Po bëhet një lloj tradite kur, sa herë mandati i një Presidenti shkon drejt përfundimit, jeta publike, më saktësisht jeta politike e vendit, pushtohet nga shfaqje individësh dhe ngjarjesh që lidhen me pasardhësin. Për shkak të protagonizmit të këtyre individëve të joshur nga vendi i punës që pritet të zëvendësohet, po krijohet madje ideja se jemi mu në mes të një periudhe fushateske për zgjedhjen e Presidentit.
Mediat tërhiqen nga kjo garë virtuale që s’të çon asgjëkund, dhe aq më tepër atje ku duhet të çojë. Fillojnë të merren me biografitë e retushuara konsensuale, diçka më e thjeshtë se sa të merresh me procesin, me zhvillimet institucionale që pasojnë me zgjedhjen e Presidentit.
Për shkak se ka dhe media, atëherë dikush mendon të paraqesë apo të bëjë sikur ka paraqitur dhe një platformë për zhvillimin e mandatit. Dikushi fillon lobimin për mbështetje parlamentare; një tjetër kërkon thjesht ta ketë emrin në të ashtuquajturën garë presidenciale, njëlloj si në garën e nominimeve në garat e mëdha të famshme të muzikës dhe kinematografisë.
Në këto shfaqje të mbushura me lobime, paraqitje platformash, vetëkandidime, propozime, jemi në të vërtetë përpara dhe brenda një keqkuptimi të madh. Nuk kemi akoma fillim gare zyrtare, pra s’ka kuptim të nisim asnjë fushatë. Me formulën kushtetuese ekzistuese, kandidat për President quhet ai që ka mbledhur një numër firmash deputetësh, ndaj s’ka kuptim të flitet për fushata publike, aq më tepër pa pasur firma deputetësh në duar. Me kontrollin që kanë kryetarët e partive kryesore mbi grupet e deputetëve, s’ka kuptim madje as të lobohet që tani te deputetët. Tani eventualisht mund të lobohet te krerët e partive. Por, për të ruajtur fytyrën nëse krerët e partive të mëdha nuk do të vendosin të të kandidojnë, atëherë ky kandidim do të ishte mirë të mos bëhej publik. Ok., deri më tani ngjan se kanë kandiduar vetëm Nano dhe Topalli – megjithëse ajo po i ruhet grackës, por ç’do të ndodhë nesër kur të bjerë gongu i votimeve?
Nëse s’ka kuptim të paraqitesh si kandidat për President, aq më shumë s’ka kuptim të shpallen publikisht platforma presidenciale. Jo thjesht për faktin se bërja publike e tyre nuk ka lidhje me votimin e publikut, por se zhvillimi i një mandati presidencial me Kushtetutën ekzistuese ndalon çdo lloj protagonizmi të planifikuar presidencial. Presidenti nuk mund të ndërmarrë iniciativa ligjvënëse, prandaj as mund të mendojë të realizojë ndonjë reformë institucionale të parashikuar në ndonjë platformë. Nuk ka kuptim as që një kandidat – nëse do të ishte dhe de jure i tillë – të ofrojë që tani emra të rinj drejtues institucionesh, anëtarë të tyre, kompetencë e Presidentit, sepse është krejtësisht pa kuptim të shpenzohen publikisht emra nëse dhe vetë je i pasigurt nëse do të zgjidhesh kryetar shteti.
Presidenti i ri dhe proceset gjyqësore
Por, me gjithë teatrin presidencial që po shohim, i cili më të shumtat e rasteve merr formën e komedive, kjo s’do të thotë se zgjedhja e Presidentit të radhës nuk ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Ka rëndësi në pikëpamje të përmbushjes së disa mandateve institucionale: kemi disa mandate pa u plotësuar (anëtarë të Gjykatës Kushtetuese; anëtarë të Gjykatës së Lartë), disa që priten të përfundojnë apo që janë nën trysninë e largimit si prokurori i Përgjithshëm, kryetari i SHISH-it etj., etj. Janë mandate që ose propozohen nga Presidenti, ose që presin firmën e tij për t’u legjitimuar. Me zgjedhjen e Presidentit të ri lidhet dhe kontrolli i KLD-së. Shumica e re agresivisht dhe pa kompleksin e partizimit dhe parcelizimit të institucioneve të pavarura, kërkon ta shtjerë në dorë organin kushtetues që drejton pushtetin gjyqësor. Por mbushja e institucioneve me njerëz të pushtetit është gjysma e së keqes.
Me KLD-në drejtuar nga këta njerëz, me institucionet e tjera të ligjit lidhen hetime në vazhdim të individëve, pjesë e kësaj shumice politike. Lidhen procese gjyqësore, siç janë apelimi i Gërdecit, hetimet dhe procesi i 21 janarit, hetime për korrupsion, të cilët s’dihet si janë ngrirë nga Prokuroria, por dhe ankimimet e nesërme për zgjedhjet. Pra, me Presidentin lidhet jo thjesht fati i një institucioni, jo fati i atij koalicioni natyral institucionesh që garantojnë vazhdimësinë shtetërore kur ndërrohen shumicat në qeverisje, por dhe fati i individëve të rëndësishëm në krye të Ekzekutivit, si për shembull Kryeministri Berisha.
Roli i ndryshimeve kushtetuese
Shtatë vjet më parë isha së bashku me shumicën e opinionbërësve duke mbështetur ardhjen e PD në pushtet. Kjo mbështetje nuk ishte pa argumente. Veç nevojës së rotacionit, unë isha i bindur në forcën e Kushtetutës së miratuar në vitin 1998, e cila garantonte institucionet e pavarura, në aleancë natyrale me Presidentin, si digë për rënien e shtetit në një dorë të vetme, çka pamë me modelin berishian të rrëzuar në vitin 1997. Unë besoja shumë se çdo individ me arsye, i ngjitur në rolin e Presidentit, pavarësisht të kaluarës së tij politike, do ta mbante të fortë këtë digë. Pse? Se çdo njeri i arsyeshëm në atë rol fillon e ndërgjegjësohet për përgjegjësinë që bart dhe i blinduar prej garancive në detyrë luan rol frenues të epshit të Ekzekutivit për të politizuar gjithçka.
Mjerisht, ndryshimet e bëra në këtë Kushtetutë në vitin 2008 vunë në jetë një proces rrënimi të institucioneve, pjesë natyrale e shtetit. Presidenti rezistoi edhe për shkak të garancive me të cilat ishte zgjedhur, por vendimet e Kolegjit Zgjedhor në zgjedhjet lokale të 2011-s treguan se institucionet e tjera, Gjyqësori, i gjendur zbuluar para presionit të Ekzekutivit, po dorëzoheshin. Nuk pinë ujë garancitë ligjore për Kolegjin parashikuar nga Kodi konsensual Zgjedhor i shkëmbyer naivisht me Kushtetutën. Në këto kushte, rotacioni është në rrezik.
Për të gjitha këto arsye, çështja e Presidentit të ri është çështje jetike për fatin e demokracisë në Shqipëri. A do të bien të gjithë institucionet në duart e një njeriu të vetëm si Kryeministri, apo pikërisht në rastin e zgjedhjes së Presidentit do të ndërpritet procesi i rrënimit të shtetit? Dikush, ndoshta më optimist se ç’duhet, parashikon se çfarëdo lloj Presidenti të zgjidhet, edhe Jozefina Topalli për shembull, do ta frenojë këtë invazion të Ekzekutivit, respektivisht Kryeministrit. në pjesën natyrale të shtetit. Harrohet një element i vogël: Presidenti, këtë herë, siç ka kërcënuar jo vetëm taktikisht Kryeministri Berisha, do të zgjidhet me shumicë absolute prej 71 votash.
Ky është një element i ri, i cili do të përcaktojë llojin e marrëveshjes që çdo kandidat për President duhet të bëjë me Kryeministrin. Sot për sot, ajo çka mund të çojë dikë në Presidencë, është pranimi me marrëveshje i platformës kryeministrore për të ardhmen e shtetit. Kjo platformë parashikon emra të rinj pro qeverisë, për prokurorin e përgjithshëm, kryetarin e SHISH-it, vendet vakante në Gjykatën e Lartë, atë Kushtetuese etj.
Rënia e shtetit në një dorë të vetme për shkak të emërimit në krye të institucioneve të njerëzve të Kryeministrit, do të thotë dobësim i shtetit. Do të thotë hyrje në një kurs zhvillimesh që jo gjithmonë mund të parashikohen. Në rrethana të tilla është vështirë të garantohet rotacioni politik, ai institucional. Në rrethana të tilla që vendi i ka parë gjatë viteve ‘92-‘97, Shqipëria mund të humbë luajalitetin me Perëndimin.
Kjo është arsyeja pse zgjedhja e Presidentit nuk është vetëm një çështje kombëtare, por dhe ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse aleatët tanë më të rëndësishëm, siç janë SHBA-të, që kanë parasysh pikërisht eksperiencën e atyre viteve, janë investuar fuqishëm t’u japin kahje normale zhvillimeve institucionale shqiptare, siç duket nga investimi jo thjesht publik i ambasadorit Arvizu dhe i autoriteteve amerikane. Ndaj, zgjedhja e Presidentit nuk është një fushatë biografish të retushuara konsensuale dhe platformash inekzistente, por një betejë për mbrojtjen e shtetit.