Opozita shqiptare i ka dhënë tashmë tiparin kësaj fushate zgjedhjesh lokale në 8 Maj: ato do të jenë një referendum për qeverisjen Berisha. Kjo ishte e pritshme, ishte më e mundshmja dhe për pasojë diçka e zakonshme. Dhe meqenëse politika që të avancojë, të krijojë një gjendje të re kërkon shkëputje, kërkon atë që quhet akt.
Me kandidimin për herë të katërt të kryetarit të opozitës dhe kryebashkiakut Edi Rama në këto zgjedhje, opozita është në kushtet e inercisë politike. Pa akt, pa një zgjidhje të ngërçit themelor për karrierën dhe fatin të vet politik, që është tashmë mbivendosja kryetar bashkie - kryetar opozite, Edi Rama i propozon qytetarëve të Tiranës dhe në përgjithësi shoqërisë shqiptare një premierë të përsëritur politike, e cila nuk është e thënë të ketë të njëjtat rezultate edhe pse është e njëjta premierë.
Kjo situatë e tipit asgjë e re nga fronti i opozitës, ku do të kemi po Edi Ramën në një fushatë kundër Sali Berishës (edhe pse zgjedhësit janë ftuar për të zgjedhur ata që do administrojnë Tiranën dhe qytetet e fshatrat e vendit), do të kemi po atë retorikë, që nuk ka as vendin, as kohën për “t’i dhënë fund regjimit të Saliut” e që lë situatën politike të bllokuar dhe në gjendje vendnumëro.
Me rikandidimin për herë të katërt të Ramës për Bashkinë e Tiranës, opozita shqiptare vijon t’i lërë të pazgjidhura çështjet që shtrohen për të, pikëpyetjet që shtrohen për të, duke vijuar, si dhe pas 28 qershorit, që dilemat që duhet t’i zgjidhë vetë, ia hedh për t’i zgjidhur shoqërisë shqiptare dhe elektoratit shqiptar. Reforma e opozitës, arsyeja e vetme pse opozita nuk është në pushtet, shtyhet kështu për një afat tjetër, përderisa asnjë nga rrethanat për të cilat opozita është në këtë gjendje nuk po ndryshon: duke filluar nga kryesorja, mbivendosja kre opozite/ kre i bashkisë së Tiranës.
Duke rikandiduar për herë të katërt për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama e privon opozitën nga të paturit e një kryetari me kohë të plotë; me impenjim të plotë për t’i dhënë shqiptarëve alternativën qeverisëse në raport me qeverisjen aktuale.
Duke rikandiduar për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama e privon opozitën nga superioriteti moral që i takon çdo opozite natyrshëm në raport me pushtetin, çka është një kusht bazë për të ta avancuar standardin moral të një shoqërie demokratike. E shkëputur nga interesat e pushtetit, çdo opozitë i ka duart e lira t’i propozojë shoqërisë një standard tjetër, një alternativë reale qeverisëse për nesër. I ka duart e lira të testojë idetë, njerëzit, alternativat pa implikimin e interesave të atyre që i qëndrojnë afër pushtetit lokal; ajo që njihet ndryshe si “klientela”.
Duke rikandiduar për Bashkinë e Tiranës për herë të katërt, Edi Rama edhe një herë i mbivendos zgjedhjet lokale me ato politike, duke e lënë qytetarin e kryeqytetit dhe atë shqiptar pa një radhë punësh për së mbari. Kështu, në vend që ta përshpejtojë zgjidhjen e dilemës që propozon Rama për të larguar Berishën, në fakt e shtyn për një kohë tjetër edhe më të largët sesa koha reale.
Ky referendum politik që Rama propozon në vend të zgjedhjeve lokale nuk është gjë tjetër veçse një formë e së njëjtës dilemë ku Rama është përpjekur ta futë shoqërinë shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar pas 28 qershorit 2009, si seria e protestave në bulevard, greva e urisë apo 21 Janari. Nëse në interesin e shumicës së publikut shqiptar do të kishte qenë zgjidhja e kësaj dileme më parë, ajo do të kishte marrë një rrugë.
Mesazhi që ka dhënë në përgjithësi opinioni publik dhe shoqëria shqiptare bashkë me faktorin ndërkombëtar këta dy vjet ka qenë diçka tjetër: interesi i përgjithshëm publik kërkon gjërat në vendin e vet, në kohën e vet. Në këtë kuptim, kësaj radhe, duke filluar nga Tirana, publiku kërkon një palë zgjedhje normale lokale, me axhendën që zgjedhjet lokale nënkuptojnë. Referendumi politik që Rama propozon, në radhë të parë kërkon që kundërshtari të bëjë gjënë më normale që duhet të bëjë në favor të interesit publik: të bëjë më 8 Maj një zgjedhje lokale për administrimin e bashkësive lokale, qyteteve dhe komunave tona.