|
ATDHEU TURIST Kamarda ishte këtu Pantallonat e shkurtra Aparatin fotografik nuk e shqiste dore Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve Plakë prej shëndeti dhe qershori Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës =C7farë drithërash Kamarda, plot Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës Nuk e lëshon aparatin, emri i markës Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë Të pisët lypin çamçakiza e qindarka Të pisët, të shprishur gjaku Plaka shtrëngon Qemerin e kishës, që sapo doli Ata shkruajnë se ishin aty Të dy çift pleqsh Kamarda kthehu në katund. Aparati fotografik, aparati fotografik Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë Kisha ku u martua Kastrioti Ishe aty Kamarda Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e pluhur Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |