Tani që pjesa e kontaktit me popullsinë në procesin e censusit mbaroi, mund të thuhen disa përfundime.
Që në krye të herës duhet thënë se ky është censusi i parë i popullsisë dhe i banesave realizuar prej vitit 1938. Duke mbajtur parasysh kontekstin historik të vendit, pozitën e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare, afërmendsh që ai duhej të zhvillohej në përputhje me kuadrin rregullues europian në lidhje me censusin. Ka një rregullore referuese për censusin, që është Rregullorja 763/2008 e Parlamentit Europian. Ky kuadër referues është emëruesi i përbashkët i imponimeve ligjore të censusit për të gjitha vendet, pavarësisht problematikave të njërit apo tjetrit. Nëse shikohet me vëmendje ky tekst, asgjëkund nuk ka ndonjë referencë për fenë dhe kombësinë, gjë që do të thotë se Bashkimi Europian nuk mund të imponojë një shtet joanëtar si Shqipëria, diçka që nuk ua imponon shteteve anëtare. Ajo që duhet të nënkuptohet, është se çdo shtet është i lirë të vendosë në pyetësor pyetje të tjera që dëshiron, por pyetjet detyruese janë ato që parashikohen në rregulloren në fjalë.
Prej këtij momenti do duhet të arrijmë në përfundimin se Shqipëria futi në këtë pyetësor pyetjen për fenë dhe kombësinë nën presionin e ndonjë faktori rajonal, që në rastin konkret është Greqia. Mund të ketë pasur dhe shtete të tjera të interesuara për censusin shqiptar, si: Bullgaria, Rumania, apo Maqedonia, por Greqia ka qenë faktori kryesor imponues në këtë përfshirje.
Së dyti, duhet thënë se me këtë përfshirje Shqipëria praktikisht ka treguar shkallë më të lartë servilizmi ndaj Greqisë, sesa në vitin 2001, kur institucionet e saj refuzuan të përfshinin në pyetësor pyetjet për fenë dhe kombësinë. Shqipëria e asaj periudhe ishte shumë më e dëshiruar për anëtarësim në institucionet euroatlantike, megjithatë nuk e pranoi presionin grek. Pse vallë Shqipëria, anëtare e NATO-s, pranoi këtë presion? Do duhet të shihnim arkivat për atë që është thënë në takimet e nivelit të lartë të shtetarëve shqiptarë me ata grekë, por nga WikiLeaks-i, do duhet të kuptonim se presioni grek duhet të ketë marrë formën e kushtëzimeve: prano këtë pyetësor, që të jap këtë ose atë. Sot s’mund ta themi se cili ka qenë kushtëzimi, por sigurisht mund të themi se ndërsa Shqipëria e 2011, megjithëse politikisht më e fortë sesa ajo e 2001-it, na rezulton më servile ndaj Greqisë.
Së treti, kjo ndërhyrje e Greqisë arriti në shkallën më të lartë qoftë nëpërmjet përfshirjes publike të përfaqësuesve të institucioneve greke qoftë nëpërmjet angazhimit banal, arrogant të konsullit grek të Korçës. Shkalla e përfshirjes së këtij konsulli me thirrjen ndaj popullsisë vllahe, megjithëse në një model të paradokohshëm të pyetësorit parashikohej cilësori “vllah”, tregoi se Greqia vërtet e ka konsideruar censusin e Shqipërisë si moment lufte për Vorio Epirin. Ky njeri i parodizuar dhe prej mediave greke qëndroi në detyrë deri ditën e fundit, megjithëse Shqipëria i bëri publikisht thirrje Greqisë ta largonte. Greqia sakrifikoi cenimin e imazhit të vet në Shqipëri, duke provokuar rritjen e frymës antigreke te ne, në emër të mbajtjes së një njeriu të tillë në detyrë. Pse? Për shkak të njohjes që ai zotëronte për krahinën ku shërbente. Ky njeri nxiti qytetarët të shkelnin qartazi ligjin shqiptar edhe duke imponuar ata që vetëdeklaroheshin si grekë, të fotokopjonin faqen e fundit të formularit. Për fat të mirë, censusi koincidoi me heqjen e vizave, me reduktimin e pensioneve dhe krizën greke, kështu që ndikimi grek mbi këtë proces nuk duhet të ketë qenë ai që pritej.
Së katërti, nivel të lartë në lidhje me censusin shqiptar arriti dhe ndërhyrja e vendeve të tjera fqinje, si Bullgaria apo Maqedonia, diçka e papranueshme në marrëdhëniet diplomatike midis vendeve të ndryshme. Madje, Maqedonia dërgoi dhe kryeministrin e vet në një vizitë thuajse incognito në tokën shqiptare, vizitë për të cilën Shqipëria nuk bëri asnjë koment zyrtar
Së pesti, si dëshmi e servilizmit ndaj grekëve veçanërisht, autoritetet shqiptare treguan mungesë të thellë përgjegjësie me ligjin përkatës për censusin. Pa pasur një koncept ligjor për kombësinë, për grupin etnik, diçka që e imponoi dhe Gjykata Kushtetuese, në pyetësor u parashikuan pyetje të tilla. U përfshi pyetja për fenë, megjithëse kjo pyetje, përpunimi i përgjigjeve mbi të, d.m.th ndryshimi eventual i shifrave mbi përbërjen fetare, mund të krijojë probleme të mëdha. Ndryshimi i përbërjes fetare të popullsisë mund të krijojë frustrim te grupi fetar që zyrtarisht është më i madhi- popullsia myslimane, më saktë tek individë me veshje përfaqësuese, apo grupime militante të këtij komuniteti. Si dëshmi e servilizmit deri papërgjegjshmëri, për pyetjet fakultative në pyetësor, të pyeturit mund të përgjigjeshin si të donin, diçka që e shumëfishonte në maksimum mundësinë e abuzimit. Një individ në ndikimin e konsujve zyrtarë grekë apo atyre jozyrtarë, mund të deklaronte çfarë të donte pa frikë për pasojat. Nëse nuk do të ishte amendamenti i PDIU-së për gjobën dhe për përgjigjet fakultative, atëherë kjo papërgjegjshmëri mund të kishte pasoja të mëdha në rezultatin final.
Së gjashti, megjithëse flitet që këshilltari i procesit është një anglez, në pyetësor nuk ka specifikime as për grupet etnike, as për grupet kulturore, duke i përmendur nominalisht, diçka që gjendet në pyetësorin britanik. Nuk ka madje asnjë specifikim për individët, veçanërisht fëmijët që mund të jenë miks për nga kombësia apo grupi etnik. Nuk kuptohet se pse në pyetësorin e sugjeruar prej një këshilltari britanik nuk janë parashikuar për shembull pyetjet për individët me kombësi mikse, eventualisht dhe me fe mikse. Pra, nuk ka specifikime të këtij lloji, që do ta rrisnin saktësinë e censusit
Tani që procesi hyn në fazën e përpunimit të të dhënave, është e domosdoshme që ky përpunim të bëhet duke pasur parasysh amendamentet e PDIU-së, të cilat e objektivizojnë procesin, dhe për më shumë e europianizojnë atë. Nevoja e referimit gjatë përpunimit tek regjistri i Gjendjes Civile është parashikuar dhe tek neni 4 i kësaj Rregulloreje europiane. Është shumë e çuditshme se si autoritetet kompetente, të cilët gjoja u janë referuar kushtëzimeve europiane për censusin, nuk e kishin përfshirë këtë nen në kuadrin ligjor shqiptar. Edhe gjoba është gjithashtu një element i shumë vendeve europiane.
Ndoshta autoritetet shqiptare mund të mendojnë se tani mund të bëjnë ç’të duan me të dhënat, për fenë dhe kombësinë, por kjo duket e pamundur, me transparencën që kanë punët e një vendi si yni. Me përpunimin e të dhënave dhe shpalljen e tyre, përpara Shqipërisë mund të hapen skenarë të çuditshëm, për të cilët mund të flitet në një shkrim tjetër.