Ditët e fundit, në ceremonitë përkujtimore në dy varrezat e ushtarëve grekë, më saktë në Bularat dhe Këlcyrë, u vërejtën incidente që kishin në qendër ardhjen në këto ceremoni të përfaqësuesve të partisë neonaziste “Agimi i Artë”. Me këtë rast u shfaqën disa momente që meritojnë analizë. Së pari, si organizatorë të këtyre ngjarjeve, si protagonistë të tyre ishin të rinjtë.
Qofshin aktivistët e Klubit të Patriotëve të rinj, KPR – një organizim pranë PDIU-së, qofshin të tjerët e AK-së, ishin të rinj, që me shumë pasion u angazhuan në veprimtari bllokuese, frenuese të pjesës politike apo triumfaliste të këtyre ceremonive. Shfaqja e të rinjve në aktivitete si ky konfirmon një prirje të vënë re dhe më parë, që të rinjtë e sotëm e kanë të fortë ndjenjën kombëtare, dhe prej këtyre aktiviteteve te të rinjtë në përgjithësi formohet një model i individit aktiv në mbrojtje të interesit kombëtar, të promovimit apo nxitjes së tij.
Së dyti, në këto aktivitete përkujtimore, ajo çfarë ishte provokative dhe që duket se ka nxitur reagimin e të rinjve, ka qenë ekzagjerimi me përmasën politike të këtyre aktiviteteve. Kjo përmasë ishte fyese, veçanërisht në rastin e Këlcyrës, ku ende nuk është zgjidhur statusi i eshtrave të fshatarëve të Kosinës, të shkëmbyer për ushtarë grekë të vrarë në Luftën e Dytë Botërore në një proces zhvarrimesh udhëhequr nga Kisha Ortodokse shqiptare. Si në një lloj parade politike u shfaqën përfaqësues të të gjitha partive greke, që në një territor të huaj mbanin fjalime që s’ishin thjesht përkujtim i të rënëve, por diçka më shumë. Ishin ndjenjë triumfaliste, gjoja çliruese e këtyre territoreve në Jug të vendit, për pasojë, ndjenjë ngushëlluese për frustrimin që ka shoqëria greke në këtë periudhë të rëndë krize. Ishte qesharak për shembull patetizmi i fjalëve të konsullit grek në Gjirokastër, i cili tha se “mesazhet që vijnë nga sakrificat e këtyre heronjve do të na ndihmojë të kalojmë më lehtë krizën aktuale”.
Mund të ishin të pranueshme ceremonitë fetare, ngushtësisht përkujtimore të të rënëve. Ama, parada politike ku partitë greke vendosin të bëjnë fushatë në territorin tonë, apo politikanë të minoritetit bëjnë garë të ngjajnë si aktivë në vendin e tyre amë, është e patolerueshme dhe s’ka lidhje me ato ceremoni për të cilat shteti shqiptar është zotuar se do të respektojë në territorin tonë. Nuk është i tolerueshëm as angazhimi i konsujve grekë në Jug, të cilët shfaqen në funksion krejtësisht politik, që kapërcen misionin e tyre tipik konsullor.
Pse janë provokative mesazhet politike që vijnë prej kësaj gare elektorale mbi varreza, statusi i të cilave është i dyshimtë? Sepse në mënyrë progresive politikanët grekë kanë folur për çlirimin e Vorio-Epirit nga kjo ushtri e vdekur, duke bërë referime aktuale për këtë pjesë të territorit tonë. Konsulli grek në Gjirokastër, madje, duke iu referuar këtij territori, tha se “grekët e Jugut janë qytetarët më të mirë të kësaj pjese të Shqipërisë”. Po a ishte vërtet kjo ushtri që ka lënë në tokën tonë një numër të rënësh për të cilët ka shumë diskutime, një ushtri çlirimtare që ne mund t’ia falnim përkujtuesve të saj politike retorikën nacionaliste? Jo, nuk ka qenë, dhe për këtë mjafton të shohësh arkivat e historisë. Në tokat shqiptare ku ushtria greke hyri gjatë Luftës së Dytë Botërore, la pas djegie xhamish dhe kishash, ulje të flamurit shqiptar, vrasje dhe politika shkombëtarizuese.
Ushtria greke e kishte objektiv strategjik pushtimin e këtyre territoreve në emër të hipotekimit të tyre në fund të konfliktit si plaçkë lufte. Asokohe, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë greke, Papagos, konsideroi si prioritet strategjik kombëtar mbajtjen e trupave në Jug të Shqipërisë, dhe jo zhvendosjen e tyre në kufij me Bullgarinë për t’u rezistuar trupave gjermane që po pushtonin Greqinë nga ajo pjesë. Atëherë, me çfarë logjike Shqipëria mund të tolerojë sot një retorikë të tillë çlirimtare nga politikanët grekë, fajtorë për një krizë të rëndë ekonomike në vendin e tyre, produkt i politikave megalomane aktuale në shpenzimet ushtarake, në përmbushje axhendash ekspansioniste në rajon?
Me realizimin e këtyre lloj ceremonive po vërtetohen frikërat e individëve të ndriçuar apo segmenteve patriotike të shoqërisë shqiptare. Ato kundërshtuan ngritjen e këtyre varrezave në Jug të vendit me bindjen se ato do të shërbenin jo për përkujtim të të vdekurve fatkeq, shumica e të cilëve vdiqën të braktisur në dimrin e egër shqiptar, por për axhenda ekspansioniste aktuale.
Ishte pikërisht ky moment që nxiti ministrin tonë të Jashtëm, zotin Panariti, të reagonte në mënyrë të fortë kundër politizimit të këtyre ceremonive, duke u diferencuar qartësisht nga reagimet e Ministrisë së Jashtme greke. Zoti Panariti tha se veprimtaritë politike duhet të zhvillohen në Greqi, dhe jo në Shqipëri. Vendosmëria e të rinjve në këto incidente është elementi frenues i këtij politizimi. Politika greke duhet të peshojë nëse ia vlen të nxisë forcimin e frymës antigreke në shoqërinë tonë, apo duhet të përmbahet nga zhvillimi i përvitshëm i aktiviteteve të tilla partiake në territorin tonë. Në këtë kuptim, me përjashtim të momentit të dhunimit – nëse ka patur – të makinës së ambasadorit grek që është një gabim, apo me gjasë dhe të autobusëve të familjarëve të viktimave, ne duhet t’u themi falemnderit të rinjve të shfaqur në këto tubime. Duke e shtyrë politikën greke të mendohet nëse ia vlen që të zhvillojnë aktivitete të ngjashme vitin tjetër, të rinjtë tanë po i ruajnë dinjitetin shoqërisë dhe shtetit shqiptar, dhe kjo nuk është gjë e vogël në kohërat tona.