Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 

Poezi nga:

Lasgush Poradeci

Naim Frasheri

Andon Z. Cajupi

Migjeni

Fan S. Noli

Ismail Kadare

Dritëro Agolli

Mimoza Ahmeti

Xhevahir Spahiu

Bardhyl London

Ervin Hatibi

Fatos Arapi

Bilal Xhaferri

Ali Podrimja

Jorgo Bllaci

Arshi Pipa

Esat Mekuli

Zhuliana Jorganxhi

Petro Marko

Abdullah Konushevci

Leom

 

 

 

 

Zhuliana Jorganxhi

Lindi ne qytetin e Korçes me 1946, ne nje familje me tradita muzikore. Eshte nje nga kater femijet e kengetarit veteran "Artistit te Merituar" Gaqo Jorganxhi, qe per 65 vjet kendoi pa rreshtur si solist dhe ne grupin e mirenjohur te kengeve karakteristike korçare "LIRA".
Mesimet e para dhe ato te mesme i mbaroi ne qytetin e lindjes me 1964. Me vone ndoqi studimet e larta ne Universitetin e Tiranes ,ne fakultetin Histori-Filologji dhe krahas tij ndoqi prane Fakultetit te Shkencave Juridike, kursin dyvjeçar te gazetarise, duke u diplomuar njekohesisht si mesuese e gjuhes dhe letersise shqipe per shkollen e mesme dhe si gazetare.
Me njehere mbas mbarimit te studimeve ka punuar per gjashte vjet si gazetare ne revisten "Shqiptarja e Re" dhe nga viti 1975 si redaktore letrare dhe poete e kenges ne redaksine e krijimtarise dhe inçizimeve muzikore prane Radiotelevizionit shqiptar.
Aktivitetin e saj letrar e ka filluar ne moshe te njome dhe qe prej moshes 17 vjeçare, poezite e saj shohin driten e botimit ne gazeta dhe revista si "Drita", "Zeri i Rinise", "Nentori" dhe "Les lettres albanaise" etj.
Ka botuar libra me poezi si "Net provimesh"(1969), "Rritje"(1971) ,"Lule ne pemen e lirise" (1982) dhe vellimin me tregime per femije "Femijet e teto Nastes"(1975).
Ka marre pjese ne konkurse letrare kombetare dhe ka fituar dy here çmimin e dyte dhe te trete per poemat e saj.
Por, aktivitetin e saj me te madh, krahas poezise dhe tregimit, e ka zhvilluar mbas vitit 1974 ne gjinine e tekstit poetik te kenges.
Eshte autore e qindra teksteve poetike neper festivalet e kenges ne Rtvsh dhe rrethet e Shqiperise, ne anketat dhe koncertet e Rtvsh si ai "Kur vjen pranvera", "Kenget e stines", dekadat e Majit dhe ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe rrethe te ndryshme te Shqiperise.
Eshte fituese e gjashte çmimeve te para dhe shume te tjera.
Poezite e saj jane botuar ne Greqi, Rumani,Hollande,Kosove,Slloveni dhe Japoni.
Ne vitin 1996 iu dha Disku i Arte i Festivalit, kurse per 40 vjetorin e Festivalit te kenges ne Rtvsh me 2001, ju dha CMIMI I KARRIERES.
Nder tekstet poetike te kenges mund te permendim: "Jon", "Se kenduam Let it bi", "Jeto dhe jeten time","Bashkemoshataret", "Ne duart e nenes", "Jemi emri i vet jetes", "Kthehu per vete, per mua!" , "Ne, bijte e lirise" ( me kete te fundit, ne dhjetor te ' 90-tes, hapeshin dhe mbylleshin manifestimet e studenteve ne sheshin, sot te quajtur "Demokracia").
Sot Zhuliana Jorganxhi jeton jashte Atdheut ne qytetin e Triestes te Italise, por asnje çast nuk ka nderprere lidhjet e saj artistike me vendin e saj.Ajo ka marre pjese me tekstet e saj poetike ne Festivalin e kenges triestine , si dhe bashkepunon me kompozitoret dhe kengetaret e vendit te saj neper festivale dhe per albumet e tyre muzikore.


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa