Ndersa Bleona Qereti shfryn ne lodhjen e saj, gjeja e pare qe te vjen ne mendje, e qe mund te te shpjegoje kete lodhje, eshte dasma e shumeperfolur qe do te behej ne muajin korrik. Por ajo ta permbys shpejt kete mendim, duke treguar gjithe punet qe ka bere keto dite, te cilat vetem me dasmen qe nuk kishin asnje lidhje. Ne vend te pergatitjeve te ceremonise se madhe ajo te tregon pergatitjet per albumin e saj te ri qe do te hedhe se shpejti ne treg. Te tregon gjithe entuziazem per takimin me kengetarin e madh grek Triandafilos, per variantin e ri te kenges "Monahos" dhe per klipin qe do te realizojne se bashku ne Rodos. Te tregon gjithe planin qe ka ngritur per te bere zhurmen e saj te radhes. E te pohon me bindje se vetem kur te kene mbaruar te gjitha keto, do te mund te jete e qete per te organizuar ceremonine e dasmes se saj te madhe me Gani Bardhen. Duket se kohen e kane percaktuar tashme: ne vjeshte. E deri atehere Bleona ka gjithe kohen per te realizuar gjithcka ka planifikuar tashme ne axhenden e saj.
Puna duket se sapo ka filluar...
Po. Sapo jam kthyer nga Greqia, ku ndryshe nga heret e tjera nuk vajta per ndonje koncert, por per nje projekt shume te rendesishem se kaq. Isha ne studion e nje prej kompozitoreve me te njohur grek, Kostandinit, per te realizuar nje variant te ri te kenges se famshme "Monahos", me kengetarin e madh grek Triandafilos. Ky ishte qellimi i ketij udhetimi, pa menduar dot se ne ate studio do te ndodhte dicka edhe me e bukur se kaq.
Cfare?
Pasi mbaruam se regjistruari kengen "Monahos", Kostandini me dha dhe dy kenge te reja, per albumin tim te ri, qe do ta dale se shpejti ne treg.
Si u gjende ne studion e ketij kompozitori?
Nepermjet kengetarit te njohur grek Triandafilos, te cilin jam e bindur qe e njohin te gjithe shqiptaret.
Po Triandafilosin si e gjete? Si u njohe me te?
Si gjithmone gjerat e bukura tek une vijne krejt rastesisht, ama kur vijne une nuk i le te me ikin ashtu kot (qesh). Fati e ka dashur qe te gjendem shpeshhere ne vendin dhe ne kohen e duhur. Mesa duket keshtu ndodhi edhe kete here. Me qelloi te udhetoja per ne Krete ne nje avion, te ulur fare prane njeri- tjetrit me Triandafilosin. Sigurisht qe nuk e njoha dot me te pare dhe ne fillim nuk tregova aspak interes per te. Por kur nisi te me tregonte se ishte kengetar, nuk mund te rrija me indiferente. Aq me shume kur me tha se quhej Triandafilos. Nisa t'i tregoj dhe une kush isha dhe cfare kisha bere ne gjithe keto kohe dhe ai nuk vonoi te me bente nje propozim fantastik.
Qe ishte?
Te realizonim se bashku kengen aq shume te njohur "Monahos".
Dhe ti sigurisht qe do te pranoje menjehere, apo jo?
Dhe e ve ne dyshim? Nuk kisha rrugezgjidhje tjeter (qesh).
Me pas si do te vazhdonte kjo histori?
Duke qene se destinacioni i udhetimit tone ishte Kreta, patem kohe te flisnin me gjate nga c'zgjaste fluturimi me avion. Ai ishte i ftuar ne nje emision te televizionit te Kretes, ku me ftoi te merrja pjese dhe une. Me krijoi hapesiren te kendoja tre kenge ne anglisht ne minutazhin qe i perkiste atij ne ate emision.
Pastaj?
Nje jave me pas une do te shkoja ne Selanik per nje koncert tjeter dhe e lame qe pas atij koncerti te shkoja ne Athine per ta takuar serish ne studion muzikore, per te biseduar me konkretisht per kete bashkepunim.
Dhe perfundimi i ketyre bisedimeve...
Ishte shume pozitiv. Ja, sapo kam perfunduar regjistrimin e "Monahos" ndersa ne fund te korrikut do te jem ne Rodos per te realizuar se bashku me Triandafilos edhe klipin e kesaj kenge.
Kur do te mund ta shohim kete klip?
Besoj ne shtator do te shikoni jo vetem kete klip por dhe dy te tjere, nga albumi im i ri e qe do te realizohen ne bashkepunim me Etno Engjejt dhe Makiato Band ne Kosove. Ndersa i pari do te realizohet ne Greqi, i dyti do te behet ne Maqedoni. Per te tretin nuk kam vendosur ende.
Kjo do te thote qe edhe albumi do te hidhet ne treg ne fillimin e vjeshtes, pra ne shtator?
Po. Do te jene rreth dymbedhjete kenge te reja, qe do te hidhen ne treg me kete album, ku vec dy kengeve qe mora ne studion e komopozitorit grek Kostandin, do jene dhe kenge te Darko Dimitrov, Evis Presheves, Virusit e Edi Balilit. Jam e bindur se keto kenge te realizuara mbi tekstet e Jorgo Papingjit e Armand Trebickes do te hyjne mire e do te qendrojne gjate ne treg. Po synoj shume qe ky album te shenoje ne shenje. Ky eshte misioni im i radhes, te cilin po perpiqem fort ta realizoj me shume sukses. Ndryshe nga gjithe heret e tjera per kete album jam lodhur vertet shume. Kam dashur ta kem vete nen mbikeqyrje gjithcka, tekstet, muziken...
Pse gjithe kjo perkujdesje kete here?
Ndoshta sepse kete e mendoj albumin tim te fundit ne shqip. Nese do te kete nje album me shume, ai do te jete vetem me kenge anglisht. Por kjo do kohe qe te ndodhe.
Ndersa albumi qe ke ne duar nuk do dhe aq shume kohe per te perfunduar. Kjo do te thote qe vera do te vazhdoje te jete shume e ngarkuar per ty, apo jo?
Po. Jane, sic e thashe dhe pak me pare, tre klipe per t'u realizuar ne te njejten kohe e disa kenge qe duhen perfunduar.
Ne gjithe keto dite ishte perfolur shume se kjo do te ishte vera e dasmes se madhe te Bleona Qeretit dhe Gani Bardhes. Kane qene vertet fjale ne ere apo ishte menduar me te vertete nje ceremoni ne korrik?
Nuk kane qene fjale ne ere. Ceremonia e dasmes ne fakt ishte planifikuar te behej kete vere. Daten nuk e kishim ndare, por besonim se do te ishte nje prej diteve te korrikut.
Gje qe mesa duket nuk do te ndodhe...
Jo. Dasma jone eshte shtyre per ne vjeshte, pasi te kem perfunduar te gjitha keto pune qe kam neper duar.
Keto projekte u bene shkak per shtyrjen e dasmes?
Po, sepse jane projekte shume te rendesishme per mua. Duke qene se une ceremonine e dasmes e lidh me femijen, mendova se do te ishte shume me mire qe te mbyllja te gjitha punet, qe pas dasmes te ndjehesha e qete dhe e lire per t'iu kushtuar vetem familjes sime. Une nuk kam ndonje ngut per kete ceremoni, qe bashke me Ganin mendojme ta bejme thjesht per qejf per te mbledhur miqte dhe te afermit tane, ndersa celebrimin e kemi bere qe ne tetorin e 2006-es, ne Detroit. Ndaj jam e bindur se duke i shtyre gjerat ne menyre qe gjithcka te shkoje ne vendin e duhur, po bej pikerisht ate qe duhet.
Pak me pare the se e kishit planifikuar dasmen per ne korrik. A i kishit bere nderkaq gjithcka gati?
Po. Ne kete moment qe po flasim gjithcka eshte gati, kater fustanet qe zgjodha tek "Mariage", sandalet Swarovski... Kaq. Nuk po tregoj me shume. E rendesishme eshte qe kjo dasme, kurdo qe te behet, do behet ne Tirane e se do jete nje feste tradicionale shqiptare.
Me shume se nje here
Ne veren e dy viteve me pare, Bleona do te rrefente pak a shume nje histori te tille: se fati e kishte ndihmuar te ishte ne kohen dhe vendin e duhur. Nese kete vit ky fat i mbare e hodhi direkt e ne studion e kompozitorit te njohur grek Kostandini, dy vjet me pare do te gjendej ne studion muzikore te Eric Morgeson ne Amerike.
Krejt rastesisht ne nje feste private ne Palm Springs, qe organizohej nga familja e te dashurit te saj (ne ato kohe), sot bashkeshorti i saj Gani Bardhes. Ne kete feste do te qellonte te ishte i ftuar dhe Itzy Liberman, qe do ta ndihmonte kengetaren shqiptare te gjente agjentin e duhur, qe po kerkonte ne ato kohe me qellim per te hyre ne tregun muzikor amerikan. Biznesmeni Liberman ishte personi i duhur, te cilin ajo vete nuk do ta kishte konsideruar dhe aq nese Gani nuk do t'i kishte dhene menjehere sinjalin, se ky ishte momenti me i mire per te. Ashtu do t'i rezultonte pak dite me pas dhe asaj vete. Nje jave me pas, telefoni ne shtepine e Ganit do te tringellinte per Bleonen. Keshtu ajo do te gjendej ne nje takim me agjentin e njohur Michael Novak, e me pas ne studion e Eric Morgeson, ku do te regjistronte disa kenge ne anglisht e nga ku do te lidhej me Henry Fox Agency, per te marre te drejten e nje kenge te kompozuar nga Kiki Santander (qe kompozon kenget e Riki Martinit). Keshtu, Bleona do te rishfaqej ne tregun muzikor me "Boom Boom", klipin e se ciles do ta realizonte gjithashtu ne Amerike, me kompanine "Caos film production". Duke shkaktuar zhurmen e saj te radhes ne Shqiperi. Duket se keshtu do te ndodhe edhe kete vere, me kengen dhe klipin qe vjen kete here nga Greqia.
Marre nga : Koha Jone