Prej katër ditësh po digjet pylli i Priskës. Ky pyll, shumëshekullor, nga më të pasurit e Shqipërisë për nga bimësia dhe zogjtë, – edhe shqiponja dhe ujqër kishte, – është vazhdim i faqes perëndimore të Dajtit dhe, nga Tirana, mbrëmjeve, kush ka sy në ballë, mund të shohë këto ditë me vështrim të lirë zjarret e lemerishme si përhapen. Ndërsa ne, që jetojmë në Priskë, dëgjojmë, sidomos natën, gjithë natën, një uturimë të mbytur, të thellë. Nuk duhet të jesh medoemos fëmijë për të besuar se është rënkimi i dëshpëruar i pyllit që jep shpirt përmes dhimbjesh të tmerrshme.
Një pjesë e këtij pylli u shkrumbua para tre vjetësh. Por, edhe aq sa kishte mbetur e po shkrumbohet tani, ishte përsëri, pa dyshim, një nga pyjet më të bukur të vendit dhe, për Tiranën posaçërisht, ishte një mushkëri fort e çmuar dhe e pazëvendësueshme. Ai po digjet si mall pa zot. Mjerë ai për fatin që pati, të jetë pa zot! Kryeplaku i fshatit, i vetmi përfaqësues i shtetit, që mund të takojmë ne, banorët e Priskës, më thotë se ka lajmëruar edhe kryetarin e komunës, edhe Policinë. Ai ka në zë pikëllimin e njeriut të pafuqishëm. Lajmërimi i tij ka vlerë vetëm po të nisemi nga hamendja se shtetarët e tjerë, ata, të mëdhenjtë në Tiranë, nuk kanë sy në ballë.
Ky lajmërim del, megjithatë, se ka qenë mundim i kotë. Shtetarët tanë nuk kanë as veshë për të dëgjuar. Djegia e këtij pylli e që fatkeqësisht nuk është e vetmja në hapësirën e vogël të Republikës tonë jetime, përbën një dëmtim kolosal të pasurisë publike të shqiptarëve, një dëmtim me pasoja të rënda për ne, të gjallët e sotëm dhe për fëmijët tanë, fëmijët e tyre dhe për nipërit e fëmijëve tanë. Ndoshta edhe një brez më tutje. Sepse një pyll si ky ripërtërihet me zor të madh e do kohë, më shumë se një shekull. Por në komunikatat e shumta që nxjerr përditë Ministria e Brendshme e ku pasqyrohet lulëzimi i kriminalitetit, nuk shoh të përmendet ky krim. Aq më pak mësojmë të jetë arrestuar ndonjë autor apo qoftë edhe të jetë çelur ndonjë hetim. Sepse, në më të shumtën e rasteve, këto zjarre lubi nuk janë fatkeqësi natyrore. Herë pa dashje, e më së shpeshti me dashje, ato i shkakton dora e njeriut. Shqiptari i zakonshëm nuk ka mësuar ende ta dojë e ta çmojë natyrën.
Përditë e shohim mjaftueshëm sa budalla tregohet ky shqiptar vdekatar me pyllin, me tokën, me ujin, me ajrin. Kjo është një dramë e madhe e kombit dhe e shoqërisë sonë të sotme. Por edhe më e madhe bëhet kjo dramë kur një verbëri të tillë e kanë edhe shqiptarët e “jashtëzakonshëm”, të zgjedhurit dhe të paguarit nga ne për të na qeverisur, domethënë, për ta ndihmuar shqiptarin e zakonshëm t’ia nxijë sa më pak jetën vetes. Ndër këta shqiptarë të “jashtëzakonshëm”, mendja më shkon më së pari te Presidenti i ri i Republikës. Mendja ime, e nxehur veçanërisht nga zjarret në pyje, ma thotë se ai do i kishte bërë një shërbim shumë më të çmuar vendit sikur të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare pikërisht për të diskutuar mbi masat e krejt institucioneve të shtetit për parandalimin dhe neutralizimin e zjarreve në pyje, në vend që ta shtrydhte trurin siç e shtrydhi për të ndryshuar drejtorin e SHISH. Nuk më duket aspak alarm i tepruar një mbledhje. E beson apo s’e beson ai vetë, është tashmë Kryetar i Shtetit.
Dhe si Kryetar i Shtetit do të kishte kështu në tryezën e vet ovale edhe shqiptarin tjetër të “jashtëzakonshëm”, Kryeministrin Berisha, të cilit, pikërisht me të drejtën dhe detyrimin e Kryetarit të Shtetit, t’i kujtonte se qytetarët e këtij vendi nuk presin prej tij nga ato rekorde qesharake të qëndrimit në ujë, sepse republika jonë, të paktën sa të jetë gjallë Kryeministri e ne bashkë me të, nuk ka gjasa të kthehet në një republikë amfibësh. Banorët tokësorë të këtij vendi presin, veç të tjerash, që ai të shuajë zjarret në pyje. Po shkrumbohen mijëra hektarë pyje çdo ditë në jug e në veri. Mijëra të tjerë janë bërë hi e thëngjill tashmë. Pranë Kryeministrit, nën fushëpamje të plotë të Presidentit, do të ishte i ulur shqiptari tjetër i “jashtëzakonshëm”, ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili, për më tepër e ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën herë pranë pyllit e herë në mes të pyllit. Pak më tutje, gjithnjë në fushëpamje të mirë të Presidentit, do të ishte një shqiptar tjetër “i jashtëzakonshëm”, i cili nuk e ka kaluar fëmijërinë e as adoleshencën pranë pyllit e as në mes të pyllit, – po të lëmë mënjanë Parkun që rrethon Kishën e Shën Prokopit.
Dhe ky është ministri i Mbrojtjes, Arben Imami. Po t’i besojmë masterit që ka kryer në SHBA, Presidenti do të ishte në gjendje t’i shpjegonte ministrit tonë të Mbrojtjes – dhe le ta ngrinte zërin se nuk bëhej nami, – se një nga drejtimet më të rëndësishme të veprimtarisë së një ushtrie anëtare të NATO-s qëndron të aftësimi i saj për të ndërhyrë në raste emergjencash civile. I tillë është pa dyshim ky i zjarreve nëpër pyje. 2 për qind e buxhetit të shtetit shkon për këtë ushtri. Sa për krahasim, të gjitha harxhimet për kopshtet, shkollat e universitetet në Shqipërinë tonë, janë më pak se 3 për qind e këtij buxheti. Është krejt e kuptueshme, pra, pse në SHBA, në Spanjë, në Francë, në Kroaci e kudo ku ka zjarre kësaj vere, shohim ushtrinë të jetë në ballë të luftës me zjarrin. Ju betohem se këmbë ushtari shqiptar nuk është dukur andej nga po ndodh hataja e pyjeve tona. Ndërsa Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e tij Bujar Nishani, siç mësuam nga mediat, ka shkuar të çlodhet rehat në Pogradec.
Ajër i pastër, freski, bukuri e Zotit! Nuk kam dëgjuar të ketë rënë ndonjë zjarr në rrethinat e liqenit të magjishëm të Lasgushit. Shyqyr! Ama kështu ne humbim çdo shpresë ta dëgjojmë zërin e qytetarit të parë të vendit për sa na dhemb ne të tjerëve, qytetarëve të dorës së dytë të vendit të tij. Edi Rama, ky shqiptar tjetër po aq “i jashtëzakonshëm” sa ata që përmenda më lart, nuk do të ishte në mbledhjen e paqenë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Nuk e ka parashikuar Kushtetuta. Por e dinë tashmë i madh e i vogël se ai të paktën shërbimin në Twitter e ka gjithmonë me vete. Mund të përcillte në hapësirë, e pastaj ta kapë kush ta kapë, një fjalë ankuese për pyjet që po shkrumbohen, për kafshët e egra dhe zogjtë që po përcëllohen si në ferr, për burimet që po thahen. Një fjalë e pastaj le të shtonte se “edhe zjarret në pyje fiken kur të shkulim qeverinë Berisha”.
Gëk-mëk nuk ka bërë! As sa kryeplaku i fshatit tim nuk jeton me hallet e shqiptarëve ky që sheh ëndrra për t’u bërë Kryeministri ynë vitin e ardhshëm, ndërkohë që fshati digjet. I duken të vogla atij këto lloj hallesh, të parëndësishme, ndoshta edhe të përbuzshme si halle fshatarësh. Kondicioneri i zyrës së tij të madhe e filtron mirë ajrin dhe e ftoh mjaftueshëm, që të mos e ndotë hundën e tij të ndjeshme era e shkrumbit. Edhe ai lum si të tjerët për popullin e urtë që fati u dha të qeverisin!