Dje, komisioneri europian për Zgjerim, Stefan Fyle, mori kontakte me faktorët kryesorë politikë në vend dhe me përfaqësuesit e qendrave më të rëndësishme vendimmarrëse për Shqipërinë. Kjo vizitë u parapri nga një sërë komentesh, ku ato me burim qeverinë apo të induktuara prej saj, u munduan ta paraqisnin këtë vizitë si “rast kur komisioneri Fyle do t’i tërhiqte vëmendjen opozitës për mosmiratimin e tri ligjeve”. Një mit tjetër që qarkulloi më parë ishte se “kërkesa e Komisionit, ndryshe nga ajo e institucioneve të tjera të Bashkimit apo nga vetë vendet anëtare, lidhej vetëm me tri ligjet, dhe jo me zgjedhjet apo me diçka tjetër”. Po cila është e vërteta?
Për ta kuptuar këtë, duhet marrë në konsiderim qoftë koha kur u krye vizita, qoftë mesazhet që u zgjodhën për t’u bërë publike, në të gjitha format – përfshi Twitter-in, formën preferenciale të komunikimit të komisionerit europian, si dhe vetë deklaratat për shtyp të përfaqësuesve politikë që u takuan.
Po e nisim me kohën kur u krye vizita, e cila na thotë diçka rreth qëllimeve të saj. Sot, Bashkimi Europian, institucionet e tij, gjenden në një sfidë të madhe të ekzistencës së tij, jo thjesht për shkak të krizës ekonomike që i ka goditur vendet apo vetë Bashkimin, por dhe për shkak të kërcënimit të Britanisë së Madhe për ta braktisur atë. Në një situatë krize të ngjashme, këto institucione janë shumë të motivuara për të treguar vlefshmërinë e ekzistencës së tyre, për të kapitalizuar suksese, pse jo, dhe në kuadër të zgjerimit apo të zgjidhjes së krizave në periferi të Bashkimit, siç është rajoni ballkanik. Kështu duhet parë angazhimi frenetik i Baroneshës Ashton, e cila, për ironi të fatit është britanike, në negociatat Serbi-Kosovë. Në këto bisedime është arritur një sukses, siç e proklamon dhe vetë zonja Ashton, diçka që lehtëson afrimin e Serbisë dhe Kosovës me BE-në, por dhe moderon destabilitetin latent që ka kjo hapësirë e rajonit. Besnikë të një qasjeje grupore, Bashkimi do të preferonte që vendet e rajonit t’i afrohen organizatës në grup, dhe jo veç e veç, për të shmangur pengesat apo stërkëmbëshat që vendet ballkanike mund t’i fusnin njëri-tjetrit në rast të integrimit veç e veç.
Pas sqarimit të këtij konteksti mund të kuptohen më lehtë arsyet e ardhjes së komisionerit Fyle në Shqipëri. Siç e thamë, ka pasur një përpjekje për të paraqitur një divergjencë mesazhesh midis Komisionit dhe vendeve anëtare apo institucioneve të tjera për Shqipërinë. Pra, për të krijuar idenë se komisioneri Fyle ka qenë i interesuar vetëm për tri ligjet, diçka që do ta bënte vizitën e tij si proqeveritare. E gjitha kjo ndërsa vendet anëtare kanë bërë publike një listë të gjerë kushtesh, që lidhen me luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet, polarizimin politik, rritjen e valës nacionaliste në retorikën e qeverisë shqiptare etj.
Me mesazhet e veta publike, komisioneri Fyle tregoi se nuk ekziston një diferencë BE-vende anëtare. Ai sigurisht mund të jetë angazhuar për një kompromis mes palëve, ku të dyja duhet të hiqnin dorë nga diçka. Ama, fakti që në asnjë deklarim publik, madje as të qeverisë, nuk është përmendur as Fieri, as tri ligjet, do të thotë se nëse është folur rreth tyre në një kontekst më të gjerë, atëherë s’është arritur asnjë sukses. Afërmendsh se miratimi i tri ligjeve do t’i kontribuonte përmirësimit të klimës parazgjedhore, por nuk u vu re ndonjë kërkesë llogarie e personalizuar për kryetarin e PS-së, Rama, sa u takon tri ligjeve. Ndërkohë, komisioneri Fyle e bëri të qartë pa asnjë ekuivok paraprakisht, por dhe me mesazhet e takimeve, se zgjedhjet ishin në fokusin e vizitës së tij dhe se klima parazgjedhore, me gjithë anekset e saj, përfshi retorikën nacionaliste, duhet të jetë aq shumë shqetësuese, sa e detyroi atë të vinte.
Pra, u bë krejt e qartë se ai nuk erdhi vetëm për tri ligjet, por në përgjithësi për situatën pragzgjedhore në Shqipëri, e cila, siç është paralajmëruar, jo vetëm mund të krijojë probleme në Shqipëri, por dhe në rajon. A mundet një komisioner i BE-së për Zgjerimin, për shembull, të injorojë retorikën e fortë nacionaliste të Kryeministrit? Jo, dhe kjo duket në dy njoftimet për shtyp, qoftë të Kryeministrit, qoftë të Presidentit Nishani, në të cilat përmenden zhvillimet në rajon apo roli konstruktiv i Shqipërisë në të kaluarën rreth tyre. Rasti më i fundit, më i zëshëm i retorikës shqetësuese të institucioneve shqiptare ishte konferenca e Mynihut, ku kryetari i qeverisë përdori një audiencë të nivelit të lartë për qëllime të brendshme, dhe pse jo, për të kërcënuar Perëndimin nëse do ta mbështeste rotacionin politik në Shqipëri. Nëse do të ktheheshim te qasja grupore e Bashkimit Europian, ndërsa kjo organizatë po arrin paqësimin e palëve në negociata direkte, kjo retorikë u krijon probleme pikërisht këtyre negociatave.
Komisioneri Fyle, gjegjësisht Bashkimi Europian, u përpoq maksimalisht t’i shmangej përdorimit të vizitës së tij për luftën e brendshme politike, dhe, me sa duket, ia arriti qëllimit të paktën deri më sot. Ai nuk doli para kamerave në asnjë rast dhe komunikoi në distancë nga gazetarët, pyetjet e tyre dhe foltoret e përbashkëta me politikanët. Në një bilanc të fundit, komisioneri Fyle mund të ketë tentuar të marrë një rezultat konkret, siç do të ishte premtimi për miratimin e tri ligjeve, në këmbim të një procesi paralel apo zgjidhjes politike të çështjes së Fierit. Meqenëse nuk ka marrë asgjë, sepse Fieri është i lidhur me zgjedhjet, ai nuk doli para mediave. Ama, publikisht ai përsëriti rëndësinë e zgjedhjeve, klimës parazgjedhore në procesin e integrimit europian, diçka që tregoi se institucionet e BE-së, së bashku me vendet anëtare, nuk mund të kishin dy mesazhe të ndara për Shqipërinë në këtë situatë, qoftë shqiptare, qoftë rajonale, qoftë europiane.