E para, artikulli i "New York Times" nuk sillte më shumë fakte në adresë të tij sesa akuzat e përditshme të opozitës, të mbështetura kryesisht mbi regjistrimet e bisedave të biznesmenit Trebicka me atë amerikan Efraim Diveroli.
Së dyti, ai që kishte thënë fjalë të forta në kurriz të Kryeministrit dhe djalit të tij, presidenti i kompanisë amerikane AEY, Diveroli, dilte prej shkrimit me një portret jo shumë simpatik. 22 vjeç, i përfolur për probleme me ligjin, me familjen apo shoqërinë, akuzuesi i Kryeministrit, ishte shënjestra kryesore individuale e artikullit të "New York Times", bashkë me autoritetet përgjegjëse për tenderin. I çliruar me shumë gjasa, nga shqetësimi për natyrën e shkrimit të gazetës më serioze në botë, tani që shkrimi u botua, zoti Berisha, mendon me siguri se të mund ta quash me lehtësi akuzë të mafies ato që thotë Diveroli në bisedë me një biznesmen shqiptar. Plotësisht e justifikueshme, veçanërisht për standardet etike të Kryeministrit, në raport me kolegët e vet, politikanë shqiptarë, ndaj të cilëve ka përdorur akuza shumë më të forta.
Së treti, në raste të tilla kur opozita forcoi sulmin ndaj tij në përpjekjen për të shumëfishuar mesazhet e gazetës, Berisha vendosi t‘i përgjigjej sulmit me sulm. Megjithëse jo me intensitetin e tij maksimal: Erionët, Majko ishte targeti i tij i zgjedhur jo rastësisht: Delijorgji rezultonte me raporte të mira bashkëpunimi dhe me Majkon.
Për këtë sukses të vockël zoti Berisha mund të ketë merita: letra që ai thotë se i ka shkruar "New York Times", mund të ketë ndikuar. Ashtu siç mund të kenë ndikuar dhe ndërhyrjet e autoriteteve amerikane për të cilat është shumë e rëndësishme ftesa për Shqipërinë në NATO dhe artikulli mund të kishte pasoja. Çka ka sjellë zvogëlimin e rreshtave ku përmenden Kryeministri, zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë si Mediu.
Të gjitha këto janë plotësisht të vërteta. Por ka një të vërtetë tjetër, ashtu si dhe dardha e ka bishtin mbrapa. Ajo del drejtpërdrejt nga shkrimi i "New York Times" dhe vërtetohet nga dëshmitë e të mbijetuarve. Biznesmenë shqiptarë, zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në nivelin e tij më të lartë kanë mashtruar sipas investigimit 1 milion dollarësh të "New York Times", autoritetet amerikane duke i shitur atyre fishekë të vjetër të depozitave shqiptare. Kjo del qartë nga shkrimi dhe është shumë e rëndë. Sepse siç del nga dëshmitë e të mbijetuarve, fishekë të destinuar për skrap, blerë nga ushtria shqiptare për 5 dollarë, i janë shitur amerikanëve me 40 dollarë. Shifrat dalin nga faksimilet e kontratave; vjetërsia e fishekëve përcaktohet nga tenderi i bërë publik në web page-n e Departamentit të Mbrojtjes. Pikërisht këtu shitja e ligjshme e armëve bashkohet me tragjedinë e Gërdecit. Dhe historia bëhet akoma më e rëndë.
Zinxhiri i fajësive
Rreth tragjedisë së Gërdecit janë bërë analiza dhe vepra politike si interpelanca, debate parlamentare, protesta etj. Emocioni ka qenë dominant dhe bashkë me të, karakteristikë e debatit publik rreth tragjedisë së rëndë ka qenë një betejë dokumentesh, kundërdokumentesh, akuzash, kundërakuzash që preku dhe majën e ekzekutivit me gjithë familjen e tij. Pas akuzës së artikullit të NYT debati meriton të fiksohet në një plan tjetër të rëndësishëm, të patrajtuar thellësisht, me të cilin po merret prokuroria, por vështirë se ajo do ia dalë mbanë në kushte të tilla politike. Atë të përgjegjësive ligjore dhe përgjegjësve të vërtetë për mashtrimin, por pse jo dhe tragjedinë. Sa është faji i Kryeministrit, i ministrit të Mbrojtjes, i autoriteteve ushtarake, në mashtrimin e madh në kurriz të amerikanëve, për të cilin Trebicka tha dje në "Top Show" se kanë dalë "fakte të larmishme"? Pse institucionet e mbrojtjes përgjegjëse direkte për tragjedinë, ditët e fundit janë përfshirë në një betejë të brendshme që hedh në erë imazhin e vendit që kërkon anëtarësimin në NATO me çdo kusht? Diçka tmerrësisht e dëshpëruar, por dhe e shëmtuar që dëmton imazhin e vendit edhe më pas masakrës së Gërdecit.
Një pyetje tjetër. Sipas ligjit aktual antikorrupsion, dënohen njëlloj korruptuesi dhe i korruptuari. Por Delijorgji ishte produkt i sistemit; po t‘i besosh akuzat e të gjithëve kundër të gjithëve, ai kishte shfrytëzuar të gjitha dobësitë e sistemit si mik i Ruçit, Majkos, Ramës, Berishës, Pinarit, Mediut, apo si miku i futbollit. Njerëz si ai pra, bëhen të fuqishëm prej politikës së dy krahëve, që nuk zbaton rregullat e lojës dhe shkakton veç vonesave historike dhe tragjedi.
Plani i fajësive penale, apo administrative të çon seriozisht tek ai i përgjegjësive politike, për të cilat flet opozita. Sa ka të drejtë ajo të kërkojë dorëheqjen e Kryeministrit në këtë moment, apo e gjitha është një lojë për të rrënuar në mënyrë të pariparueshme autoritetin e tij dhe për të fituar që tani zgjedhjet që formalisht mund të mbahen në afatin 4-vjeçar?
Dhe në fund diçka tjetër, që lidhet me atë nga filluam. Tragjedia e Gërdecit mori jo thjesht karakter kombëtar, por dhe karakter ndërkombëtar, ku cilësori "amerikan", është përdorur pak si shumë. Ç‘lojë luhet me kompaninë amerikane SAC, me AEY, me autoritetet amerikane dhe paratë e tyre? Lojë për të shpëlarë veten, ndarë përgjegjësitë etj., dhe sa mund të durohet kjo lojë prej të prekurve? Ndërsa opozita para tragjedisë së Gërdecit, dukej e bindur ndaj porosive të miqve tanë më të fuqishëm të përtej detit, për t‘i shërbyer me çdo kusht objektivit të anëtarësimit, protesta e para disa ditëve të fut në mendime. Protestë me leje, apo pa lejen e miqve? Deri ku shkon leja?
Dje, pas botimit të artikullit në "New York Times", ambasadori amerikan e takoi Kryeministrin Berisha në një vend tjetër nga ku e takon zyrtarisht. Në vilën 30. I dha kurajë, apo i tërhoqi veshët? Proceset kanë ngrirë derisa të merret ftesa apo çfarë? Të bësh supozime për pyetje të tilla është e ekzagjeruar, pasi që duhen informacione të rezervuara. Por dhe duke shtruar pyetje, ndriçon diçka. E sigurt është se dardha gjithmonë e ka bishtin mbrapa.