Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Po me të djathtën ç’i duhet, xhanëm?

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 13 vite më parë

Mentor Nazarko
Po me të djathtën ç’i duhet, xhanëm?

Çështja e rithemelimit të së djathtës apo ndarja e PD-së në tri copa prej ku mund të zërë fill e djathta e re shqiptare, ka qenë një temë aq e rëndësishme këto ditë, sa editorialit të Edi Ramës të shtunën iu përgjigj dje kryetari i Partisë Demokratike dhe Kryeministri Sali Berisha.

Ç’është e vërteta, zoti Rama të hënën u mor me një temë më të rëndësishme – zhvillimin modern rural dhe nxjerrjen e fshatit nga mesjeta. Por, për shkak të përfshirjes së Berishës në diskutimin mbi çarjen e partisë së vet si përgjigje ndaj Ramës, tema e fshatit, ku si rregull humb opozita, nuk mori hapësirën mediatike që meritonte. Kur Rama flet i pari për një temë, kjo ngjan me një rimarrje të iniciativës politike, që si rregull është Berisha që e mban në dorë me potencialin e tij mediatik, me daljet e shpejta në çdo rast. Por nuk është çështja e iniciativës politike këndi i vetëm i shikimit të temës – ndarja e PD në tri pjesë apo rithemelimi i së djathtës. Ka dhe një kënd tjetër. A duhet Edi Rama të merret me këtë temë në formën e një editoriali publik?

Dalja e Ramës në këtë formë, formën e editorialeve për të cilën kemi shkruar njëherë, në lidhje me këtë temë, e rreshton të paktën për atë ditë Ramën në listën e analistëve dhe gazetarëve me eksperiencë që shkruajnë për tema të rëndësishme. Pra Rama ka zhveshur kostumin e politikanit dhe ka marrë penën e gazetarit, të cilën ai thotë se e përdor më mirë se gazetarët. Por, për fat të keq, rreth asaj teme, thuajse në të njëjtën linjë ishte komentuar në media nga gazetarët e vërtetë, kështu që editoriali i Ramës nuk solli asnjë risi, përveç ftesës joshëse të tij për ne gazetarët për t’u përqendruar në temën e së djathtës, me ndonjë këndshikim tjetër, të ndryshëm nga i tiji. Por, a është normale që një politikan të bëjë kaq shpesh gazetarin, qoftë kur thotë gjëra të reja, qoftë kur pohon me solemnitet të vjetrat?

Ky editorial i Ramës nuk ka qenë, megjithatë, për një temë me lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e vendit. Ai u mor me zhvillimet  e pritshme brenda PD-së, apo me zhvillimet e pjesëve të saj në formën e një partie. Ky përqendrim i vëmendjes së tij te zhvillimet jashtë PS-së apo jo ato që lidhen me ekonominë, me shoqërinë shqiptare, me politikën në përgjithësi, ngjan i gabuar edhe me optikën e Ramës. D.m.th., editoriali i Ramës ngjan i gabuar me optikën e Ramës kur e pyesin për PS-në. Rama u kundërvihet kritikëve apo pyetësve për këto zhvillime brenda së majtës me arsyetimin se “zhvillimet brenda PS-së, çështjet e statutit të saj etj., nuk janë interes publik, ndaj nuk duhet të pyesni”. Me të njëjtën optikë, dhe zhvillimet brenda PD-së nuk janë interes publik, me të cilin aq më shumë duhet të merret kryetari i një partie të majtë!!

Dhe këtu mbërritëm te një problem tjetër i madh, që nënvizohet prej editorialit apo kuturisjes së Ramës për t’u marrë me zhvillimet brenda së djathtës shqiptare, që zënë fill prej PD-së. A është etike që një kryetar partie të merret me punët e një partie tjetër? Është me siguri stil politik i mëhershëm, i përdorur nga Berisha, i cili, megjithatë, sa herë (në fakt mjaft shpesh) që komenton zhvillimet e PS-së, thotë “shikoni, se unë nuk komentoj punët e PS-së”, se “nuk e zgjedhim ne opozitën” etj., etj. Pra dhe Berisha, besnik i kontradiksioneve të thella në ligjërimin e vet, ndërsa komenton PS-në, e pranon indirekt se nuk duhen komentuar “punët e brendshme të një partie tjetër rivale”. Për pasojë, me këtë kuturisje, edhe Rama u bë lëvrues i stilit politik të vjetër, sipas të cilit diversioni në oborrin e komshiut është normal. Rama, si gazetar, qoftë opinionist, editorialist apo lëvrues i një zhanri tjetër, kur shkruan për të djathtën nuk bën editorial, por diversion.

Kuturisja e Ramës në oborrin e PD-së apo në kampin e djathtë ishte jo normale dhe për një arsye tjetër. Subjektet e reja që po krijohen prej PD-së apo që tentojnë të marrin votë të djathtë, janë në një situatë shumë delikate. Ndërrimi i votës prej një njeriu që sistematikisht ka votuar në një mënyrë është diçka për të cilën nevojitet një reflektim i gjatë. Një dalje si ajo e Ramës interferon me këtë proces reflektimi individual te një votues tipikisht i djathtë. Ky pozicionim i tij i dha hapësirë Berishës që të vazhdojë të bëjë dhe ai diversion nga ana e vet për ta mbajtur të gozhduar votuesin dikur të tij. Berisha, në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD-së, e bëri diversionin e radhës duke tentuar edhe një herë të bëjë lidhje midis Presidentit që do të udhëheqë një subjekt të ri dhe Edi Ramës. Pra kjo dalje e Ramës nuk ofroi ndonjë gjë pozitive në planin taktik as dhe për vetë Ramën. E dimë se Rama ka qartësisht interesat e veta nga kjo çarje eventuale e së djathtës, por a duhet të lërë të rrjedhin ngjarjet vetë apo të interferojë jopublikisht, apo duhet të bëjë editoriale që mbase prishin punë? Në mendjen e votuesit të djathtë janë ndeshur editoriali i Ramës me stilin e tij të sofistikuar jo aq shumë elektoral dhe batutat populiste të Berishës. S’dimë ç’efekt ka prej kësaj përplasjeje në kokën e votuesit të lëkundur të PD-së, sepse reflektimi i votuesit me siguri do të vazhdojë, por elektoralisht batutat janë më të thjeshta dhe të asimilueshme se editoriali.

Dhe më në fund, kjo kuturisje gazetareske e Ramës në kampin e djathtë interferon dhe me përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare që sheh te lindja e subjekteve të reja të djathta një rrugë efikase për ndryshimin e kësaj “qeverie të lodhur nga pushteti”. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të kësaj bashkësie, përfshi ambasadorin amerikan, po i inkurajojnë qartësisht këto zhvillime, me një theks të veçantë në zgjedhjen e Presidentit, ku mund të zënë fill dinamika interesante, që mund të çojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Po Rama ç’do që hyn mes këtyre përpjekjeve?

U përpoqëm të merreshim me kuturisjen më të re të Ramës, editorialin për tri pjesët e PD-së etj. Dhamë disa arsye pse të paktën kjo kuturisje e re e radhës, kjo veshje e kostumit të gazetarit duke zhveshur atë të politikanit, ngjan e pavend, jo pragmatike dhe as ndonjë lloj risie gazetareske. Nuk po tentojmë asnjë grishje që ai të mos e bëjë këtë në të ardhmen, por me temën e zgjedhur, gaboi. Ndryshe po të ishte bujqësia…

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama