Kontrolli që Ministria e Drejtësisë i bëri dosjes penale të një të pandehuri, Konstandin Xhuvani, shkaktoi tensione mes saj dhe prokurorisë e gjykatës. Sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, që kontrolluan dosjen, prokurori ka kërkuar një masë dënimi më të ulët nga sa parashikon ligji (Xhuvani u dënua nga shkalla e parë me 2 vjet për vrasjen e një bashkëmoshatari të tij).
Xhuvani është djali i deputetes Luiza Xhuvani dhe shpejt historia mori edhe konetacione politike. Ministri i Drejtësisë kërkoi nga presidenti, në cilësinë e kryetarit të KLD, marrjen e masave penalizuese ndaj prokurorit të çështjes dhe prokurorit të rrethit Tiranë. Prokuroria reagoi me nxitim pas kësaj, duke thene se po shkelet pavarësia e gjykatës dhe prokurorisë.
Nga një tjetër front i drejtësisë, Gjykata e Krimeve të Rënda, mbërrin një tjetër informacion shokues. Një investim i agjensisë amerikane për ndihmë, USAID, prej afro 5 milion Dollarë në sistemin e drejtësisë, parashikonte mes të tjerave edhe vendosjen e sistemit të regjistrimit audio (zërit) të proceseve gjyqësore. Kjo do të thotë se çdo diskutim e çdo replikë në seancë do të jetë e dokumentuar në kompjuter, për tu zbardhur nëse do të jetë e nevojshme. Ky ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm në kuadër të transparencës në gjykata, pasi në më të shumtën e rasteve gjyqet zhvilloheshin e zhvillohen në zyrat e gjykatësve dhe larg syrit të opublikut, medias.
Por mësohet se në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku është ndërtuar një sallë model dhe e paisur me infrasturkturën e regjistrimit të seancës, gjykatësit nuk i regjistrojnë procest. Ata qëllimisht nuk e vënë në punë mekanizmin e regjistrimit, duke zhvlerësuar këtë investim të Qeverisë Amerikane që u trumpetua me bujë si sukses i transparencës.
Gjykatësi mund të vendosë vetë nëse do ta regjisrtrojë apo jo seancën, sepse gjykatësit i thonë se është perëndia në tokë, në qiell thonë se është ajo e vërteta.
Prokurori kërkon dhe gjykatësi vendos dënimin e një të akuzuari për vrasje me dy vjet burg, dhe kur ekspertët kërkojnë masa disilinore për favorizimin të të pandehurit, ata thonë se po u shkelet pavarësia, po u bëhet presion. Gjykatësit nuk e respektojnë rregullin numër një të transparencës, atë të dokumentimit të seancës gjyqësore, dhe akush nuk u kërkon llogari, sepse ai është gjykatësi dhe po u kërkove llogari quhet presion. Në fakt, sa herë që gjykatësve dhe prokurorëve u adresohen kritika për punën dhe transparencën, ata ngrejnë sërish duke thënë se po u shkelet pavarësia. Por si do të luftohet korrupsioni në radhët e drejtësisë? Si do të identifikohen dhe largohen nga radhët e saj të korruptuarit? A do të jetë e mundur vallë që një ditë të ulet në bankën e të akuzuarve një gjykatës apo një prokuror, i akuzuar për korrupsion?
Nëse veprohet më këtë logjikë, padyshim që jo. Ata mund të bëjnë ç’të duan dhe nuk mund të preken, as mund të akuzohen publikisht sepse u shkelet pavarësia. Po kur ata shkelin me të dyja këmbët të drejta e të tjerëve, po kur ata shkëmbejnë me 10 mijë euro një vit burg që ulin për të pandehurin, po kur ata u mohojnë pronën të tjerave dhe ua njohin atyre që paguajnë, sërish janë të pavaruar dhe ne duhet tu bindemi se vendimi i tyre është hyjnor dhe ata janë engjëjt?
Janë më mijëra deklaratat që flasin për pavarësinë e drejtësisë, janë me mijëra apelet e ndërkombëtarëve që ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj, të mos i bëjmë presion, ta lëmë të lirë e të qetë. Mrekulli, kështu duhet vërtet.
Po kush ndërhyri, cila parti dhe cila organizatë politike, ndërhyri tek gjykatësit e krimeve të rënda që ata të shkelin me këmbë ligjin për transparencën, të çojnë dëm një investim të qeverisë amerikane dhe të hedhin në kosh përpjekjen më serioze për transparencë në proceset gjyqësore? Kush u bëri presion atyre për këtë? Cila parti u ka bërë presion atyre, kur nxjerrin nga burgu trafikantët e drogës, kur nxjerrin nga burgu kriminelët apo kur i dënojnë ata sikur të kishin vjedhur një lopë?
Gjykatat dhe drejtësia në tërësi, më shumë se nën presionin e politikës janë sot të varur dhe nën presionin e parasë, të korrupsionit të tyre. Por sa herë ka zëra që u adresohen për korrupsionin, ata reagojnë në kor të gjithë, duke u fshehur pas pavarësisë dhe këtë e quajnë presion. Një nga baronët e trafikut të drogës u la i lirë vjet pikërisht më 31 Dhjetor. Një palo gjykatës që kapardiset si hero i drejtësisë, e zvarriti procesin dhe e mori vendimin pikërisht në orën 15 të datës 31 Dhjetor, ditën kur gazetat e kishin pushim dhe TV-të i kishin hapur ekranet për programe festive. Nëse këtu do të kishte KLD (d.m.th Këshill të Lartë të Drejtësisë dhe jo Këshill të Lartë Kuqezi) ai gjykatës duhet të shkonte në burg.
Nëse një prokuror e ka shkelur ligjin duke kërkuar vetë dy vjet burg për një njeri që akuzohet për vrasje, duhet të shkojë vetë në qelinë e tij dhe të vazhdojë të bëjë burgun që duhet të bënte i pandehuri. Këtu nuk ka asnjë cënim pavarësie, asnjë presion politik apo çfarëdolloj tjetër. Nëse këtu duhet realisht të luftohet korrupsioni e krimi, ai duhet të nisë nga drejtësia, tek ata që e kanë shndërruar drejtësinë në zyra bursash ku këmbehen me para vitet e burgut me ndihmën e bandave të avokatëve që janë shndërruar në sekserë.
Gazeta Idea