Zgjedhjet në Greqi po priten me shumë interes si për fatin e Greqisë edhe për impaktin në të ardhmen e Europës së Bashkuar. Nuk duhet të ketë zgjedhje pa zgjidhje, zgjedhje pa fitues real për reformat. Pas votimeve Greqia dhe Europa duhet të jenë më të qarta dhe më të sigurta për të ardhmen e tyre.
Zgjatja në Greqi e krizës politike i ka rritur paqartësitë për të ardhmen dhe ka dëmtuar më shumë ekonominë dhe sistemin bankar. Miliarda euro kanë dalë nga bankat, kriza e likuiditeteve do të jetë një barrë e rëndë për qeverinë e re.
Qeveria e re duhet të marrë shpejt një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Greqisë në eurozonë. Ajo do të ketë shumë pak kohë për të qenë e paqartë apo e pavendosur. Burimet dhe kostoja e financimit të ekonomisë do të jetë detyra më e vështirë. Greqia do të ndodhet përballë krizës së financimit të ekonomisë dhe kushtëzimit të dhënies së ndihmës me fillimin sa më parë të reformave. Thellimi i krizës politike i ka vonuar reformat strukturore që janë në themel të marrëveshjes me FMN dhe BE, për pasojë çdo qeveri e re duhet të përballet me fillimin e menjëhershëm të tyre.
Pavarësisht përbërjes së koalicionit qeveritar, pavarësisht një tendence zbutëse ndaj programeve të politikave shtrënguese, sërish rregullimet buxhetore, ulja e deficitit, borxhit dhe kostos së tyre, do të jetë një proces jo i lehtë. Prandaj këto zgjedhje duhet të prodhojnë një fitues të qartë, çka nënkupton një koalicion mbështetës të reformave dhe një koalicion që e shikon raportin brenda ose jashtë euros si një çështje jo vetëm të Greqisë.
Lidershipi politik i Greqisë e ka të qartë se dalja e saj nga euro ka kosto të mëdha edhe për eurozonën dhe për projektin politik të BE-së. Dalja e saj e njëanshme nga euro do të nxisë spekulatorët të fillojnë bastet qindra miliardë euro se cila do të jetë “viktima e radhës”, Spanja apo Italia? Me daljen e Greqisë nga eurozona rrezikohet të fillojë efekti domino, pas kësaj lidershipi europian do ta ketë shumë më të vështirë të qetësojë tregjet. Pasiguria mbi financimin e borxheve të vendeve të dobëta të eurozonës do të rritet, bashkë me të do të rritet kostoja e financimit të ekonomisë së Spanjës, Italisë dhe Francës. Pasiguria e investitorëve globalë do të ndikojë koston e financimit e cila do të rritet shpejt dhe kudo në Europë, cka e dëmton edhe vetë Greqinë.
Nga kriza e Europës nuk do të preket vetëm Europa, do të ketë efekte negative ekonomia e SHBA-së, por edhe ekonomia kineze, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe në BE.
Është ky efekt zinxhir, i cili duhet të ndërgjegjësojë lidershipin politik të Greqisë për rëndësinë e zgjidhjeve politike në Greqi. Është shumë pozitiv fakti që, ata që po i paguajnë rëndë dështimet e politikanëve të tyre, taksapaguesit grekë, duan që Greqia të qëndrojë në euro, ndërsa ata që ngurrojnë janë politikanët, sepse vazhdojnë të grinden se kush do të ketë pjesën e luanit në qeverisjen e vendit dhe jo se si ta mbajnë bashkë barrën e rëndë të një prej periudhave ekonomike më kritike të vendit të tyre.
Nëse për ndonjë parti politike të ekstremit të majtë apo të djathtë, dalja nga euro është skenari me “votë-sjellës”, ai nuk mund të jetë i tillë për Greqinë, për Europën dhe për ekonominë globale. Edhe pse pesha e Greqisë është jashtëzakonisht e vogël, kriza greke konsiderohet shqetësuese deri edhe për ekonominë kineze. Sa më shumë zgjatet kriza greke dhe europiane aq më shumë preken eksportet kineze, aq më shumë rrezikohet të ulet rritja ekonomike e Kinës.
Dalja e Greqisë nga euro do të rrisë abuzimet për mundësitë përjashtuese/vetëpërjashtuese të vendeve të tjera nga eurozona. Kjo do t`i bëjë tregjet europiane shumë më të pasigurta, kompanitë e klasifikimit të instrumenteve të borxhit do të bëjnë rivlerësime në ulje për borxhin sovran dhe për bankat tregtare të vendeve europiane. Impakti do të ndihet në rritjen e kostove të financimit të ekonomive periferike të eurozonës. Kërkesat në rritje për qindra miliardë euro për muret mbrojtëse dhe për sistemet/paketat e shpëtimit, do të nxisin grindjet brenda vendeve, midis vendeve dhe brenda institucioneve të BE-së. Pas kësaj lidershipi politik europian do të jetë më i dobët.
Në këtë kontekst, dalja e Greqisë nga eurozona do ta bëjë më të vështirë edhe vetë rimëkëmbjen e ekonomisë së saj. Duke qenë se ky skenar i përshpejton dhe i rrit zhvillimet negative në ekonominë europiane dhe atë globale, duke qenë se rriten risqet dhe përmasat negative të efekteve domino, padyshim që rimëkëmbja jashtë Europës do të jetë më e vështirë edhe për vetë Greqinë.
Greqisë nuk i duhet një qeveri që thjesht deklaron se do ta nxjerrë vendin nga kriza, nuk i duhet një qeveri që kërcënon me daljen nga euro, por një qeveri që merr përgjegjësinë për të bërë reformat e vështira që e kthejnë ekonominë e Greqisë te rritja e saj ekonomike.
Greqia nuk mund të qëndrojë në euro, sepse është e vështirë të dalë prej saj, por sepse brenda një blloku ekonomik ku tentohen të harmonizohen sa më mirë të gjitha liritë ekonomike, ajo mund të zhvillohet në mënyrë më të qëndrueshme dhe me ritme më të larta.
Politikanët grekë nuk duhet të ngurrojnë të qartësojnë votuesit e tyre jo vetëm çfarë pëson Greqia në qoftë se del nga eurozona, por edhe çfarë efekti domino i krijon vendi i tyre (përfituesi më i madh) Europës së Bashkuar.
Ata duhet të qartësohen se vendimet nuk mund të jenë thjesht dhe vetëm mbi përfitimet apo kostot e Greqisë, por duhet të mbajnë parasysh edhe efektet negative në zhvillimet europiane dhe globale. Në një botë të ndërvarur nuk është e lehtë të ketë strategji të suksesshme shpëtimi apo zhvillimi mbi baza individuale.
Duke votuar të ndikuar nga influenca euro-skeptike grekët rrezikojnë të dëmtohen akoma më shumë. Duke votuar për zgjidhjen që mban brenda edhe përgjegjësinë ndaj efekteve negative në zhvillimet europiane e globale, ata e lehtësojnë sfidën e vendit të tyre.
Si pjesë e eurozonës që do të integrohet më mirë, Greqia mund të dalë më shpejt dhe më lehtë nga kriza e saj se sa duke e braktisur euron dhe duke e dëmtuar projektin e Europës së Bashkuar.