|
NETE SHKURTI Të shtëna Nata shpohet e pikon U mbush qyteti me ujë prej macesh Të shtëna, të shtëna Rrëzohet gjumi përmbi nënat Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit Valiumi Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta Të shtëna të shtëna Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda Me këmbë të mitura ushtarësh brenda |
Faqe në rrjetin tonë: |
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara. Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa |