Në Maqedoni vazhdon debati se a duhet apo jo BDI-ja ta braktisë qeverinë e Gruevskit. Punët erdhën deri aty sa përfaqësuesit e BDI-së të kërkojnë nga shqiptarët e këtushëm ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe fjalën “dalje” dhe të përdorin vetëm shprehjen “hyrje” në qeveri. Gjë që mund të vlejë vetëm për ata që nuk e kanë kuptuar se çdo gjë që “hyn” diku, herdo kurdo duhet të “dalë” nga atje ku ka hyrë.
Por sido që të jetë, mbetet e vërteta se BDI-ja ka shumë arsye që të mos e braktisë qeverinë e Gruevskit. Qindra arsyet pse BDI-ja duhet ta vazhdojë vëllazërinë me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit mund të përfshihen vetëm në një fjali: dëmi u bë dhe, doli apo mbeti BDI-ja në qeveri, shqiptarët e paguan shtrenjtë injorancën politike të kryesuesve të BDI-së. Edhe atë jo vetëm me përbuzjen që ua bëri Gruevski nëpërmjet projekteve antishqiptare, por edhe konkretisht, me harxhimin e disa buxheteve shtetërore, duke injoruar kulturën dhe investimet në vendbanimet shqiptare si të ishin ato pjesë e ndonjë shteti të huaj.
Pra, në rrethana kur BDI-ja është e fundit që e ka kuptuar se ajo nuk duhet t’i shpjegojë arsyet e daljes nga qeveria e Gruevskit, por çmimin që paguan shqiptarët shkaku i hyrjes së saj në këtë qeveri, është e kotë të flitet për pjekuri dhe koncept të qartë politik të atyre që drejtojnë këtë parti. Dhe në rrethana kur BDI-ja e fundit e ka kuptuar se është pjesë e një qeverie e cila nuk do as shtet në NATO e BE, as shoqëri të qytetarëve të barabartë, është e kotë të shpjegosh se Ali Ahmeti i shërbeu një regjimi që shtetin e bëri pronë partiake të VMRO-DPMNE-së. Pra është e kotë drejtuesve të BDI-së t’u shpjegosh se ata janë bashkautorë të mbylljes së mediave, të aksioneve policore si “Monstra”, që kishin për qëllim shqiptarët e këtushëm t’i njollosin si më destruktivët në Ballkan.
Në kohën kur debatohet për (mos)daljen e BDI-së nga qeveria e Gruevskit, janë shpeshtuar kontaktet e Ali Ahmetit me zyrtarët e Tiranës dhe të Prishtinës. Mbase tani – si gjithmonë në situata të tilla – ai kërkon përkrahjen e tyre për veprimet e mëtejme. Dhe me siguri u shpjegon për rezultatet që i ka arritur gjatë përfaqësimit të shqiptarëve të këtushëm në qeverinë e Gruevskit. Lidhur me shpjegimet e tij për Maqedoninë e sotme, zyrtarët e Prishtinës dhe Tiranës duhet ta dinë një të vërtetë: se ekzistojnë tri Maqedoni – ajo e maqedonasve ku investohet e ndërtohet, ajo e shqiptarëve në të cilën ata jetojnë si të huaj në pronën e vet dhe Maqedonia e Ali Ahemtit nga e cila përfitojnë vetëm shokët e tij partiakë.
Pa dyshim se bashkëbiseduesve të vetë nga Tirana e Prishtina, Ali Ahmeti u rrëfen për këtë Maqedoninë e tretë, atë në të cilën jeton ai dhe shokët e tij, që voziten me makina me xhama të errët, nga të cilët nuk shihet qartë realiteti në të cilin jetojnë shqiptarët e këtushëm. Kështu që mund të ndodhë që zyrtarët e Prishtinës e Tiranës, të kenë informata të bollshme vetëm për Maqedoninë e Ali Ahmetit, e cila pa dyshim se është shumë e mirë, ngaqë mundëson që një grusht njerëzish të përfitojnë, të marrin haraçin që u takon për mbulesën që ia ofruan Gruevskit, i cili ia doli t’i përbuzë e t’i dëmtojë shqiptarët e këtushëm në ato përmasa sa ata tani të mos lodhen me atë se a do del apo do mbetet BDI-ja në qeveri, por si ata të dalin nga ky mjerim ku ndodhen sot.
BDI-ja e sotme përballet me atë që qëndron përballë Maqedonisë së Gruevskit: me tunelin që ka hyrje, por jo edhe dalje. Ngaqë BDI-ja hyri në atë tunelin, për të cilin shumëkush me kohë paralajmëronte se nuk ka dalje, asaj tani nuk i mbetet asgjë përpos të shtiret se është armiqësuar me Gruevskin.
Por, sa u vlen kjo shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët e dinë atë që, siç duket, ende nuk e ka kuptuar Ali Ahmeti: në këtë shtet s’është aq keq sa duket, por edhe më keq. Është edhe më keq ngaqë dëmi i bërë nuk mund të korrigjohet, ngaqë Gruevski ua harxhoi shqiptarëve të këtushëm një pjesë të së ardhmes së tyre, ngaqë aq sa kjo qeveri harxhoi për ngritjen e përmendoreve, ky shtet nuk ka investuar për shqiptarët e këtushëm gjatë tërë 20 viteve sa Maqedonia është e pavarur dhe sovrane. Dhe tërë këtë Gruevski asnjëherë nuk do e arrinte nëse nuk do kishte mbulesë Ali Ahmetin, i cili, sa herë që cilido shqiptar i këtushëm thoshte se bëhet fjalë për një koncept qeveritar antiperëndimor e antishqiptar, ai dilte dhe i shpjegonte popullit se vetëm “analistët e paudhë” janë ata që duan të prishin vëllazërinë mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. E tani kur do duhet të shpjegojnë se çka fituan shqiptarët e Maqedonisë nga pjesëmarrja e partisë së tij në qeverinë e Gruevskit, përfaqësuesit e BDI-së kërkojnë nga opinioni i këtushëm të heqë nga përdorimi fjalën “dalje” nga qeveria.
Mbase një ditë ata do kërkojnë që shqiptarët e këtushëm t’i harrojnë edhe vitet gjatë të cilëve Ali Ahmeti u shërbeu si mbulesë politikave të Gruevskit. Dhe të tillë siç jemi, ne do harrojmë shumëçka, por jo edhe pyetjen e dikurshme publike të Ali Ahmetit: “Ku të shkojmë nëse dalim nga qeveria?” Kjo pyetje nuk duhet harruar ngaqë ajo shpjegon shumëçka. Ndër të tjerat, kjo pyetje ngërthen në vetvete vetëdijen politike që ka për qëllim hyrjen në qeveri me çdo kusht, por duke mos e kushtëzuar me asgjë mbetjen në të. E atij që hyn diku e nuk di ku të shkojë në rast daljeje, mund t’i ndodhë që edhe të kalbet aty ku ka hyrë. Gjë që është duke i ndodhur BDI-së së Ali Ahmetit.