Se çfarë është çështje e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare, e vendosin të mëdhenjtë e botës me shkallën e interesit dhe përfshirjes që i kushtojnë asaj çështjeje. Me sa duket, firmosja e dy marrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë, njëra për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe tjetra për menaxhimin e integruar të kufijve prej tyre, janë konsideruar si çështje të rëndësishme për pjesën perëndimore të këtyre fuqive të mëdha. Kështu shpjegohet qoftë angazhimi i tyre për të arritur në këto marrëveshje, respektivisht presioni i tyre mbi palët për t’i arritur ato, qoftë tërësia e reagimeve të ministrave të Jashtëm të fuqive të mëdha, pas firmosjes së marrëveshjeve. Madje dhe heshtja e menduar e ndonjërës prej tyre, siç është rasti i Rusisë!?
Pse fuqitë e mëdha vendosin të angazhohen që dy palë në Ballkan të arrijnë marrëveshje të tilla - këtë e vendosin vetë fuqitë e mëdha. Nuk e vendosin vetë palët në Ballkan, as opozita dhe as qeveritë e tyre. Ato vendosin sa presion të ushtrojnë, si duhet të merren vesh palët rivale dhe cila do të jetë formula kryesore e marrëveshjes. Sigurisht, rezistenca e palëve në lidhje me formulën çon në rritjen e presionit, d.m.th. në rritjen e angazhimit dhe, për pasojë, në rritjen e rëndësisë së çështjes në fjalë. Për pasojë, kur arrihen marrëveshje të tilla, edhe suksesi kërkon baballarët e vet.
Por le të hyjmë në detaje në analizën e pasojave të marrëveshjeve të Brukselit, tanimë nga një optikë brendashqiptare apo rajonale.
Optika e brendshme
Siç është bërë e ditur, debatet kryesore janë bërë rreth së ashtuquajturës fusnotë, d.m.th. shënimit që do të bëhet nën dokumentet që do të miratohen me Kosovën si palë, qoftë në marrëdhëniet rajonale, qoftë në marrëdhëniet e Kosovës me Bashkimin Europian. Megjithëse marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është gjithashtu thelbësore për afirmimin e kufijve, lexo integritetit territorial të Kosovës, thënë ndryshe, sovranitetit të saj në të gjithë territorin, vëmendja e opinionit publik në Kosovë, por me sa duket dhe e të mëdhenjve të botës, u përqendrua te fusnota.
Sot që është publikuar teksti i fusnotës, një pjesë e mirë e kundërshtimeve, supozimeve pesimiste, kasandriake, duhet të bien. Kur lexon tekstin e fusnotës, kupton se shumë prej këtyre kundërshtimeve, përbetimeve etj., u shpenzuan pa shkak. Fjalia e formuluar me një precizion absolut – “pa paragjykim për pozicionin e palëve për statusin, në përputhje me 1244-n dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”, realisht nuk shpreh asgjë të re në pozicionin e palëve të interesuara. Për pasojë, nuk sjell asnjë pasojë të re; për pasojë, nuk sjell asgjë negative. Në cilën situatë është statusi i Kosovës sot para dhe pas fusnotës? Vendet që e kanë njohur Kosovën, vetë Kosova, kanë në favor të tyre si argument juridik Mendimin Këshillimor të GJND-së, ndërsa shtetet e tjera, përfshi Serbinë, i referohen Rezolutës 1244. Ky është një realitet ekzistues, i cili afirmuar me këtë fjali, nuk do me thënë asgjë. Nuk do me thënë se Kosova e pranon Rezolutën si akt që duhet të jetë në fuqi në territorin e vet, por thjesht Kosova nuk paragjykon ata që i referohen Rezolutës 1244.
Pra, fusnota aq shumë e komentuar nuk ka asnjë pasojë reale, praktike në jetën institucionale, shtetërore të Kosovës. Pse? Sepse Rezoluta 1244 është pjesërisht tekst referimi i KFOR-it, i OKB-së, i EULEX-it, kjo dihet, por risia është fitimi nëpërmjet kësaj fusnote i të drejtës së qytetarisë së Mendimit Këshillimor të GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë. Prej kësaj fusnote, praktikisht Kosova po fiton dimension ndërkombëtar më të fortë. Ajo do të përfaqësojë vetveten në shumë nisma rajonale, por, mbi të gjitha do të fitojë marrëveshje kontraktuale me Bashkimin Europian, marrëveshje tipike të shteteve joanëtare, si për shembull liberalizimin e vizave, studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE-në etj.
Dikush në Kosovë mund të thotë se pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën nuk do t’ia japin asaj këtë status. Kjo duket thuajse e pamundur për një arsye të thjeshtë. Ende në Kosovë vazhdojnë ta shohin negativisht Rezolutën e fundit të OKB-së për Kosovën, e cila mirëpriti Mendimin këshillimor të GJND-së. Përveç mungesës së vizionit që qëndron në këtë negativizim të Rezolutës, shumë pak në Kosovë vunë re ndryshimin e qëndrimit të shumë shteteve kundërshtare të pavarësisë së Kosovës në diskutimet e bëra në Asamble. Emëruesi i përbashkët i këtij ndryshimi ishte se “ato shtete do të pranonin çdo status të Kosovës që do të pranonte Serbia”. Në rastin konkret, nëse Serbia e pranon subjektivitetin e Kosovës, nën këtë emërtim ndërkombëtar të fusnotizuar, pesë shtetet anëtare të BE-së, kundërshtare të Kosovës, janë të detyruara ta njohin atë.
Edhe marrëveshja tjetër për të cilën opozita nuk guxon as ta komentojë negativisht, as pozitivisht, ajo e menaxhimit të integruar të kufijve, e forcon sovranitetin e Kosovës. Pavarësisht emërtesave që u vendosen pikave kufitare në këtë marrëveshje, ato janë të tilla- pika kufitare. Marrëveshja në fjalë është ndërtuar sipas modelit europian të kufijve shtetërorë, pra thelbi është se nëpërmjet saj Serbia pranoi kufijtë e Kosovës dhe formalisht në kohë paqeje, pra jo si dikur nën kërcënimin e ushtrisë së NATO-s, komanduar nga Sir Xhekson.
Optika ndërkombëtare
Rreth këtyre marrëveshjeve mund të bëheshin dhe punime shkencore, por thelbi i dy marrëveshjeve është i qartë, është ai që afirmon dhe sekretarja Klinton në kumtesën e vet pas arritjes së marrëveshjes. Ndërsa kritikët e konsideruan fusnotën si element që sillte ndryshime statusore negative për Kosovën, realisht të dyja marrëveshjet të marra së bashku, me gjithë apendiksin e fusnotës, praktikisht sjellin përparim në statusin ndërkombëtar të Kosovës. Nuk po përmendim premtimin për futjen e Kosovës në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Por marrëveshjet nuk sjellin përparim vetëm për Kosovën. Edhe Serbia, nëpërmjet stërhollimeve gjuhësore diplomatike si kjo e fusnotës, po heq dalëngadalë trashëgiminë e rëndë emocionale që përfaqëson Kosova, duke ecur drejt integrimit europian. Ishte ky interesi kryesor i fuqive të mëdha perëndimore. Mbështetja në zgjedhje e krahut më liberal të politikës serbe, të përfaqësuara nga Tadiç nëpërmjet karameles së integrimit, ishte njëra nga dy shtysat kryesore që solli angazhimin e madh të Perëndimit në realizimin e këtyre dy marrëveshjeve. Ishte nevoja të shmangej ardhja në pushtet e forcave ekstremiste nacionaliste që donin ta sillnin Rusinë në Ballkan. Ishte ky derti i Perëndimit, që në një farë mënyre don të fitojë përballë Rusisë në përplasjen e tyre në Ballkan, gjegjësisht në Serbi. Nuk e dimë si do të jetë fati i zgjedhjeve, por me siguri krahu i Tadiçit do të inkurajohet nëpërmjet kësaj marrjes së statusit më 2 mars. Dhe aq e vërtetë është se mbrapa diskutimeve për marrëveshjet qëndronte përplasja Rusi-Perëndim, sa Rusia nuk ka reaguar akoma për arritjen e tyre. Pra nuk ka komentuar as pozitivisht, as negativisht.
Po kundërshtarët e brendshëm të fusnotës në Kosovë? A bënë mirë që kundërshtuan? A bëjnë mirë që kundërshtojnë? Mund të duket paradoksale, por vërtet bënë shumë mirë. Ata forcuan pozitën negociale të Kosovës, gjegjësisht të Kryeministrit të saj Thaçi, i cili para Perëndimit rezistoi më fort dhe kërkoi më shumë benefice në shkëmbim. Kundërshtimet e forta të tyre madje ndihmojnë dhe Tadiçin, i cili do t’i thotë opozitës së vet, se “futja e 1244-s në fusnotë” ishte diçka që për pak e destabilizoi Kosovën, dhe se ajo nuk është mirëpritur në Kosovë etj.
A po bëjnë mirë që po kundërshtojnë në Kosovë? Përgjigjja ha diskutim. Nuk kthejnë dot asgjë mbrapsht, po u kundërvihen fuqive perëndimore, të cilat janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës në familjen e kombeve. Ndoshta pozita e Tadiçit forcohet akoma, por ky s’duhet të jetë derti i tyre.