POPULLIT TIM
Deshta, shum kam dasht-dishrue
që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun
të ngrej fuqitë prej gjumit...
Këndova (dhe kur mishte ndalue)
se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.
Këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,
nagimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,
mbi forc të bashkimit mbarë:
mbi vrullin tand të mëshehun
-unë, biri yt dhe-poeti.
Po! Nerrsinën e shtypjes së randë sa shkambi,
ndëgjova thirrjet që të bana me dal ndritë-
pse për liri-me tjerë
ke dhanë dhe ti
djers e gjak si etnit.
Kam dhanë, i dashtun...Dhe sot, në liri-
kur thembra e gjaksorit sna shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na
pri
-unë, biri yt besnik dhe-poeti.
|