Politika shqiptare duhet t’i jetë shumë mirënjohëse biznesit të vendit të saj. Kjo, për faktin e thjeshtë, sepse janë kontribuuesit më të mëdhenj të ekonomisë. Vetëm rritja e biznesit i bën më të përballueshme sfidat e çdo qeverie, siç janë ulja e papunësisë dhe varfërisë.
Politika ka detyrime ndaj biznesit, ata paguajnë shpesh kostot e dështimit politik të vendit të tyre. Në këtë detyrim mirënjohës, politika duhet të ndërmarrë çdo reformë, e cila ul rreziqet e të bërit biznes, redukton dhe thjeshton çdo procedurë të hapjes, zhvillimit dhe mbylljes së biznesit. Këto reforma janë të matshme, ndaj BB dhe BERZH publikojnë raportet e tyre ku maten treguesit kryesorë të ambientit të biznesit.
Njëkohësisht, biznesi ka përfitime nga dalja nga kriza e politikës së vendit të tij, nga mirëqeverisja e vendit, kjo sepse rritet optimizmi për të ardhmen, rritet konsumi dhe investimi, rritet kërkesa në ekonomi, rritet novacioni dhe konkurrenca, ekonomia rritet me ritme të larta, biznesit i rriten mundësitë për fitime të qëndrueshme.
Biznesi vetë ka përfitime të qarta nga reduktimi i çdo risku për kriza politike, ku presioni për politika populiste rritet sa herë kërkohen apo imponohen projektligje, të cilat e rrisin riskun për mosmarrëveshje, mosbashkëpunim apo rritje agresiviteti politik midis forcave politike.
Ndaj mundësia për një amnisti fiskale nuk duhet të keqpërdoret dhe aq më pak nuk duhet t’u shtohet rasteve që e ushqejnë një ambient të tensionuar politik me akuza të ndërsjella.
Qeveria nuk duhet të bëjë biznes elektoral me amnistinë fiskale, duke tentuar të blejë mbështetje elektorale me premtimet për falje gjobash dhe amnisti fiskale.
Njëkohësisht, edhe pjesë të caktuara të biznesit, nuk duhet të bëjnë politikë elektorale duke vlerësuar premtime të tilla abuzive në prag fushate, apo duke akuzuar forcat politike që kërkojnë reforma më të qarta dhe më produktive.
Risku më i madh i amnistive fiskale në prag të fushatave elektorale, është risku politik, krijimi i precedentit se në çdo prag fushate elektorale biznesi do të imponojë ligje të cilat do të rrisin populizmin në qeverisjen e vendit. Politikanët do të dorëzohen përballë instinktit të pushtetit. Për përfitimin e mandateve të tyre politike, ata do të ndërmarrin politika që dëmtojnë zhvillimin afatgjatë të vendit, kostot e të cilave do t’i paguajë edhe vetë biznesi.
Me politikat populiste duket sikur të dyja palët fitojnë, duket si një opsion win-win. Politikanët fitojnë karriget e pushtetit, disa biznese apo grupime sociale fitojnë ligje që “përputhen” me interesat e tyre.
Kjo duket shumë mirë në realitetin e shumë vendeve të tjera. Asnjë nga vendet që ka aplikuar amnistinë fiskale nuk ka arritur përfitimet që ka shpresuar. Ato në shumë raste janë përkeqësuar. Ndoshta vendi që e aplikon më shpesh amnistinë fiskale është Italia, por shëndeti i ekonomisë dhe financave të saj publike vazhdon të përkeqësohet.
Risku më i madh i një amnistie fiskale, për më tepër në prag të fushatave, është krijimi i kulturës së mospagimit të taksave, fenomeni i sigurisë së plotë që amnistia do të përsëritet, është fenomeni i njohur me emrin “hazard moral”.
Biznesi e njeh vesin e keq të politikanëve, që për karrige ata mund të bëjnë gjithçka, ndaj presioni për përsëritje të amnistisë fiskale do të rritet dhe mund të kthehet në fenomen të përhershëm. Kjo rrit riskun që shkalla e mospagimit të detyrimeve të rritet.
Qeveria kundërargumenton, duke thënë se menjëherë pas amnistisë do të rriten masat represive, pikërisht kjo do të ushqejë riskun e rritur të amnistive të përhershme.
Rritja e represivitetit të qeverisë ndaj biznesit u duk në rritjen e ndjeshme të gjobave dhe penaliteteve, marrja abuzive e tyre ndaj biznesit rriti krizën e likuiditetit, vështirësoi biznesin, rriti informalitetin. Amnistia fiskale nuk është dhe nuk duhet të trajtohet si një formulë magjike për formalizimin e ekonomisë sonë.
Asnjë vend nuk i ka arritur shifrat e premtuara kur ka argumentuar domosdoshmërinë dhe dobishmërinë e amnistisë fiskale. Ato kanë qenë disa herë më të vogla dhe të papërfillshme për të ndihmuar ekonominë e tyre, ndoshta kanë qenë të konsiderueshme për përfitues të veçantë.
Nuk ka asnjë emergjencë për amnistinë fiskale, sipas qeverisë vendi ka rritjen më të lartë në Europë. Vendi ka burime kredie të larta, por dhënie kredie në nivele të ulëta dhe bankat nuk japin kredi jo se nuk kanë garanci hipotekore, por sepse është rritur rreziku për dështim.
Në kushtet kur amnistia nuk është një formulë magjike, kur nuk ka emergjencë për aplikimin e saj, atëherë rritet risku që arsyeja e vetme për këtë amnisti është keqpërdorimi i saj për biznes elektoral. Çdo argument tjetër i qeverisë është profesionalisht i pabazuar dhe dukshëm i motivuar politikisht nga përfitimet afatshkurtra elektorale.
Formalizimi i ekonomisë sonë duhet të bazohet në një strategji kombëtare, e cila të integrojë tërësinë e politikave ekonomike e fiskale që e bëjnë këtë proces një trend të përhershëm të ekonomisë sonë.
Qartësimi i reformave konkrete dhe i hapave konkretë ku mund të përfshihet edhe amnistia fiskale, duhet të bëhet nga ekspertë vendas dhe të huaj, të konsultohet me institucionet ndërkombëtare, me të cilat bashkëpunojmë si FMN, BB dhe BE, duhet të konsultohet me biznesin vendas dhe të huaj që vepron në ekonominë shqiptare.
Kjo do të kërkojë më shumë profesionalizëm, më pak keqpërdorim politik dhe më shumë përgjegjshmëri në implementimin e reformave që normalizojnë ekonominë tonë.
Qeveria ka disa mundësi konkrete për të vepruar menjëherë, disa prej të cilave mund të jenë:
- Ngritja e aplikimit të penaliteteve për një periudhë të caktuar kohore;
- Ngritja e arkëtimit të gjobave deri në përfundimin e procesit gjyqësor;
- Heqja e detyrimit për të paguar gjobat që janë në proces gjyqësor dhe zëvendësimi i tyre me garanci hipotekore duke i lehtësuar biznesit krizën e likuiditeteve. Kur gjykata vendos në favor të qeverisë, biznesi e paguan gjobën, penalitetet dhe interesat për periudhën e papaguar, me interesin e bonove të thesarit, pra me koston me të cilën qeveria ka financuar ekonominë;
- Riskedulimi i kredive të këqija të biznesit dhe konsumatorëve;
- Ngrirja për 1-3 vjet e falimentimit, sidomos të kredimarrësve të vegjël kryesisht për shtëpi banimi dhe kredi konsumatore. Kjo kërkon bashkëpunim dhe koordinim me Bankën Qendrore.
Pra, strategjia e formalizimit të ekonomisë shqiptare duhet të bazohet tek opsioni i lehtësimit të tyre dhe jo tek amnistitë paraelektorale dhe represioni i rritur menjëherë pas tyre me pretendimin se do të ndalet informaliteti.
Nëse qeveria ka si argument kryesor të reduktimit të riskut të ripërsëritjes së amnistive fiskale, rritjen e represionit ndaj biznesit, dështimi do të jetë i sigurt, represioni i qeverisë për të paguar taksat dhe për të dalë nga informaliteti do të rrisë represionin e biznesit ndaj politikës për amnistinë dhe dështimin e radhës.