Në vitin 1990, pas një gjysmë shekulli të droguar nga propaganda komuniste, ne pësuan një traumë kolektive më pasoja të rënda sociale dhe shoqërore. Kjo traumë, e cila buronte nga mjerimi, ndjesia e të qenit i mashtruar dhe i shtypur, prodhoi drama të mëdha kolektive njerëzore me përmasa kombëtare. Arrati masive me anijet, odiset të pashëmbullta të klandestineve me gomone nga deti dhe udhëtime disa javore në këmbë nëpër malet e Greqisë, udhëtime me kamionë frigoriferikë dëri në Londër dhe lidhja me zinxhirë e trupave poshtë shasive të makinave për të kaluar kontrollin policor në kufirin e vendeve të tjera.
Endrra më e madhe e shumicës së shqiptarëve ishte, e pse jo vazhdon të jetë, arratia. Përgjigja e pyetjes shabllon se çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh, në kohën e komunizmit, ishte: Ushtar, traktorist, mjelëse e dalluar ose veteran, pasi këta ishin heronjtë e kohës. Në tranzicion, shumica e fëmijëve dëshironin të bëheshin emigrantë, pasi ata ishin herojtë e rinj të jetës dhe kohës së tranzicionit. Ata ishin shtylla e ekonomisë, ata ishin shpresa e vetme për të ushqyer pjesën tjetër të familjes që kishin lënë në Shqipëri.
Urrejtja për regjimin komunist dhe zhgënjimi i vazhdueshëm nga politikanët e tranzicionit, u shfry edhe ndaj vendit, ndaj atdheut, tokës ku ishin lindur e rritur. Emigrantët që riktheheshin në vendin e tyre sillnin me vete përbuzjen e të huajve, vuajtjet e emigrimit, racizimin ndaj tyre, përdorimin dhe shfrytëzimin në punë të rënda. Ata ndjeheshin keq që ishin shqiptarë, ndjeheshin të pambrojtur e të pa atdhe, njerëz pa shtet dhe pa asnjë identitet. Kjo dhe nevoja për tu integruar në vendin ku shkuan, bëri që shumë e shumë prej tyre të ndërrojnë pa asnjë drojë emrat e madje edhe fenë. Ishin më komodë të ndjeheshin italianë, grekë, gjermanë e francezë.
Në kushtet kur jeta e një emigranti në Itali e Greqi dhe e familjes së tij në Shqipëri, varej nga mëshira e një sipërmarrësi grek e italian, këtu nuk mund të bëhej më fjalë për nacionalizëm. Shqiptarët përballë popujve të tjerë u ndjenë inferiorë.
Përpos brrerjes së vetë njerëzve nga ndjenjat e atdhedashurisë dhe nacionalizmit, edhe mekanizmat edukativë, kryesisht shkolla, entet botuese dhe media, hoqën dorë nga “detyra kombëtare” e edukimit patriotik. Shkolla u zhvesh nga elementët edukativë e nacionalistë dhe sot shumica e brezit të ri nuk di ta këndojë himnin kombëtar.
A keni ne nevojë për një frymë të re nacionaliste?
Në vitet ‘20-’30 të shekullit të kaluar, një nga penat më të spikatuar të mbjelljes së farës së nacionalizmit, gazetari Branko Merxhani, nuk ka reshtuar së shkruari për domosdoshmërinë e një ndjenje nacionaliste në atë kohë, si mundësi për të bërë shtetin dhe një komb të zhvilluar. Merxhani i mëshon fesë, angazhimit intelektual dhe mbi të gjitha shkollës, zhvillimit të arsimimit. “Ne duhet ti orientojnë zhvillimet e ngjarjeve dhe jo të presim që ti ndjekim ato nga pas ndërsa ndodhin” – thotë Merxhani, duke ftuar inteligjencën të jetë në ballë të zhvillimeve të shoqërisë. Asokohe Shipëria ishte ende një shtet pa shet, një vend pa integritet, nje vend i sapo dalë si pjellë pazaresh gjatë prishjes së një perandorie dhe kërkonte të formësohej si gjithë vendet e tjera. Dhe mënyra më e mirë ishte që të nxitej nacionalizmi.
Zhgënjimi që morën nga komunizmi dhe trauma e tranzicionit, na bëjnë të domosdoshme sot një periudhë rilindjeje shpirtërore. Por a arrihet kjo përmes një fryme nacionaliste, në atë kuptmin që më së shumti perceptohet ky term në rajonin e Ballkanit, pra të demonstrimit të urrejtjes për fqinjët, djegies së simboleve të shoshoqit apo të tjera bëma si këto? A arrihet kjo përmes shprehjes publike të dashurisë për atdheun e krenarisë së të qënit shqiptar. Aktualisht, mungesa e nacionalizmit apo frymës patriotike, po zëvendësohet me thirrje patriotike dhe patetike të tipit “O sa mirë me qenë shqiptar”…. Por kjo thënie ecën paralelisht me thënien fataliste të kafeneve dhe shtëpive tona se “Ky vend nuk ka për tu bërë kurrë”, ecën paralelisht me mungesën totale të çdo elementi kulture, të respektimit të ligjeve të shtetit dhe vetë vendit, ecën paralelisht me maninë e shfrenuar për të shkatërruar çdo gjë, tokën, pyjet, mjedisin.
Unë mendoj se sot ne kemi nevoje më shumë të bashkojmë mendjet dhe dijen, talentin dhe guximin, por jo për të sharë sa më shumë fqinjët, por për të garuar me ta në punë të mira, në zhvillimin ekonomik. Sot shqiptarët janë duke jetuar periudhën më të artë të historisë së tyre. Kurrë më parë koha nuk ka punuar për ne ashtu si tani. Shqipëria është sot anëtare e aleancës më të fortë ushtarake të botës dhe kjo do të thotë se është më e sigurtë nga ana territoriale se kurrë. Sot kemi një tjetër shtet shqiptar që është Kosova. Pra si asnjëherë më parë shqiptarët janë të organizuar, paçka se në dy shtete dhe në të tretin janë një faktor i rëndësishm, siç është Maqedonia. Ajo që duhet të bëjmë ne është ti forcojmë këto shtete, të ndërtojmë shtete demokratike, shtete ligjore, shtete të së drejtës.
“Neonacinalizmi” dhe bashkimi i trojeve shqiptyare
Si në Shqipëria ashtu dhe në Kosovë kanë lindur rryma të reja nacionaliste që demonostrojnë fuqishëm simbolet kombëtare dhe idenë e bashkimit të trojeve shqiptare, por duke u kufizuar vetëm tek bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Sipas teorisë së tyre, nëse një shqiptar duhet të jetë nacionalist, ai duhet të shajë grekët dhe të kërkojë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Por a duhet të kërkojmë ne, sot, një bashkim të sforcuar të Shqipërisë me Kosovën?
Unë mendoj që jo dhe kjo, për të paktën dy arsye:
E para, sepse ne e dimë fare mirë që që kjo nuk është në dorën tonë. Kosova është një shtet ende nën kontrollin e OKB-së dhe kjo do të përbënte një precedent shumë të rrezikshëm për Kombet e Bashkuara. Mbi të gjitha, unë mendoj se ne nuk mund të bëhemi një komb i fortë dhe me ndikim në rajon, duke bashkuar nën një çati dy popujt më të varfër të Europës as duke shkrirë në një, dy administratat shtetërore më të korruptuara të Europës.
Si Kosova, ashtu edhe Shqipëria janë vende nën mbikqyrje. Të mos harrojmë se Shqipëria ka tre vjet që drejtohet me konferenca shtypi dhe telegrame nga Brukseli, për shkak të luftës së brendshme politike që ka shkaktuar kriza të njëpasnjëshme. Prania e ambasadorëve të huaj është e nevojshme sot në çdo mbledhje në Tiranë, për të çertifikuar seriozitetin e saj dhe garantuar vazhdimësinë e bashkëpunimit politik.
Kosova është sot lidhur këmbësh me gardhet e telave me gjemba të Mitrovicës dhe me derën e zënë nga barrikadat, të cilat edhe me përpjekjet e policisë dhe ushtrisë ndërkombëtare nuk po largohen.
Ja pse duken krejtësisht pa vend thirrjet e Vetëvendosjes për të larguar ndërkombëtarët dhe për ti kaluar qeverisjen krejtësisht kosovarëve. Me mendjen e Vetëvendosjes, ose barrikadat do të ishin vendosur në Prishtinë, ose Mitrovica do të ishte ndarë jo më nga lumi Ibër, por nga një lumë i ri gjaku, derdhur nga shqiptarë e serbë. Ja pse duken kaq patetike dhe abuzive edhe thirrjet e Aleancës Kuqezi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.
Shqipëria me Kosovën do të bashkohen, por kjo nuk mund të ndodhë për inat të serbëve dhe grekëve. Ajo do të ndodhë kur, si këndej ashtu edhe matanë kufirit, të jenë instaluar shtete moderne, demokratike dhe shtete të së drejtës. Pra, kur Europa të mos qëndrojë “me kokën pas” se çfarë po ndodh në Tiranë e çfarë po ndodh në Prishtinë. Dhe këtë e kemi vetëm ne në dorë ta bëjmë. Dhe kjo nuk bëhet duke tërhequr zvarrë flamujt kombëtarë e duke djegur makinat e KFOR-it, por duke punuar në ndërtimin e vendit.
Ja pse seriozisht dyshoj dhe druaj se pas rrymave të kësi lloj nacionalizmi ka pak nacionalizëm dhe shumë politike. Më shumë se predikim i nacionalizmës unë dyshoj se kjo është shfrytëzim i ndjesisë që kanë shumë njerëz për të demonstruar me simbolet e tyre kombëtare, është shfrytëzim i falmurit për politikë. Dhe kjo është një histori e vjetër shqiptare. Më atdhetarët kanë bërë gjithmonë punë të mirë në shërbim të vendit, më sharlatanët kanë tundur flamurin në emër të dashurisë për vendin e tyre.
Unë mendoj se dashuria për vendin dhe për atdheun, nuk tregohet nga numri dhe përmasat e flamujve që ti tund, por nga ajo se sa mirë e përmbush ti detyrën që mban, sa mirë ti i shërben vendit tënd. Shqipëria, më shumë se nga ndonjë popull tjetër, është e rrezikuar nga vetë shqiptarët. Dhe sot në kemi nevojë për një ndjenjë nacionaliste jo antigreke e antiserbe, por kundër sharlatanëve dhe horrave të politikës, sa majtas e djathtas, sa në Shqipëri e sa në Kosovë, të cilët e kanë kapur prej fyti vendin dhe janë duke çuar dëm periudhën më të artë të historisë së shqiptarëve, për të ndërtuar shtetin e fortë, për të qenë zot i vehtes në të nesërmen jo të largët kur intersat gjeo-strategjike të miqve tanë superfuqi, të cilët sot shërbejnë si gardianët tanë, të jenë zhvendosur nga rajoni ynë.
Gazeta Idea