha të arta dhe të gjëra. Që të shkruash për të shkretën, për mizoren dhe të akulltën, bëhet korrelacion kundër gënjeshtrës që ushqente soc-realizmi me aq lehtësi e zbukurim.Nga ky aspekt, Kadare tregon se si njerëzit viktimizohen nga arsye historike dhe se formohen strukturalisht në këtë sens. Makinerisë vrastare nuk iu shtruan pyetje, bëhet edhe një parabolë mbi një diktaturë dhune të akullt. Gjergji ra viktimë e kanunit,, por edhe dashuria mes çiftit të sapomartuar u shua. Nuk e ka lejuar prekjen e ajrit të gojës së kanunit. Këtu e kupton ironinë mizore të historisë dhe hijen nga Makbethi i Shekspirit. Ismail Kadare jeton në eksil që nga 1990-a, në Paris. Koha e tij në Shqipëri gjatë diktaturës hoxhiane ishte e balancuar.
"Prilli i thyer" është një roman mjeshtëror, me mundësi të hapjes që mund të shpartallojë një situatë e vdekur
fatale, aty ku një shikim femëror dhe një frymë e butë mundësisht mund të shkrijë ngricën dhe akullin e një të keqeje.
Fakti që kjo temë nuk e la autorin rehat, u tregua me botimin e romanit me ngjashmëri të titullit "Lulet e ftohta të marsit", që po ashtu trajton rikthimin e kanunit në shoqërinë postkomuniste, tash në një hutim, formë individuale. Ky romani i fundit është më i shpërndarë se i pari.
Përkthimi i Dagmar Olsson ( nga frëngjishtja në suedisht) është i bukur dhe me përplot emocione të tendosura. Te titulli frëng "Avril brisé" dhe ai anglisht "Broken april", përshkruhet me një metaforikë më të qartë jeta e pafat e Gjergjit sesa titulli "Grymma april". Megjithatë, kjo aspak nuk e pengon që romani të mos jetë mjeshtëror, që të zgjon kujtimet larg mbi fatin dhe historinë e Shqipërisë.
Mare nga : Gazeta Shqip