Eshtë diçka e stërditur që pallatet e banimit në qendrat tona urbane dhe rurale po pushtohen masivisht nga lojërat e fatit, kazinotë, zyrat e basteve sportive, lotarive, bingove etj. Është gjithashtu e stërditur se drejt këtyre aktiviteteve orientohen para të pista të pakontrolluara dhe pasionet e grumbulluara të nxitura në ato lojëra janë burim krimesh dhe fatkeqësish të individëve dhe shoqërisë.
Kjo është arsyeja pse në ato vende ku është në fuqi qasja liberale për lejimin e tyre, është njëherësh shumë i fortë kontrolli mbi origjinën e parave, numrin e kazinove, vendndodhjen e tyre. Shteti i cili merr të ardhura të rëndësishme prej këtyre lloj aktivitetesh, imponon veç të tjerash dy kushte: e para ekskluzivitetin në një territor të caktuar të një njësie lojërash fati, dhe e dyta, mosngritjen e tyre në një godinë publike.
Parë kështu, iniciativa e fundit e Bashkisë së Tiranës për të imponuar zhvendosjen e një numri njësish të këtyre lojërave drejt periferisë ose përndryshe përballjen me një taksë bashkiake më të lartë, krijoi një valë simpatie te qytetarët, njoftojnë media të ndryshme, që u referohen disa sondazheve. Por vetëm kaq nuk mjafton për të kuptuar gjerësinë, thellësinë e këtij vendimi të pritshëm bashkiak, i cili ndërmerret sipas Bashkisë më të madhe në vend, me synim monitorimin dhe kontrollin e këtyre njësive nëpërmjet përqendrimit të tyre në një zonë.
Sipas një përkufizimi, lojërat e fatit janë të gjitha ato lojëra në të cilët rrezikohen para në emër të një rezultati fitues – shumëfishim parash, ose të mirash materiale, pas një ngjarjeje të ardhshme. Ky fitim është krejt rastësor dhe që mund të kuptohet me atë shkallë njohjeje që ke për aktorët e asaj ngjarjeje, ose s’mund të kuptohet fare. Edhe sipas këtij përkufizimi, edhe sipas mënyrës së mbikëqyrjes që shteti u bën këtyre lojërave, brenda këtij koncepti hyjnë lojërat elektronike, bastet sportive, lotaritë, bingot etj. Nga informacionet mediatike që vijnë deri më sot, mësohet se subjekt i këtij vendimi të pritshëm të Bashkisë janë vetëm lojërat elektronike, kazinotë dhe kazinotë elektronike, dhe jo lojërat e tjera të fatit.
Një projekt vendim i kësaj natyre supozohet se është jo një akt spontan, por pjesë e një strategjie të studiuar mirë, pjesë e një programi politik të një kryetari Bashkie. Parë kështu, rreth këtij vendimi të pritshëm, jorutinor, shtrohen disa pikëpyetje, të cilat do duhen të sqarohen prej Bashkisë dhe që ndoshta në një moment të parë nuk janë bërë publike. Pikëpyetjet janë të frymëzuara nga këndvështrimi i interesit publik, i cili në trajtën e vet të pastër do të impononte moslejimin e asnjë lloj loje fati, të çfarëdolloj natyre. Por një respektim i tillë i interesit publik është diçka utopike: sot shteti prej atyre lojërave të fatit që deklarojnë të ardhurat e tyre, dhe zotërojnë një lloj licence, përfton një burim të mirë të ardhurash, të cilat në ditët e sotme të vështirësive të mëdha për likuiditet, s’mund të neglizhohen. Pra, interesi publik është tkurrur ligjërisht në emër të interesit privat për të lëvruar këtë aktivitet, i cili shfrytëzon vesin dhe dobësinë njerëzore duke prodhuar para për njeriun e biznesit, pa prodhuar të mira materiale për shoqërinë. Afërmendsh që prapa biznesesh të tilla, shfrytëzuese të dobësive inherente të njeriut qëndrojnë njerëz të fuqishëm, pse jo të lidhur me qeverinë, apo pushtetet lokale në vend, të cilët gëzojnë lehtësi të mëdha në një ose në tjetrin element të biznesit të tyre.
Pikëpyetjet mbas projektvendimit
A do të përfshihen në këtë vendim të gjitha njësitë e lojërave elektronike, apo vetëm një pjesë e tyre? Nëse vetëm një pjesë e tyre, pse kjo qasje selektive? Një akt normativ, si rregull ka karakter të përgjithshëm dhe jo karakter specifik. Cila është arsyeja pse ky akt ka karakter specifik? Përqendrimi i tyre në një pikë të periferisë, ku ende nuk ka investime alla Las Vegas, është një lloj dënimi me vdekje për këto njësi lojërash elektronike, dhe kjo është gjë e mirë. Por ndërkohë favorizohen të tjerat, që nuk do zhvendosen, që kanë gjithashtu damkën e lojërave të fatit dhe që do të kenë një fetë më të madhe të tregut të vesit dhe parazitizmit kombëtar. Tirana zotëron 40% të tregut të këtij vesi në rang kombëtar.
Së dyti, pse nga projektvendimi përjashtohen të gjitha lojërat e tjera të fatit, pikat e basteve, lotarive, bingove etj.? A nuk janë dhe këto aktivitete që meritojnë gjithashtu të monitorohen nisur nga potenciali i ngjarjeve kriminale që ato bartin? Sa për shembull, vrasësi serial, njëherësh grabitësi i bankave Gusho, e kishte si ritual normal të ditëve të veta në Tiranë mbushjen e skedinave sportive. Kjo sëmundje kolektive e përbotshme është në themel të ndotjes së futbollit për të cilat dëgjojmë shpesh, dhe Shqipëria është bërë pjesë e hartës së krimit sportiv – trukimit të ndeshjeve.
Së treti, nisur nga motivacioni shoqëror që qëndron në bazë të këtij vendimi të Bashkisë, ne kemi të drejtë të bëjmë dhe një pyetje tjetër. Pse mendohet se përqendrimi në periferi i një pjese të këtyre lojërave – ato elektronike, do ta largojë krimin nga qendra dhe kjo është një gjë e mirë? D.m.th. pse përqendrimi i krimit në periferi, ku banojnë përgjithësisht njerëz të varfër, punëtorë etj., të cilët gjithashtu nuk janë imunë ndaj këtij vesi të përbotshëm, qenkësh gjë e mirë? Vërtet duhet të mendojmë ta dënojmë edhe më shumë këtë pjesë të komunitetit tonë, duke i afruar kaq afër një të keqe që shkatërron familje, fate njerëzore?
Një veprim si ky nga ana e Bashkisë verifikohet në një kohë dhe në një hapësirë të caktuar. Pra, që të kuptojmë tërësisht motivet dhe pasojat e tij, do të duhet të shqyrtojmë kohën kur ai do të ekzekutohet. Vetëm para pak ditësh, qeveria vendosi dhënien me koncesion të Lotarisë Kombëtare një subjekti austriak, i cili nga ana e opozitës u akuzua gjerësisht si subjekt i favorizuar padrejtësisht. A ka lidhje ky vendim me këtë koncesion kombëtar?
Hëpërhë, nga informacionet që qarkullojnë, pyetjet e mësipërme nuk marrin përgjigje zyrtare. Por ajo që mund të thuhet me aq sa dihet, është se një vendim si ky do të kishte efekte të jashtëzakonshme në disiplinimin shoqëror, nëse do të ishte fryt i një studimi dhe i një vendimmarrje kombëtare. Nën këtë vendimmarrje kombëtare të studiuar mirë sipas ndonjë modeli perëndimor, të gjithë lojërat e fatit do të trajtoheshin të gjithë njëlloj. Po ashtu shteti nuk do të merrte anën e disave prej këtyre lojërave, duke krijuar premisat e skenarit ku peshku i madh ha peshqit e vegjël, por do t’i ndëshkonte të gjithë duke mbetur i paanshëm. Bashkia do duhej të koordinohej me Ministrinë e Financave, me ligjvënësin, me komunitetin, për të gjetur format më të mira të seleksionimit dhe taksimit të këtyre aktiviteteve.
Pa paragjykuar synimet e Bashkisë së Tiranës me projektvendimin e mësipërm, është koha që ky realitet çmendurak që vihet re në të gjitha qendrat e banimit, me dritat vezulluese alla Las Vegas që nxisin fitimin e shpejtë dhe krimin e egër, të disiplinohet tërësisht. Është sfidë e vështirë të disiplinosh veset shoqërore, krimin kombëtar dhe të mbushësh arkën e shtetit nëpërmjet koordinimit të institucioneve lokale me ato qendrore. Por nëse Bashkia e Tiranës ka ambicie të mëdha, le të bëhet iniciatore e këtij procesi me rëndësi historike.