Pesëdhjetë vitet e fundit, treguesi i sëmundjeve alergjike ka pasur një rritje dramatike. Sot llogaritet që vuan nga ky shqetësim 20 deri në 30 për qind e popullsisë së vendeve të industrializuara. Format alergjike më të përhapura janë: ekzema atopike, riniti alergjik, astma alergjike. Kohët e fundit është rritur ndjeshëm edhe numri i alergjive ushqimore. Sëmundjet alergjike kanë një etiologji shumëfaktoriale, pra me fjalë të tjera janë shtuar nga faktorë që mund t’i shkaktojnë. Një nga këto shkaqe është prirja gjenetike, por e vetme kjo prirje nuk mund të nxisë një fenomen alergjik.
Duhet që personi të jetë i ekspozuar ndaj alergjenëve ambientalë dhe në këto dhjetë vitet e fundit natyra është pasuruar me alergjenë: ne mendojmë për ndotjen e mjedisit, ngrohjen globale, ushqimet gjithnjë e më të rafinuara etj. Së fundmi, shkaku që pretendohet se është më i rëndësishmi për zhvillimin e një alergjie, është modifikimi i ekuilibrit të sistemit imunitar. Me këtë duam të themi se te personat alergjikë sistemi imunitar është “çmendur”, pra është zhvilluar më shumë njëra pjesë se tjetra dhe për fat të keq pjesa që ka mbetur e pazhvilluar është pikërisht ajo që prodhon antitrupat “IgE”, përgjegjëse të ndjeshmërisë dhe të shfaqjes së mëvonshme të alergjisë. Për ta kuptuar më thellë sëmundjen, pyetja që duhet të shtrojmë është pikërisht kjo: përse këta persona kanë më të zhvilluar këtë pjesë të sistemit imunitar? Sot flitet për hipoteza higjienike. Shumë të dhëna eksperimentale tregojnë se gjatë fëmijërisë nuk kemi kontakt të mjaftueshëm me viruset dhe bakteret, kështu që është e pamundur të zhvillojmë ndonjë lloj alergjie, ose si të thuash, pjesa e mirë e sistemit imunitar të bëjë të kundërtën, të zhvillojë më shumë pjesën tjetër, atë që prodhon antitrupat “IgE”.
“Rreth 10 për qind e individëve, që frekuentojnë dermatologun, shkojnë për shkak të shqetësimeve që u shfaqen kur përdorin agjentë alergjikë për lëkurën, të cilët variojnë sipas ndjeshmërisë së lëkurës. Pjalmi i luleve, papastërtitë, tymi, ndotja apo grimcat e pluhurave në shtëpi mund të jenë shkaktarë seriozë për alergjinë. Alergjikë mund të jemi ndaj lagështirës, ambienteve tepër të pastra, por edhe nga pjalmi i luleve”, thotë profesori. “Që nga momenti i kontaktit të parë me substancën që shkakton alergji, janë të nevojshme rreth 15 deri në 20 ditë që lëkura të stabilizohet”. Si t‘ia bëjmë për të ditur nga se jemi alergjikë? Fillimisht lexoni disa nga elementet që janë më të predispozuara për të shkaktuar alergji për lëkurën dhe më pas bëni një test për të parë se në çfarë shkalle është ndjeshmëria e lëkurës suaj. Kur të mësoni se cilët janë shkaktarët, nuk iu mbetet tjetër veçse të shmangni elementet ndaj të cilave lëkura juaj ka ndjeshmëri të lartë. “Nëse keni kruajtje dhe skuqje të mëdha, përdorni barna me bazë kortizoni dhe antihistaminik me përdorim gojor”, këshillon profesori.
Por si mund të ndërhyhet nga pikëpamja farmakologjike? Sot terapia farmakologjike është tepër e domosdoshme, sidomos kur bëhet fjalë për format akute dhe hiperakute të sëmundjes. Megjithatë nuk janë zbuluar ende terapi që e zgjidhin në thelb problemin. Një hap përpara në këtë drejtim është bërë me përdorimin e të ashtuquajturave “vaksina antialergjike”, të cilat janë në gjendje të rrisin imunitetin e një personi kundrejt alergjenëve të caktuar. Një mundësi tjetër që nuk duhet nënvlerësuar në trajtim është përdorimi i barnave homeopatike. Homeopatia kuron jo vetëm të sëmurin, por edhe sëmundjen, pra përpiqet të korrigjojë atë defekt organik, i shkaktuar pjesërisht nga ambienti që e ka bërë sistemin imunitar të një individi të jetë i çekuilibruar dhe për pasojë të përgjigjet në mënyrë anormale kundrejt substancave normalisht të pazakonta.
Sot është bërë i mundur një bar që quhet “Engystol” (një ose dy tableta në ditë nga 60 deri 90 ditë), i cili me kalimin e kohës kryen rolin e riekuilibrimit të baraspeshës imunitare. Në homeopati për të rritur tolerancën përdoren “vaksina antialergjike”. Efikasitet të madh ka treguar edhe një kombinim i veçantë i disa lloj psalmesh me alergjenë të tjerë të holluar mirë, i quajtur “Allergy Plex” (20 pika 2 herë në ditë nga 60 deri 90 ditë). Siç jemi mësuar t’i shohim zakonisht, personat që vuajnë nga alergjia shfaqin një shkallë të lartë të intoksikimit dhe kjo është arsyeja që u këshillohet gjithmonë një produkt me tharje të thellë që quhet “Galium Heel” (20 pika dy herë në ditë për 90 ditë).