Prej 25 korrikut në Kosovë vazhdojnë polemikat në lidhje me procesin politik të nisur me të ashtuquajturat masa të reciprocitetit ndaj Serbisë. Nuk dihet ende se ç’kahje do të marrin këto polemika pas ngjarjeve të djeshme në kufijtë veriorë të saj, kur bashkësia serbe e Veriut është përplasur me armë me KFOR-in dhe EULEX-in. Siç shihet, ky proces është bujar me të gjithë shkruesit e rinj dhe ka akoma mjaft lëndë, ngjarje, pasoja për t’u analizuar prej tyre.
Me këtë logjikë po përfshihem dhe unë në këto polemika. Po prirem jo për konformizëm që t’u jap të drejtë të gjithë pjesëmarrësve në polemikë. Pra duhet t’u jap të drejtë qoftë atyre që mendojnë se Kosova humbi nëpërmjet këtij procesi, qoftë dhe atyre që thonë se fitoi. Në fund të fundit, prej një akti politik nuk mund të priten vetëm pasoja pozitive, por dhe negative. Pra, po u jap të drejtë qoftë atyre që e shohin reciprocitetin si shkëmbim të vulave kosovare me qindra maunet serbe që po hynë plot padurim në tregun e Kosovës, qoftë atyre që e shohin problemin pak më gjerë, në një optikë ndërkombëtare. Janë plotësisht të drejta, madje të vyeshme edhe kritikat e brendshme në Kosovë për të ashtuquajturën luhatje të qeverisë, apo mungesës së planifikimit, të vendosmërisë së saj në përballjen e problemeve në Veri të vendit etj. Në rastin më të keq, këto kritika e forcojnë pozicionin ndërkombëtar të qeverisë, e cila mund ta shesë kështu më mirë moderacionin e vet te partnerët e huaj. Pra ky është roli pozitiv i opozitës në një vend i cili po forcon statusin e saj ndërkombëtar: qeveria u thotë partnerëve, se unë jam alternativa e moderuar e një opozite ekstremiste.
Megjithatë, ka dhe të tjera kënde shikimi të këtij procesi. Analiza më e plotë e atij procesi duhet të përftohej pikërisht nga një shikim i integruar i tij, nga plani i brendshëm me atë ndërkombëtar.
Analizë ndërkombëtare e procesit të reciprocitetit
Dhe prej këtij këndvështrimi, ne duhet me patjetër t‘u referohemi dhe vëzhguesve të huaj. Ata, ndryshe nga ne, nuk kanë interesa lokalë. Për më shumë, kur janë vëzhgues autoritarë që i ndjekin zhvillimet e rajonit prej shumë vitesh, ata duhet të merren seriozisht. Njëri prej tyre, Tim Judah, e titullonte shkrimin e vet të fundit në “The Economist”, “Serbëve po u merret fryma”. Po mundohem, në analizën e mëposhtme, të riinterpretoj disa prej përfundimeve të tij me frymëmarrje ndërkombëtare. Modestisht sugjeroj që ata që analizojnë lokalisht duhet të rishikojnë pozicionet e tyre pas këtij shkrimi të Judah. Ose të saktësojnë që në krye të herës se analiza e tyre është e kufizuar në planin lokal. Megjithëse realisht procesi që zuri fill me masat e reciprocitetit nuk mund të shihet kurrsesi vetëm në atë plan.
Pasoja më e rëndësishme e procesit të 25 korrikut, i cili me siguri nuk mund të quhet se u ndal qoftë dhe me ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme, është forcimi i statusit ndërkombëtar të Kosovës. Vërtet Serbia po vazhdon të fusë qindra maune në tregun e Kosovës, përkundrejt atyre të Kosovës që numërohen me gishta, por sot, veçanërisht me ngjarjet e fundit, kur popullsia serbe e Veriut i kundërvihet KFOR-it me armë, Serbia po humb shumë ndërkombëtarisht. Bashkimi Europian nuk mund të pranojë që institucionet e këtij shteti t’i kundërvihen KFOR-it, ushtarëve të vendeve anëtare që po rrezikojnë jetën e tyre. Sot Serbia është larguar prej statusit të kandidatit në BE pikërisht pse ka zgjedhur të adoptojë këtë sjellje.
Institucionet aktuale serbe të demokratit Tadiç, në frikën e përballjes së ardhshme zgjedhore, kanë zgjedhur linjën antiperëndimore nën presionin e krahut nacionalist. Ndërsa Kosova, duke u treguar konstruktive, duke respektuar kalendarin e dialogut, duke mos zgjedhur linjën e ashpër, ia mbërriti të marrë sinjale për perspektivën e dialogut mbi liberalizimin e vizave. Madje, Judah shkruan se “një burim nga radhët e administratës në Serbi më tha se duke përkrahur kosovarët, BE dhe SHBA po e vendosin Boris Tadiçin në një situatë aq të vështirë, sa që një vrasje tjetër – pas asaj të Zoran Gjingjiçit, ish-kryeministrit të Serbisë, në vitin 2003 – nuk është larg mendjes”.
Pasoja e dytë e procesit që zuri fill me masat e reciprocitetit është, pa diskutim, mbyllja e perspektivës së ndarjes së Kosovës. Mesazhi i fortë i dhënë në Beograd prej kancelares Merkel, i tipit “ndalni institucionet paralele që të merrni ftesën për BE”, e mbylli edhe politikisht këtë perspektivë. Në terren, përfshirja e KFOR-it në vendosjen e doganierëve dhe policëve kosovarë, përplasja e tyre me barrikadat dhe armët e protestuesve serbë, nuk po bëhet për të respektuar Kodin Doganor të Kosovës, por integritetin territorial të saj. Edhe më kritiku ndaj procesit të reciprocitetit duhet ta kuptojë se KFOR-i nuk po rrezikon jetën e ushtarëve të vet për t’i bërë ndonjë favor Serbisë, por për të ndalur ndarjen e kufijve. Është detyrim i Kosovës, pastaj, që duke nisur prej kufijve të vendosë sovranitetin në gjithë territorin, në mënyrë të moderuar, me durim, sepse, në fund të fundit, edhe serbët e Veriut janë qytetarë të saj. Në favor të Kosovës luan, me siguri, dhe fakti se serbët e pjesës tjetër nuk e kanë mbështetur luftën e serbëve të Veriut dhe Europa nuk mund të rrezikojë një luftë të re në Ballkan për 40 mijë serbë, të cilët, të paguar disa fish edhe prej qeverisë serbe, duan të mbajnë hapur perspektivën e ndarjes së Kosovës dhe sipas
Judah, në artikullin e vet në “The Economist”, ka arritur dhe në përfundime të tjera. Sipas tij, serbët e Veriut janë gjithashtu viktima të këtyre veprimeve të forta, përplasëse me Perëndimin, për shkak të vështirësive në furnizimin me mallra. Dhe, më në fund, sipas Judah, edhe Rusia mezi po merr frymë për shkak të kësaj sjelljeje të Serbisë.
Por neve na intereson një përfundim tjetër, me vlerë mbarëkombëtare. Ashtu si në enët komunikuese, zhvillimet në Kosovë ndikojnë ato në Shqipëri dhe anasjelltas. Kjo sjellje konstruktive e Kosovës, që nisi si sjellje e vendosur me masat e reciprocitetit, e ka vendosur automatikisht Serbinë në pozitë të keqe, veçanërisht para BE-së. BE nuk mund të ftojë për anëtarësim një shtet që krijon turbullira me fqinjët, që mbështet protestat e dhunshme të strukturave paralele, që vrasin policë kosovarë dhe ndërkombëtarë etj. Në këtë optikë, Shqipëria ngjan e favorizuar përballë Serbisë në marrjen e ftesës për statusin e kandidatit, të paktën së bashku me Serbinë, edhe pse jo në 2011-n. Pra, nga skenari i pranverës së 2011-s, kur vetëm Serbia pritej të merrte ftesën, sot Shqipëria, falë Kosovës, ka shansin ta marrë ftesën bashkë me Serbinë. Në një rast të tillë, del normale dhe një pyetje që ngjan pak jashtë teme.
Po nëse Serbia po e ngadalëson integrimin e vet në BE, për shkak se respekton interesin e vet kombëtar, që sipas saj gjendet në Kosovë, çfarë interesi ka respektuar maxhoranca shqiptare, e cila e ka shtyrë kalendarin e integrimit? Sikur të mos ishte Kosova, do të mbeteshim sërish prapa Serbisë… A del kështu pak më qartë edhe për kritikët, se procesi i 25 korrikut, ndoshta dhe pa imagjinatën e atyre që e vunë në lëvizje, paska qenë pak më i ngatërruar sesa numri i maunave reciproke që kalojnë kufirin politiko-administrativ serbo-kosovar?