Koha dhe arsyet e ndërrim it të kreut të SHISH-it krijojnë pikëpyetje”. Është ky reagimi elokuent i Ambasadës Amerikane, megjithëse jo në vetë të parë, në personin e ambasadorit. Nga gjuha diplomatike kjo fjali përkthehet se ka diçka që nuk ecën, qoftë me kohën e zgjedhur për ndryshimin e kreut të SHISHit, qoftë me arsyet për këtë ndryshim.
Në këtë analizë të shpejtë po i përmbahemi linjës së arsyetimit amerikan, pra duke u mbështetur te koha dhe arsyet e ndryshimit të kreut të SHISH-it. Po e fillojmë me arsyet atëherë. Janë disa arsye dhe para se të parashtrojmë ato, duhet të themi se në identifikimin e tyre ka një shkallë të lartë subjektivizmi, sepse shumë prej tyre mbeten të fshehta për shkak të veçantisë së punës së këtij Shërbimi. Por, analiza për identifikimin e tyre mbështetet mbi elemente të njohura, të bëra publike, kështu që shkalla e probabilitetit të atyre që ne mendojmë se janë arsyet e një shkarkimi të tillë duhet të jetë e lartë.
Ndërrimi i beftë i kreut të SHISH-it, Bahri Shaqiri, në ditët e para të gushtit, është dëshmia e dytë publike e rëndësishme e mënyrës së funksionimit të dyshes së re në krye të shtetit, Sali Berisha – Bujar Nishani, pas emërimit të kreut të KLD-së. Me gjithë dëshirën e realizuesve të këtij ndryshimi që ngjarja të mos ketë vëmendjen e duhur publike, minarja nuk mund të fshihet në thes. Ky ndryshim është një veprim që shkon kundër vendosmërisë perëndimore, të përfaqësuar qoftë nga vetë NATO, qoftë nga një aleat i rëndësishëm si SHBA, për të mos e larguar kreun e SHISH-it, nëpërmjet një ligji ad hoc apo nëpërmjet një akti emëror shkarkimi siç ka dëshiruar vazhdimisht kreu i qeverisë që nga 2005-a. Janë të paharruara ende angazhimet verbale perëndimore, vizitat, telefonatat e nivelit të lartë, përfshi kreun e NATO-s, për ta ndaluar një proces zëvendësimi të kreut të SHISH-it, me gjithë veshjen ligjore të iniciativës.
Nëse Kryeministri vendosi në fillim të gushtit 2012 të shkojë publikisht kundër kësaj vendosmërie, domethënë që arsyet e tij janë shumë të forta. Ama, këto arsye, sigurisht, janë kundër arsyeve të perëndimorëve për ta mbajtur kreun e SHISH-it në detyrë. D.m.th. janë arsye personale. Jo arsye kombëtare sa kohë që mbrojtja e interesit kombëtar na imponon që për këto institucione duhet patjetër të bashkëpunojmë me Perëndimin. Mbrojtja e vendit nga rreziqet e jashtme, detyrim i SHISH-it, është njëherësh dhe interes perëndimor, kështu që nëse perëndimorët e mbrojnë kreun e SHISH-it, atëherë të paktën në këtë plan ai ka punuar mirë. Cila mund të ishte një arsye në planin e brendshëm?
Mungesa e bashkëpunimit të Shërbimit me qeverinë? Mund të jetë kështu, por duhet përsëritur se vendet mike me SHBA-të në krye, NATO, nuk janë bindur për argumentet e qeverisë, kreut të saj, pse nuk ekziston një bashkëpunim i tillë. Nuk duket të ketë qenë bindëse as sjellja e një argumenti të fundit nga ana e kreut të qeverisë, se kreu i SHISH-it, prokurorja e Përgjithshme, ish-presidenti Bamir Topi, janë takuar me njëri-tjetrin më 21 janar, diçka që sipas tij, vërtetonte hipotezën e grushtit të shtetit nga ana e tyre. Shteti nuk komandohet nga Kryeministri që krerët e tri institucioneve të mësipërme të mos takohen me njëri-tjetrin pa lejen e tij.
Dhe sipas Perëndimit, më 21 janar nuk kishte grusht shteti. Po kalojmë te koha e zgjedhur, megjithëse edhe duke u marrë me të, praktikisht i afrohemi identifikimit të arsyeve pse më 9 gusht Kryeministri ia doli mbanë të ndërrojë kreun e SHISH-it. Kryeministri ka zgjedhur një kohë të veçantë si fillimi i gushtit për të reduktuar reagimin ndërkombëtar apo të brendshëm për një zëvendësim si ky. Gjatë kësaj periudhe duhet imagjinuar që ambasadorët e vendeve më të rëndësishme janë me pushime, përfshi dhe atë të SHBA-ve, vendi që është angazhuar më shumë në mbrojtje të drejtorit të SHISH-it.
Prej kreut të qeverisë supozohet që dhe administratat respektive të ministrive të Jashtme që përcaktojnë qëndrimet e kancelarive, për më shumë Diplomacia amerikane në muajt e fundit para zgjedhjeve presidenciale nuk do ta kenë vëmendjen, pra as reagimin e vendosur ndaj një fakti të kryer si ky. Por, a i përkthen mirë Kryeministri Berisha shenjat perëndimore, apo i injoron ato njëlloj si në vitet ‘92- ‘97? Nga ana tjetër, ky veprim është zgjedhur të bëhet në muajin e parë të mandatit presidencial të Bujar Nishanit. Në këtë ngut të Kryeministrit për ta detyruar Presidentin të firmosë një akt kaq të rëndësishëm, ka shumëçka që nuk mban erë të mirë. Në këtë akt të dyshes në krye të shtetit ka vullnet kryeministror për ta kompromentuar që në fillim Presidentin si njeri në shërbim tërësor të kreut të Ekzekutivit. Pra në këtë akt kaq të shpejtë ka mungesë tërësore skrupujsh për të ruajtur imazhin e Presidentit.
Në këtë akt të ngutshëm ka përsëritje të një precedenti të vendosur me shkarkimin e prokurorit të Përgjithshëm, të realizuar gjithashtu që në muajin e parë të mandatit të Presidentit Topi. Përsëritja e disa elementeve në këto dy shkarkime ngjan se është pasojë e një frike të Kryeministrit se mos presidentët ndërrojnë mendje pas përpunimit të tyre nga ana e ndërkombëtarëve apo pas ndërgjegjësimit të tyre për të treguar pavarësi në funksionimin e institucionit të kryetarit të shtetit. Me këtë akt të dyshes në krye të shtetit nuk kemi asnjë drojë prej tyre se po vërtetohen pandehmat e opozitës, të një pjese të opinionit publik, se vendi po shkon drejt një modeli të frikshëm funksionimi, siç ishte ai i Shqipërisë më 1992-1997. Edhe emërimi në krye të SHISH-it sot i dikujt që ka punuar në krye të SHIK-ut të dikurshëm, me gjithë seriozitetin e tij personal apo të dhënat intelektuale, është provë e rrëshqitjes së vendit drejt atij modeli. Dallimi që e bën akoma më të frikshëm këtë model në kohë tjetër, është fuqia e llahtarshme ekonomike që ka grumbulluar grupi kryesor në pushtet, që i referohet Sali Berishës.
Fuqia ekonomike, ajo ekzekutive, ajo institucionale, e vështirësojnë dhe e bëjnë shumë të vështirë rrotacionin politik në vend, duke pasur parasysh historinë personale të Kryeministrit. Mund të kemi dhe pandehma të tjera për kohën e zgjedhur, që lidhen me situatën rajonale, me raportet e Shqipërisë në rajon apo në botë, me zhvillime vendore, siç është viti i fundit i zgjedhjeve, por dhe kaq mjafton për t’i bërë të frikshme pikëpyetjet për të cilat flet Ambasada Amerikane. Se cili do të jetë reagimi perëndimor, le të presim. Por askush, përveç Kryeministrit dhe grupit të tij politiko-ekonomik, nuk duhet të jetë i kënaqur sot.