Po të nisesh nga propaganda e palëve politike në Shqipëri, ngjan se vendi gjendet në prag të një katastrofe që mund të verifikohet brenda katër ditësh. Të dyja palët thërrasin të alarmuara për katastrofë, megjithëse shkakun e gjejnë te njëra-tjetra: PS sheh fajtore PD që nuk zbaton vendimin e gjykatave për Fierin, dhe PD sheh fajtore PS-në, që për Fierin rrezikon integrimin duke mos votuar tri ligje që janë kusht për statusin e kandidatit.
Por, të dyja këto mënyra të shikuari të krizës politike shqiptare janë me karakter propagandistik. Si të tilla, ato fshehin diçka që është realiteti i vërtetë. Ndërkohë, mënyra më e mirë për të parë atë që po ndodh, është të veshësh syzet e një europiani, gjegjësisht një parlamentari europian dhe atë të një gjykatësi, para të cilit është shtruar për diskutim çështja e Fierit.
Me sytë e parlamentarit europian që merret me Shqipërinë, çështja e tri ligjeve që duhen miratuar s’ka lidhje me çështjen e Fierit. Dhe europiani ka të drejtë në shumë kuptime. Së pari, sepse janë institucione të ndryshme që i trajtojnë të dyja çështjet. Parlamenti s’ka në dorë ndonjë vendimmarrje për Fierin. Atëherë europianët dhe perëndimorët në përgjithësi (përfshi zonjën Klinton që s’hyri në detaje, megjithatë), bëjnë thirrje për miratimin e tri ligjeve, kusht për marrjen e statusit. Ata duhet të supozojnë se ka institucione të tjera ku mund të zgjidhet çështja e Fierit. Ndërkohë ata nuk përfshihen në polemika të brendshme partiake për t’i lidhur këto dy çështje. Për ta, Fieri mund të zgjidhet me konsensus politik partiak, me gjykata, me instrumente që të jep në dorë sistemi politiko-juridik i vendit. Për ta, (por dhe për shqiptarin që e do vendin e vet), të marrësh ftesën për statusin e vendit kandidat, që megjithatë do të diskutohet në qershor, duhet të jetë interes kombëtar. Shqipëria do të hyjë në një ritëm integrimi me Serbinë, e cila nuk do ta kushtëzojë kështu vendin tonë në votimet e ardhshme.
Por kjo s’do të thotë se pikëpamja europiane është e njëjtë me atë të qeverisë. “Për bashkëpunimin politik, – thotë Kukan, njohës i mirë i problematikës shqiptare, – nevojiten mjaft prova të tjera”. Në ndërgjegjen europiane, çështje të tilla si 21 janari, përgatitja e zgjedhjeve dhe zhvillimi korrekt i tyre, janë kushtet e vërteta për klasën politike.
Dhe mbërritëm këtu te çështja e zgjedhjeve. A ka lidhje integrimi me zgjedhjet? D.m.th., marrja e ftesës, a ka lidhje me paraqitjen e palëve në zgjedhje? Ngjan se PD, me propagandën e vet nesër, don ta luajë këtë kartë: nëse merret ftesa, ajo do të dalë para shqiptarëve si partia që siguroi anëtarësimin në NATO, ftesën për BE etj. Ndoshta PS nuk e do këtë, pra që PD të paraqitet me një avantazh propagandistik si ky në zgjedhje. Ama, ne këtu s’jemi për t’u marrë me mendimet, dëshirat apo truket e palëve. Ne duhet të kuptojmë çfarë është njëra çështje dhe çfarë është tjetra, apo ç’është lidhja mes tyre.
Dy çështjet, parë me sy shqiptar
Nisur nga seanca e djeshme parlamentare, mund të mendosh se PS-ja është fajtore për mosmarrjen eventuale të ftesës. Kjo do ishte e vërtetë nëse të gjitha vendet anëtare të BE-së janë dakord që Shqipëria ta marrë ftesën nëse plotëson këto kushte. Po sikur kreu i qeverisë ta dijë se vende si Holanda, Gjermania, Anglia të mos jenë dakord, ndaj loja është që refuzimi i tyre t’i hidhet në kurriz PS-së, që refuzon për Fierin?
Po çfarë është Fieri në të vërtetë?
Rasti i Fierit është ilustrim i një krize të madhe morale i të zgjedhurve në nivel lokal – fshatrash, të cilët janë blerë “politikisht” në këmbim të marrjes së votës për kryesimin e Qarkut. Sipas PS-së, tezë e konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Vlorë, në fillim këshillat komunalë dhe bashkiakë kanë zgjedhur disa anëtarë të Këshillit të Qarkut (shumica të opozitës), të cilët, nga ana e tyre, kanë zgjedhur një kryetar Këshilli që vjen nga PS-ja. Kjo zgjedhje është legalizuar nga prefekti. Kur PD është ndërgjegjësuar se mund të blejë anëtarë të tjerë që të votojnë për një kryetar Qarku nga PD-ja, këto zgjedhje janë zmbrapsur, po me vendim prefekti. Ky është pretendimi i PS-së. Dhe Gjykata e Apelit e ka vërtetuar këtë. Praktikisht, sipas këtij vendimi të vërtetuar dhe nga Gjykata e Lartë, mandati i anëtarëve të Këshillit të Qarkut është katërvjeçar dhe nuk mund të prapësohet duke zgjedhur anëtarë të tjerë të këtij Këshilli.
Kjo e vërtetë, megjithatë, nuk ngjan një e vërtetë e lidhshme me tri ligjet dhe me integrimin. Kjo e vërtetë mbulon një provë force që po zhvillohet në një qark të majtë, pra ku qytetarët votojnë majtas dhe ku drejtuesit lokalë në nivel qarku mund të jenë të djathtë. Kjo provë force sot mendohet prej palëve se do të ketë efekt në zgjedhjet e ardhshme të qershorit. Nëse PS-ja reziston, atëherë kjo provë force quhet e fituar për të, dhe në zgjedhjet e ardhshme, raporti i deputetëve të palëve do të jetë të paktën si në zgjedhjet e 2009-s. Nëse PD nuk lëshon, atëherë kjo pamje do të reflektojë në dekurajimin e votës së majtë, dhe PS-ja mund të humbë një deputet. Kjo është loja që po bëjnë palët në Fier, një lojë që është më e rëndësishme për to, sesa marrja e ftesës.
Sepse nëse s’do të ishte kështu, pra nëse PS-së nuk i dhimbset vendi, integrimi i tij, pse PD-ja, kreu i qeverisë si palë më e fortë, që i dhimbset vendi, nuk bën lëshime për Fierin? Sipas një fabule që vjen nga Fieri, mirë fshatari Loni (Edi Rama) ka faj që nuk ruajti lopën (këshilltarët e vet), por ai që e vodhi lopën, nuk ka faj? (PD-ja që bleu këshilltarët e majtë që votuan një kryetar tjetër). Thënë ndryshe, mirë Rama që nuk e do integrimin dhe krijon pretekste, po Berisha që e do, pse nuk zbaton vendimet e gjykatave? Pse nuk ulet në tryezë që të ofrojë një kompromis tjetër të ndryshëm nga historia e mocioneve? Apo dhe për Berishën Fieri, një deputet më shumë atje, vlen më shumë se Brukseli?