Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sa të thjeshta janë zgji(e)dhjet, po të duan…

Shkruar nga: Pjerin Marku  
Botuar më: 14 vite më parë

Pjerin Marku
Sa të thjeshta janë zgji(e)dhjet, po të duan…

Në morinë e problemeve të pazgjidhura për ne shqiptarët, ka disa probleme që si pykë nuk lejojnë apo vështirësojnë zgjidhjen e problemeve të tjera. Pra, për të zgjidhur një seri të madhe problemesh, duhet filluar nga disa “pyka” apo “nyje”, që jo vetëm s’na lënë të ecim përpara si shumë kombe të tjera, po bëjnë që sa më shumë “gaz” i japim “makinës”, aq më tepër “xhirojmë” në vend, për vite të tëra.

Një ndër “nyjat” me ndikim të madh jo vetëm se kush do të ulet në cilin kolltuk, por me ndikim në jetën e secilit, janë zgjedhjet.

Për shkak të zgjedhjeve kemi: 20 vjet që s’dalim nga tranzicioni, sidomos 2 vjet që sherrosemi politikisht brenda dhe jashtë Parlamentit aq fort, sa po shurdhojmë Europën; thellojmë krizën; nuk integrohemi as sa Serbia etj. etj.

Pra, jetojmë shumë më keq, se ç’mund të jetonim.

Të gjitha këto, për shkak të zgjedhjeve?! Po, madje edhe më keq se kaq: kryesisht vetëm për shkak të një pjese të procesit zgjedhor. Zgjedhjet e fundit kanë shkuar relativisht mirë deri në momentin e numërimit. Zgjatja legjendare e numërimit të votave, lodhja gjatë këtij procesi, dhe “lënia e lojës” kur rezultati duket në horizont, bëjnë që të prishet gjithçka, dhe Shqipëria “xhiron” në tranzicion.

Ndoshta jemi vendi i vetëm në botë, që për 20 vjet me radhë, s’bëjmë dot një palë zgjedhje të pranuara nga të gjithë. Kaq e vështirë qenka zgjidhja e këtij ngërçi, që s’po na lë të bëjmë përpara? Po si ia bëjnë të tjerët, xhanëm?

Në zgjedhjet e fundit në Massachussetts, SHBA, ku voton familja ime, çuditesh me thjeshtësinë dhe lehtësinë e procesit: shkon në qendrën e votimit, pa paraqitur pasaportë (me patentë), pa gisht me bojë, vetëm duke vënë një kryq tek lista e zgjedhësve, merr fletën e votimit, e plotëson, e fut tek një skaner/numërues automatik dhe kaq. Maksimumi në mëngjes del rezultati.

A mund të zbatohet kjo tek ne? Jo tamam! Pasi ne kemi një mosbesim të madh te njëri-tjetri, dhe rrjedhimisht kemi një ushtri të madhe rojesh, që ruajnë rojet e rojeve të rojeve…

Po si i bëhet? Fare thjesht: teknologjia është një mjet që të ndihmon në këto raste. Në zgjedhjet tona kemi teknologji më shumë se duhet, po s’kemi atë që duhet.
Më shkoqur: pa ndryshuar ndonjë gjë të madhe nëpër kode e kodikë, duke hequr televizorë a projektorë nëpër qendrat e numërimit, duke shtuar vetëm disa skanera-numërues automatikë me rezolucion dhe shpejtësi të lartë numërimi, bëhet e mundur që ashtu si në bankë numërohen sasi të mëdha parash në minutë, të numërohen gjithë votat në shkallë vendi, brenda 3-4 orësh. Jo vetëm që numërohet shpejt, por edhe saktë dhe jo në mënyrë partizane. Këto makina projektohen po ashtu si makinat e numërimit të parave, thjesht dhe në mënyrë transparente (pa i shkuar mëndja njeriu për pisllëk). Por edhe po qe se ka ndonjë pishmanllëk ndokush, votat aty janë, për t’u numëruar përsëri, me dorë apo me makinë.

Çdo lloj pikëpyetjeje për sa i përket teknologjisë që mund të zbatohet, bota e ka zgjidhur me kohë. Por edhe qytetarët e thjeshtë, madje edhe politikanët, i besojnë këtij sistemi përditë nëpër banka kur tërheqin paratë.

Mos ka kosto të lartë aplikimi i këtij sistemi? Përkundrazi, e ul koston e administrimit të zgjedhjeve.

Po atëherë, pse nuk zbatohet? Sepse “ata”, politikanët, nuk duan. Në fakt, për të qenë më të saktë, Kryeministri është shprehur pro kësaj mundësie, të paktën mediatikisht. Atëherë mbetet vetëm Partia Socialiste që duhet të thotë “Po”(Yes, I do”).

Shpresoj që çunat dhe gocat e gjeneratës së re në atë parti, të bindin pjesën “e vjetër dhe mosbesuese”, dhe ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull të turpshëm dhe, bashkë me të, tranzicionin 20-vjeçar.

Ka edhe shumë pjesë të tjera, në të cilat teknologjia ndihmon shumë për reduktimin e parregullsive/manipulimeve, që nga identifikimi me anë të ID-ve në kohë reale, në të gjithë qendrat e votimit, votimi me ekrane të tipit “me prekje”, votimi elektronik apo i kombinuar, votimi në internet, votimi i emigranteve etj. Por këto mundësi nuk po i vazhdoj, sepse duken “shkencë raketash” në krahasim me numërimin automatik dhe nuk besoj se besojnë “ata” në kaq “shumë” teknologji.
markupjerin@gmail.com

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama