I kam ndjekur me një kureshtje të natyrshme debatet rreth zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Republikës. Kjo temë u çel për publikun qysh vjeshtën e kaluar. Kam pasur bindjen atëherë se u çel para kohe dhe e ruaj këtë bindje, siç kam qenë edhe jam i bindur se nuk u çel rastësisht aq herët. Me një fjalë, ky debat nuk u çel aq herët me qëllimin e mirë për të arritur në një përzgjedhje të pjekur të emrit të Presidentit të ardhshëm të Republikës sonë të zhurmshme. Përkundrazi. Duke njohur pasionin e jashtëzakonshëm të opinionit tonë publik për një temë të tillë, “mjeshtrit” e skenës sonë politike e hodhën në tregun mediatik pikërisht për të manipuluar e çoroditur këtë opinion, duke e larguar sa më shumë vëmendjen e tij nga problemet e vërteta që ka vendi.
Fakt është se qindra e qindra faqe artikujsh e intervistash të shtypura nëpër gazeta e mijëra e mijëra minuta televizive gjatë këtyre shtatë apo tetë muajve nuk kanë dhënë asnjë fryt. Domethënë, sot e kësaj dite shqiptarët nuk dinë asgjë rreth personalitetit që do të pasojë Bamir Topin në krye të shtetit. Lista e gjatë e emrave të përfolur vetëm e ka ndezur më keq lojën e shëmtuar të hamendjeve. Jo vetëm nuk njohin emrin e kandidatit më të mundshëm për t’u bërë qytetari i parë i vendit tonë, por nuk njohin edhe as përafërsisht profilin e tij. Vetëm është ndotur më keq ambienti publik. Një nga batutat që do të mbaj mend nga Nikola Sarkozi gjatë fushatës së tij të fundit e fatkeqe presidenciale, është edhe kjo: “Vetëm për Presidentin e Republikës dhe për trajnerin e kombëtares së futbollit jep cilido gjykime me një mendjelehtësi të zjarrtë”. Duket se provokuesit e këtij debati te ne e kanë ditur mirë ç’po bënin duke i vënë fitilin aq herët.
Por, ndërsa gjatë vjeshtës së kaluar e deri në mes të pranverës së sivjetshme ky debat më është dukur i parakohshëm, tani më duket se të zgjedhurit tanë, të cilët kanë tagrin t’i japin mandatin kryetarit të ardhshëm të shtetit, janë përditë e më të vonuar. Të zgjedhurit tanë të nderuar nuk kanë vizatuar as tiparet e përgjithshme të personalitetit të atij që kërkojnë për të na e vënë në krye të vendit. Ndërkombëtarët, të parët kanë sugjeruar publikisht që përzgjedhja të bëhet konsensuale, çka nënkupton pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces si e barabartë.
Kjo do të thoshte, me të drejtë, respektim i frymës së Kushtetutës, e cila e ngarkon kryetarin e shtetit të mishërojë unitetin e kombit. Ambasadorët e vendeve më të rëndësishme mike, me të cilat Shqipërinë e lidhin interesa strategjike për sot e për nesër, nuk ngurrojnë të shpjegojnë nëpër tryeza çfarë i shtyn të ngulin këmbë në një sugjerim të tillë. Dihet se gjatë vjeshtës së sivjetshme, Presidenti i ardhshëm do të dekretojë drejtuesit e dy institucioneve më rendësi thelbësore për shtetin: prokurorin e Përgjithshëm dhe kryetarin e Shërbimit Informativ.
Me një fjalë, një President vasal i Berishës do të çonte në vasalitetin e rrezikshëm të shtetit ndaj pushtetit të Berishës. Ky, sigurisht, është një argument i qëndrueshëm në dobi të konsolidimit të një shteti të së drejtës në vendin tonë. Por nuk ka asnjë lidhje përmbajtësore me atë çka shpallet e që përmbledh misionin kushtetues të Presidentit të Republikës si mishërues i unitetit të kombit. Në emër të sinqeritetit me të cilin këta miq të çmuar përpiqen ta ndihmojnë Shqipërinë, ka vend t’u shtohet pyetja se përse nuk e thonë edhe me zë të lartë atë që thonë me zë të ulët? Nga çfarë druhen?
E përligjur plotësisht apo pjesërisht, kjo frikë ka marrë me kohë një përhapje të rrezikshme edhe ndër ata që mendojnë sadopak me kokën e vet në Tiranë, qofshin pjesëtarë të strukturave politike e qofshin pjesëtarë të shoqërisë civile. Berisha doemos që është në dijeni. Megjithatë, për çudi, nuk e kemi parë të bëjë ndonjë veprim me kuptim për ta hedhur poshtë këtë frikë.
Ditët e fundit duket sikur edhe Rama ka filluar të lëvizë për të krijuar terrenin për një President konsensual. Në këtë vazhdë, më kryesorja është edhe letra që ai u drejtoi kryetarëve të partive parlamentare për të biseduar rreth këtij problemi. Por edhe lëvizjet e tij lënë përshtypjen se motivohen vetëm nga paniku se Berisha do të fuqizohet tej mase me këtë rast. Lëvizjet e Ramës, gjykuar të paktën me aq sa duket publikisht, nuk shkojnë përtej përpjekjeve takticiene për t’i prishur Berishës aritmetikën jetike të votave në Parlament.
Ndërsa vetë Berisha deklaroi së fundi se do të fillojë të mendojë për këtë çështje pasi të kthehet nga Samiti i NATO-s në Çikago, që do të thotë në vigjilje të çeljes së raundit të parë të votimit në Parlament për Presidentin e ri të Republikës, duke treguar kështu se thjesht kërkon të fitojë kohë për të parë konkretisht rrjedhimet e darkës bregdetare me “ngjala” Meta-Rama. Meta, nga ana e tij, duke pohuar më në fund se çfarë nuk do, nuk ka treguar ndonjë vetëdije të lartë politike për përgjegjësinë e pashmangshme që ka fituar ai me të vetët në këtë proces. Ai na tha se nuk pranon që kryetari i ardhshëm i shtetit të vijë nga PD. Vetëm substancë politike nuk ka një deklaratë e tillë.
Sepse nuk bëhet politikë duke menduar paraprakisht për emrat e përveçëm që do të ishin të papëlqyeshëm për njërin apo për tjetrin. Në këtë rast “gojët e liga” duan të thonë se Meta kishte parasysh Jozefinën. Deklarata e Metës do të merrte substancë politike në qoftë se ai do të parashtronte disa standarde intelektuale dhe morale të nevojshme, sipas tij, për personalitetin e kryetarit të ardhshëm të shtetit tonë, standarde të cilat ka të ngjarë që Jozefina nuk do t’i përmbushte, pavarësisht mendimit të lartë që ka ajo për veten e saj e pavarësisht mendimit të përpunuar që ka Berisha për të.
Në gjykimin tim, gjithë ky debat i gjatë e i hallakatur do të ishte, siç edhe rezulton, detyrimisht i padobishëm sepse është vërtitur mbarë e mbrapsht vetëm rreth procedurave, ndërkohë që procedurat e zgjedhjes së kryetarit të shtetit, siç Berisha e ka thënë me të drejtë, janë të përcaktuara në fund të fundit me saktësi në Kushtetutën e Republikës. Si i tillë, debati ngjalli orekse të shpërmasura te shumë njerëz. Përmenda të parën Jozefinën, e cila ka muaj që sheh ëndrra presidenciale dhe duket se është mbushur me to deri në atë masë, sa edhe portalin elektronik të Kuvendit të Shqipërisë e shabllonon sipas portalit të Presidentit Obama.
Por ka edhe disa të tjerë si ajo, të cilët opinioni i gjerë publik i njeh tashmë. Deri edhe Kastriot Islami, në një intervistë para pak ditësh, tregonte se ç’do të realizonte ai në 100 ditët e para të jetës së vet si President (nëse do t’ia jepnin këtë ofiq). Ky debat një të mirë e pati, megjithatë. I dha një lëndë të bollshme treshes së mrekullueshme të humanistëve të “Portokallisë”: menaxherit, Thëllëzës e Nasit, të cilët po na bëjnë të dielave të fundit të qeshim hidhur me mungesën e seriozitetit të qasjes së elitave tona politike ndaj institucionit të kryetarit të shtetit tonë.
Do të dëshiroja fort që përzgjedhja “demokratikisht” e Presidentit të pestë t’i shërbente shoqërisë sonë për të bërë më në fund një shkëputje të qartë nga e kaluara diktatoriale, shkëputje që vendet e tjera ish-komuniste e kanë bërë me kthjelltësi qysh në zgjedhjen e Presidentit të parë. Polonia me Les Valesën, Çekosllovakia me Vaclav Havelin, Hungaria me Arpad Gönz e kështu me radhë (përjashtuar Rumania) të gjitha vendet ish-komuniste ia besuan këtë mandat të lartë një njeriu që kishte kaluar drejtpërdrejt në kalvarin e burgjeve e të internimeve, i cili kishte kështu mjaftueshëm edhe autoritetin moral ta pajtonte shoqërinë e lirë tashmë me kujtesën e vet të afërme historike, t’i qetësonte kësaj shoqërie brejtjet e ndërgjegjes për shkak të komprometimit me sistemin diktatorial, një ndihmë e paçmueshme kjo që shoqëria të marrë hov për të ikur përpara, drejt horizonteve të lirisë së vërtetë. Fakt është se në asnjë nga këto vende tema e “antikomunizmit” nuk është më prej vitesh një ganxhë efikase e propagandës së politikës së ditës.
Ndërkohë, tek ne, Rama dhe oborri i tij e tregojnë me gisht ditë për ditë Berishën “si komunisti i fundit” në pushtet, ndërsa Berisha me oborrin e vet hedhin pareshtur rrufe mbi “bllokmenët e rinj”. Një retorikë kjo që nuk ndihmon as për ta kuptuar të djeshmen dhe as për ta kuptuar të sotmen, sidomos për afro një milion të rinjtë dhe adoleshentët shqiptarë, të lindur pas vitit 1989. Për ta mbyllur këtë reflektim, ashtu si të tjerët, edhe unë po e hedh vështrimin te një personalitet, emrin e të cilit e ka përmendur Partia Balli Kombëtar Demokrat. Fjala është për Hajredin Fratarin.