Sipas një skeme propagandistike berishiane, që i rrjep berrit shtatë lëkurë, mbrëmjen e pardjeshme nëpër Tiranë u hodhën në ajër fishekzjarrë. Ditën ishte bërë publik propozimi i Komisionit Europian që Shqipëria të marrë statusin e kandidatit. Derisa të zbulojmë se sa para publike janë përdorur për këtë ziafet, kemi mundësi të reflektojmë për rrjepjen e pardjeshme. A është e justifikuar, apo jo? Dhe çfarë përfaqëson ky propozim?
Për ta kuptuar më mirë gjithçka thamë më sipër, po ofrojmë një skemë universale shpjegimi. Le ta vendosim këtë ngjarje në kontekstin e duhur hapësinor dhe në atë kohor.
Në kontekstin rajonal, vendimi për Shqipërinë ishte vendimi më pozitiv që lidhej me rajonin, duke mos përfshirë Kosovën, që gjithsesi, pati një përparim real në marrëdhëniet e saj me BE-në. Serbia ka mbetur në vendnumëro prej marrëdhënieve të vështira me Kosovën. Maqedonia gjithashtu prej bllokadës greke të emrit – Komisioni bën propozime që bllokohen – ndërsa Mali i Zi ka ecur shumë më para. I vetmi vend që ka mbetur shumë mbrapa nesh është Bosnje-Hercegovina, por është e kuptueshme.
Pra, nëpërmjet këtij lajmi të mirë, Komisioni, i cili nëpërmjet komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, monitoron Ballkanin, deshi të japë një stimul të ri, një iluzion zgjerimi te vendet e gadishullit problematik. Për më shumë, nëse s’do të shpallte një përparim si ai që duket te propozimi, Komisioni, gjegjësisht komisioneri për Zgjerim, Fyle, ngjan se s’do të kishte arsye për të pasur një mandat si ky – zgjerimin e BE-së në Europën Juglindore. Hymë kështu te një moment i dytë i kontekstit hapësinor: raporti Komision – vende anëtare. Jo gjithmonë vullnetet e tyre përputhen. Komisioni përfaqëson vullnetin e trupës burokratike të Brukselit, dhe vendet anëtare ndonjëherë veprojnë me logjika individuale.
Në këtë kuptim, ndërsa Komisioni ka për synim të ofrojë karotën e integrimit për kushërinjtë sherrxhinj të Ballkanit, në një situatë ku Bashkimi ka humbur besueshmërinë dhe është në krizë, vendet anëtare mund të mos jenë dakord.
Domethënë, në dhjetor të 2012-s mbledhja e Këshillit Europian mund të mos e pranojë propozimin e Komisionit pro nesh.
Thënë këtë, propozimi i Komisionit mbetet shumë i rëndësishëm. Për vendin më të prapambetur në rajon – në disa aspekte ne jemi më mbrapa Kosovës – marrja e një ftese të tillë është interes kombëtar, aspiratë kombëtare. Ne rreshtohemi në të njëjtën linjë me Serbinë, e cila na e kishte kaluar pak. Kështu ne shmangim aftësinë bllokuese të këtij vendi rival, nëse ai do të mbërrinte i pari në finish, në familjen europiane. Propozimi i Shqipërisë për statusin e një vendi kandidat është një moment ndërkombëtar me vlera të jashtëzakonshme në imazhin e saj. Ne do të bëhemi pjesë programesh ndihmash, asistence ku nuk kishim mundësi të aderonim, si ato për bujqësinë etj.
Por, nga ky propozim deri në anëtarësimin e plotë që sipas optimistëve mund të ndodhë diku nga 2020-a, do të kemi plot hapa të tjerë. Do të kemi shqyrtimin e propozimit nga Këshilli Europian në dhjetor 2012 dhe në qershor 2013, pas zgjedhjeve, do të vendoset nëse do të fillojmë negociatat apo jo, negocimi është një proces që do të zgjasë shumë, mjafton të shohim Turqinë, që ka shumë vite, por dhe Kroacinë, së cilës do t’i duhen për t’u bërë anëtare afro 8 vjet që nga fillimi i negociatave më 2005-m.
Në një shikim rajonal, ngjan se Komisioni, me gjithë këto diferencime që u bën vendeve, ka një qasje grupore sa i takon Ballkanit. Domethënë, është e vërtetë që në “provimet” që u bën herë pas here vendeve të gadishullit Komisioni zbaton diferencime, por, me sa duket, vendimin për anëtarësim BE-ja do ta marrë për të gjithë njëkohësisht. Kështu do të shmangeshin shumë prej problemeve që fqinjët mund t’i paraqisnin njëri-tjetrit.
A e meritonim?
A e meritonte Shqipëria që të propozohej? Nëse do ta konsideronim këtë etapë si një provim, me pyetje të dhëna prej kohësh – 12 kriteret – vihet re qartë dhe në raport-progresin se këto kritere nuk janë përmbushur. Megjithatë, bashkë me propozimin, besnik i një qasjeje pozitiviste ndaj Shqipërisë, Komisioni zgjodhi prej këtyre kritereve disa nënkritere, të cilat janë thuajse afër përmbushjes nëse ekziston vullneti politik i të dyja palëve tona politike. Tri këto nënkritere të shndërruara në kushte deri në fillim të dhjetorit, si ligjet për Gjykatën Administrative, atë të Lartë dhe Rregullorja e Parlamentit, lidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës, por ka plot kritere të tjera që rezultojnë të paplotësuara. Dihej prej kohësh se Komisioni do ta bënte propozimin pro Shqipërisë, kështu që palët politike në vend i kanë dhënë vetes të drejtën të bëjnë manovra politike taktike, siç është rasti i qarkut të Fierit. Parë kështu, përmbushja e tri kushteve deri në mbledhjen e radhës së Këshillit Europian shndërrohet në një detyrim kombëtar. Ta sakrifikosh këtë interes kombëtar për interesin partiak, do të ishte e turpshme.
Ç’ndodhi 16 vjet më parë?
E nisëm këtë shkrim me atmosferën festive që u mundua të improvizohej me fishekzjarrë në Tiranë. Është lëkura e disatë që po rripet prej berrit europian. U festua dorëzimi i kërkesës, pastaj propozimi për vizat, pastaj liberalizimi i vizave, pastaj njëvjetori i liberalizimit, pastaj propozimi për statusin e kandidatit dhe do të duhet të kemi festime të tjera.
Në këto festime dominon logjika propagandistike për konsum të brendshëm, dhe jo përballë miqve, që e dinë se në vendin tonë përkushtimi europian gjendet te populli dhe jo te qeveria. Nëse do të ishte kështu, atëherë në raport-progres s’do të kishte ato vërejtje që përsëriten çdo vit. Propozimi për statusin e vendit kandidat është një nderim për aspiratën europiane të shqiptarëve si komb, dhe jo për klasën politike, që sipas dilemës haxhiqamiliste që preferonte Peqinin dhe Rrogozhinën përballë Parisit dhe Londrës, mund të sakrifikojë statusin e kandidatit për në BE për shkak të Fierit.
Kështu ka qenë gjithnjë në kohë, kur logjika pragmatike, veçanërisht e qeverisë, ka bërë që të sakrifikohet objektivi kombëtar – integrimi europian. Mbërritëm kështu në një moment të rëndësishëm të kontekstit kohor.
Të mburresh sot se Komisioni bëri propozimin, kur Shqipëria mund ta kishte marrë statusin e kandidatit diku në fund të 1996-s, është pak e tepruar, antihistorike dhe joserioze. Pikërisht në atë vit, Bashkimi Europian bëhej gati që t’i ofronte Shqipërisë një status sui generis, por që e vinte atë në një radhë me vendet e tjera kandidate si Sllovenia, Rumania dhe Bullgaria. Ishte pikërisht njeriu që sot është Kryeministër në rolin e Presidentit që ia humbi Shqipërisë atë status me tolerimin që u bëri kompanive piramidale, rrënimi i të cilave solli në trazirat e 1997-s dhe kthimin e historisë mbrapsht. Nëse Shqipëria do ta kishte marrë statusin 16 vjet më parë, do të ishte bërë anëtare 8 deri 10 vjet më vonë, diku nga 2006-a. Duhet të imagjinojmë se kjo vonesë historike ka bërë që Shqipërisë të mos i vijnë mbi një miliard euro investime dhe rruga drejt modernizimit të vendit të zgjatet dhe më, siç ndodhi.
Parë kështu, fishekzjarrët e shtrenjtë të festës së fundit apo rrjepja sërish e berrit europian janë vetëm një shaka e trishtë e prapambetjes së klasës sonë politike ku ka një protagonist të pandryshueshëm. Është Sali Berisha ai që na vonoi 16 vjet dhe sot don t’i bashkohemi festës së tij propagandistike.