Kriza financiare, pas SHBA-ve, i dha një tronditje jo të vogël shumicës së vendeve të BE-së. Në rresht të parë të saj ishte Britania e Madhe. Veçse, pas valës së parë «amerikane», kriza e mëtejshme në Europë, veçanërisht në eurozonë, mori pamjen e një krize borxhi publik. Shembulli më i dhimbshëm është ai i Greqisë, por nuk mbeten prapa vende të tjera, anëtare të eurozonës, si: Spanja, Italia, Portugalia etj.
Një Europë e tillë me krizë borxhesh në gjirin e saj, të shprehur dhe te tronditja e euros, nuk duket e stabilizuar si më parë. Bile, recesioni në mjaft vende europiane e ka degraduar jo pak imazhin e saj si fuqi ekonomike. Edhe opinioni i qytetarëve europianë nuk është si më parë: pozitiv e optimist. Kështu, ndërsa në vitin 2007, imazhin pozitiv për BE-në dhe eurozonën e kishin afro 52% e qytetarëve, kjo përqindje ka arritur sot në kuota minimale (afro 30%). Eurozona shihet, pra, si një yll në rënie; edhe vetë euroja nuk i ka më ato garanci të mëparshme.
Por, BE-ja, si një bashkim vendesh me rregulla e kritere të përcaktuara, në këto kushte, nuk mund të përjetojë një dobësi ose të keqe tjetër, sa ngjitëse, po aq të rrezikshme. Konkretisht, bëhet fjalë për mosrespektim standardesh demokratike në disa vende anëtare, për një regres të demokracisë dhe të parametrave demokratike në gjirin e tyre. Por, në thelbin e vet, cenimi i këtyre standardeve dëmton themelin e ndërtimit demokratik të këtij bashkimi. Në fakt, pas disa luhatjeve të mëparshme brenda orientimeve politike radikale në disa vende perëndimore (Austri, Francë, Itali etj.), ajo që po bëhet shqetësuese sot është prirja për autokratizëm në disa shtete anëtare – ish-vende të kampit socialist…
Rasti hungarez
Historia filloi dy vite më parë në Hungari, me ardhjen në qeverisje të forcave konservatore të Viktor Orbanit. Kështu, përplasja midis qeverisë hungareze me institucionet e BE-së nisi që në vitin 2010, pas adoptimit të ligjit të përfolur mbi median. Edhe pse z. Orban i ka premtuar më se një herë Brukselit për respektimin e standardeve të BE-së, brenda vendit ai përdor një ton krejt tjetër. Bile, në jo pak raste, ai e akuzon Komisionin Europian për trajtimin e Hungarisë si në kohën e udhëheqjes sovjetike. Nuk mungojnë deklaratat pompoze për angazhimin e plotë të qeverisë së tij për të luftuar për lirinë e Hungarisë, për të mos lejuar shndërrimin e saj në një koloni.
Megjithatë, në një takim të fundit, z. Orban e garantoi Presidentin e Komisionit Europian, Barroso, se ai (!) do t’i amendonte ligjet për të cilat BE ishte kundër. Aty, tepër të rëndësishëm janë sidomos ligji mbi pavarësinë e Bankës Kombëtare apo ato të lidhura me sistemin e drejtësisë. Me sa duket, z. Orban po kërkon të fitojë kohë. Ai, në thelb, po detyrohet t’i bëjë këto lëshime për të përfituar borxhin prej 20 miliardë eurosh nga FMN-ja, për të cilin ka shumë nevojë! Madje, nuk është e rastit që z. Orban, pas kthimit në Hungari prej BE-së, të përmbledhë gjithçka me fjalët: “Ne nuk mund të heqim dorë nga të gjitha, as do të kthehemi prapa për çdo gjë, as do të amendojmë gjithçka”.
Me retorikën e tij “luftarake”, Kryeministri hungarez e ka izoluar Hungarinë brenda BE-së. Ai e ka ndarë keqas edhe botën publike e politike në Hungari. Aty, marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës janë mjaft të ndera, saqë dhe zgjedhja e Presidentit (pas dorëheqjes se Pal Schmitit) u kthye në një formalitet qeveritar. Për më tepër, me këtë zgjedhje të re të Presidentit “proorban” mundësia e kontrollit apo e vetos presidenciale është bërë praktikisht zero si mbi ligjet, ashtu dhe mbi Kushtetutën e re. Një problem tjetër është paketa për “pastrimin e financave” dhe stimulimin ekonomik, për futjen e disa taksave të veçanta, përfshirë dhe një taksë mbi transaksionet financiare nëpërmjet bankave e thirrjeve celulare.
Për të fuqizuar më tej pushtetin personal, z. Orbani ka zhvilluar (në fakt, aplikuar) edhe konceptin e një qeverie të fortë, ndërhyrëse deri komanduese në çdo fushë veprimi, nëpërmjet konfliktit e forcës, deri kundër vullnetit të lojtarëve të tjerë në shoqëri. Kjo e ka bërë më të dukshme përmbajtjen autokratike të qeverisjes së tij. Në kuadër të masave radikale futet dhe politika sociale, shoqëruar me veprime konkrete antisociale. Mjaft agresive kanë qenë disa politika të veçanta si ajo e pensioneve (me nacionalizimin e fondit privat të pensioneve), futja e taksave speciale mbi kompanitë e mëdha të huaja (që tronditi jo pak besueshmërinë e investitorëve), largimi i FMN-së në verë të vitit 2010 etj.
Rasti rumun
Po aq problematike rezulton sot edhe Rumania. I vetmi ndryshim është se në Bukuresht nuk është në pushtet e djathta, si në Budapest, por është e majta rumune. Në fakt, qeveria socialiste e Kryeministrit Viktor Ponta, në rastin e shkarkimit të Presidentit, ka kryer praktikisht një «grusht legal shteti», pavarësisht «veshjes» juridike të propaganduar dhe të sajuar nga mbështetësit dhe miqtë e z. Ponta. Me pak fjalë, «peizazhi» rumun është i ngjashëm me atë hungarez. Edhe në Rumani po konstatohet një kundërvënie ndaj parimeve të BE-së, deri duke cenuar thelbin e modelit europian, të standardeve dhe praktikave demokratike. Siç u theksua pak më sipër, një hap më se evident ishte ai i 6 korrikut me shkarkimin e Presidentit të qendrës së djathtë, Traian Basescu, prej shumicës së qendrës së majtë. Për konfirmimin e saj do të organizohet referendumi popullor më 29 korrik 2012. (Në fakt, Presidenti Basescu, si partizan i një politike të ashpër ekonomike, e humbi popullaritetin e tij, megjithatë, në vend që të pritej fundi i mandatit të tij më 2014-n, kundër tij u montua një proces politik shkarkimi!). Dhe e gjitha kjo kur Europa e Bashkuar i ka të shenjta parimet demokratike, respektimin e ligjeve dhe të standardeve të Kopenhagës. Parë me këtë sy, rasti rumun, ashtu si dhe ai hungarez, dëshmon qartë se zgjerimi i BE-së jo gjithmonë ka qenë i menduar, i argumentuar apo i përgatitur mirë.
Njëlloj si në rastin hungarez, pas shkarkimit të z. Basescu, Presidenti i përkohshëm, liberali Crin Antonescu (miku i z. Ponta) iu «turr» ashpër Presidentit të Komisionit Europian, Barroso, kur ky i fundit u kërkoi autoriteteve të reja rumune që të respektonin ligjin dhe shtetin e së drejtës. Madje, si President i Rumanisë, ai «sqaroi» me arrogancë se merrte urdhra e këshilla vetëm nga Parlamenti rumun e populli rumun. Bile, duke harruar se Rumania, si anëtare e BE-së e ka deleguar një pjesë të sovranitetit të saj tek institucionet dhe autoritetet europiane!…
Po ashtu, z. Ponta dhe ekipi i tij, brenda një periudhe të shkurtër kohe, është angazhuar në një sulm frontal kundër pushteteve të tjera, sidomos atyre të Drejtësisë. Qëllimi i vetëm mbetet akumulimi (autokratik) i pushtetit në Rumani. Konkretisht, janë reduktuar fuqitë e Gjykatës Kushtetuese; janë kërcënuar gjykatësit e pavarur; është pakësuar potenciali ndërhyrës në veprimet e Avokatit të Popullit (sidomos ndaj akteve normative të qeverisë dhe dërgimit të tyre në Gjykatën Kushtetuese); janë zëvendësuar të gjithë kryetarët e mëparshëm të komisioneve parlamentare me besnikët e qeverisë (partisë) etj. Në shumë vende europiane (perëndimore) praktika të tilla janë të papranueshme.
Por, ato janë të papranueshme edhe sipas traktateve bazë europiane. Prandaj Brukseli është tepër i preokupuar me atë që po ndodh në Rumani, sidomos me këtë akumulim e instrumentalizim institucional të kohëve të fundit. Aq më tepër që, nën drejtimin e z. Ponta, shumica parlamentare ka prekur Kushtetutën pa respektuar minimumet e standardeve të një vendi anëtar të BE-së. Është e vërtetë që Europa është një treg i madh dhe se aty është forca e saj; por, demokracia brenda saj qëndron mbi këtë treg të përbashkët. Prekja e kësaj demokracie prek vetë këtë treg. Në këtë kuptim, tolerimi i praktikave të tilla si ato të dy Viktorëve, është një goditje jo e vogël në zemër të këtij bashkimi. Kjo gjë nuk duhet gëlltitur; nuk duhet lejuar!…
Po rasti shqiptar?
Edhe në Shqipëri, për ndjekësin e kujdesshëm të ngjarjeve lexohen mjaft ngjarje e veprime me natyrë jodemokratike, përqendrime autokratike ose akumulime pushteti, të afërta me ato të dy rasteve të para. Jo rrallë të shoqëruara edhe me një shurdhim, verbim e «bekim» ndërkombëtar! Pa lënë mënjane, kohët e fundit, dhe «trojkën» për çështje të tilla serioze si ajo e ndryshimeve kushtetuese. Në fakt, politika, me përpjekjen e fundit për një ndryshim tjetër të dokumentit themeltar shqiptar po e shndërron atë në pjesë të lojës për pushtet, nga njëra anë apo një kartë (letër) pa vlerë (edhe sipas vlerësimit të Forumit Civil), nga ana tjetër! Gjëra që as mund të imagjinohen kurrë në vendet përkatëse të përfaqësuesve të kësaj trojke, aq më pak për ata vetë!
Gjithashtu, ndryshimet në Kushtetutë, ndryshe nga miratimi i saj me referendum popullor, deri tani janë realizuar thjesht me marrëveshje midis krerësh politikë, për t’u miratuar menjëherë me votë të komanduar parlamentare. Të tilla ishin ndryshimet numerike për KQZ-në (ende si institucion kushtetues), para zgjedhjeve vendore të vitit 2007 (me një ndryshim të formulës e numrit – nga 7 në 9 anëtarë); ndryshimet thelbësore të vitit 2008 që cenuan rëndë kolonat kryesore të ndarjes së pushteteve dhe kontroll-balancimit të tyre. Bile, edhe në atë kohë, me gjithë pazarin joparimor politik, grevën e urisë në Kuvend apo peticionin qytetar për moszhvillimin e referendumit popullor mbi këto ndryshime, vetë këto amendamente zhbalancuese u përshëndetën (gabimisht!) nga disa përfaqësues ndërkombëtarë. Njëlloj, me një procedurë të thjeshtë parlamentare, po gatuhet këtë verë të nxehtë një ndryshim i ri kushtetues, përsëri i mangët, tërësisht pjesor, thjesht për interesa politike dhe pushteti, por aspak për mirëqeverisje demokratike dhe të ndershme! Për fat të keq, sipas shenjave, përsëri me nxitje e «bekim» të gabuar!…
Në fakt, vitet e fundit është dobësuar keqas roli kontrollues – ekuilibrues i kryetarit të shtetit, krahas zgjedhjes së tij me shumicë të thjeshtë, si në rastin e fundit. Është fyer ky institucion, paralelisht me atë të prokurorit të Përgjithshëm, deri duke mos ekzekutuar urdhrat e këtij të fundit. Janë lënë pa miratim apo janë hedhur poshtë apriori dekrete të Presidentit të Republikës. E kështu me radhë. Pa e vazhduar «historinë» më tej, nuk besoj që të jetë e vështirë për lexuesin e këtyre radhëve nxjerrja e një konkluzioni të qartë e krahasimor me dy rastet e para. Sidomos në kushtet e një opozite që nuk ka pse të jetë e kompleksuar, por që duhet të luajë rolin e saj. Aq më pak që të «shantazhohet» apo të dorëzohet menjëherë e papritur, nën trysni të brendshme ose të jashtme!…