Zbulimi dhe kapja e një pedofili kriminel, gjithë keqbërjet e veta, të provuara apo të supozuara, ka qenë përgjatë gjithë javës ngjarja kryesore në vend. Kjo ngjarje duket se ka provokuar ndjeshmërinë sociale, ka nxitur diskutime, edhe protesta të një niveli, përveç reagimeve të shumta në mediat sociale, diçka që e bën këtë ngjarje dhe interesante politikisht, për më shumë në prag të një fushate zgjedhore.
Në një mori të tillë lajmesh, reagimesh, faktesh të reja, të vjetra që ngjajnë si të reja, ka mundësi, megjithatë, për thellim në kuptimin e asaj që ka ngjarë dhe në atë nëse mund të parandalohej ajo. Nëse po, si mund të parandalohej?
Policia u ngut që ta paraqiste arrestimin e pedofilit si sukses të madh, megjithëse nuk përdori shprehjen cinike dhe të dhimbshme “të kapjes së tij në flagrancë”. Sipas Policisë, u shmang vrasja e një fëmije, duke konsideruar si të mundshme dhe vrasjen e mëparshme të fëmijës tjetër. Po a është vërtet kështu një sukses aksioni i policisë?
Për disa arsye ngjan se jo, dhe këtu duhet bërë një parantezë. Arsyetimet e mëposhtme janë të ndërtuara mbi logjikën e zakonshme, dhe jo mbi ndonjë kompetencë policore, por kjo nuk i bën këto arsyetime më pak logjike se sa pistat që mund të ngrenë policët me eksperiencë kur në dorë nuk kanë shumë të dhëna dhe një kontroll real mbi territorin.
Sipas fakteve mediatike të pakundërshtuara nga policia, rrëmbimet e dy fëmijëve kanë ngjarë në një zonë shumë të vogël, pra shumë afër duke, pasur si qendër shtëpinë e kriminelit. Si ka mundësi që policia nuk ka bërë kontrollin, verifikimin e banorëve të asaj zone në një rreze të caktuar në rastin e humbjes së fëmijës së parë? A ka policia regjistër penal të ndërtuar territorialisht, apo mbi bazë banesash? Nëse ka, si ka mundësi që nuk është bërë kjo krehje e individëve të këtij regjistri për zonë? Nëse nuk ka, urgjentisht duhet ta krijojë. Por dhe nëse nuk ka, policia duhet ta kishte konsideruar të parën mundësinë e pedofilisë apo grabitjes për qëllime dhunimi seksual. Dhe në një rast të tillë, do duhej të kishte pyetur, përveç banorëve, komshinjtë më të rritur, edhe të miturit. Duhet supozuar se në rast të ndjekjes me seriozitet të pistës së pedofilisë, mund të kishim për shembull rrëfim të të njëjtit fëmijë, që së bashku me të ëmën – ndoshta për çmimin e vënë nga policia – pretendon se e kanë zbuluar të parët Prrenjasin.
Nevoja e një kontrolli apo krehjeje të zonës, duke insistuar në pistën e pedofilisë në rastin e fëmijës së parë, ishte imponuese. Me logjikë të thjeshtë, megjithëse ngjan paradoksale, kriminelë të tillë zakonisht i gjejnë afër viktimat e tyre. Këta lloj kriminelësh janë burracakë sa kohë që zgjedhin viktima të dobëta si fëmijët; në burracakërinë e tyre ata humbin arsyen, dhe në fund bëhen edhe gjakësorë për të mos rënë në duar të policisë. Domethënë, kjo kategori kriminelësh i zgjedh viktimat afër zonës së banimit apo të punës, sepse ngjan e vështirë që një pedofil që banon në një qendër urbane, ta zëmë në Kavajë, të shkojë dhe të kërkojë viktima diku larg në Shkodër.
Krime të tilla janë krime impulsi, për pasojë ato ekzekutohen shpejt në rreze të ngushta hapësinore: impulsi seksual ose ekzekutohet menjëherë, ose shuhet. Kështu shpjegohet dhe fakti që krimineli Prrenjasi i ka zgjedhur të dy viktimat e tij shumë afër vendbanimit, duke treguar njëherësh burracakëri, dritëshkurtësi, si dhe shkallë të lartë guximi: ka sulmuar dy fëmijë, fqinjë të vet, dhe që për më shumë ishin dhe fëmijë të dy njerëzve që punonin në Polici. A ka menduar policia në këto terma dhe pse vallë nuk ka arritur ta ngushtonte rrezen e të dyshuarve shumë më parë për zbulimin e tij? Nëse do të kishte një hartë të kriminelëve, atëherë do të mund ta zbulonte shumë më shpejt atë. Në pamundësi të hartës, nëse do të ndiqte pistën e pedofilisë, prapë do duhej të kërkonte në një rreze të ngushtë, diçka që do ta bënte shumë më të shpejtë arrestimin e pedofilit dhe, për pasojë, shmangien e krimit të dytë të tij.
Nga një arsyetim i tillë në fakt kuptohet dhe se sa propagandistik dhe elektoral është propozimi i Kryeministrit për sterilizimin e pedofilëve, që si Prrenjasi mund të bëhen dhe vrasës. Nëse nuk ka një regjistër të tyre me krimet e kryera këtu dhe jashtë (Prrenjasi ishte arrestuar në Greqi), si mund të shkohet te sterilizimi i tyre? Nuk po hymë në debatin global të dobisë – pse ndonjë shtet e aplikon dhe pse shumica jo – si dhe humanizmit të një ndërmarrjeje të tillë “kimike” dhe elektorale njëherësh në kontekstin shqiptar.
Reflektim mbi drejtësinë për Prrenjasin dhe të ngjashmit e tij
Me qasje parandalimin e këtyre dy krimeve mbi fëmijët, krime të bëra publike këtë javën e fundit, na duhet të reflektojmë dhe mbi reagimin e organeve të drejtësisë ndaj një keqbërjeje të mëparshme të Prrenjasit që u dënua me gjobë. Si ka mundësi që as Prokuroria dhe as Policia nuk kanë pasur në momentin e përgatitjes së akuzës kartelën gjyqësore të këtij njeriu? Çfarë bashkëpunimi gjyqësor kemi ne me vendet fqinje dhe a dixhitalizohen të dhënat e të dënuarve apo kartelat e tyre penale? Nëse prokurori do ta kishte kartelën me dënimin e tij në Greqi, me siguri nuk do të guxonte të propozonte dënimin e tij me gjobë. Por dhe nëse nuk do ta kishte, nëse Prokuroria do ishte lodhur duke pyetur rreth këtij njeriu në qytetin e tij të lindjes në Përrenjas, do mësonte se ai ishte përsëritës në veprat e tij të liga. Në një qasje “historike” si kjo, asnjë organ drejtësie s’do guxonte të tregohej kaq e butë në dënimin e propozuar. Dhe gjykatësja s’do të guxonte të bënte një akt të shëmtuar -lirimin me gjobë të Prrenjasit, pavarësisht parave që mund të jenë dhënë për ta liruar.
Mund të duket cinike, por këtij fëmijëvrasësi tani i duhet kërkuar llogari edhe sa para ka dhënë për lirimin e tij. Kështu mbase do kishim sukses duke ditur sa vështirë është të provohet korrupsioni në Drejtësi. Kjo pistë me të vërtetë do të na zbulonte shumë rreth asaj se sa çnjerëzorë janë gjykatësit tanë: sa lirë e shesin dinjitetin e tyre, por dhe jetën e një fëmije. Duhet imagjinuar se një shofer plehrash, sado kredi të ketë marrë për t’u përballur me gjyqin, duhet të ketë dhënë një shumë modeste për lirimin e tij. Epo atëherë, në mënyrë krejt racionale, mund të themi: për nja 500 euro apo 1000 euro iu shmang burgut një monstër si Prrenjasi dhe për pasojë humbi jeta e Julianit të gjorë? Një reflektim për këtë pjesë të historisë – sjellja e butë e gjykatave ndaj krimeve të egra si ky duhet bërë masivisht, sepse shtypi po na bombardon me raste dënimesh të lehta për krime kaq të rënda, siç ishte një rast në Korçë etj.
Dy kauza të pabashkueshme
Në mbyllje të këtij reflektimi jo kompentent, edhe diçka tjetër për reagimin e shoqërisë. Nuk diskutohet se ka shumë për të bërë në mënyrën se si familjet tona sillen me fëmijët, rregullat që u mësohen atyre për raportin me të panjohurit etj. Por të shqetëson mungesa në vend e organizatave të forta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, në dobësinë e përgjithshme të shoqërisë civile. Kjo mungesë u vu re në cilësinë e reagimit për këtë rast, masivitetin e tij, pjesëmarrjen në protestat që u organizuan nëpërmjet Facebook-ut, megjithëse dhe ato duhen lavdëruar. Dhe diçka tjetër në këtë linjë. Vërtet kaq pak na dhimbsen fëmijët tanë, sa një individ të drejtojë njëherësh dhe Ambasadën Pink, dhe shoqatën më të rëndësishme për mbrojtjen e fëmijëve? Pa hyrë fare në debatin për të drejtat e homoseksualëve, por duke pasur parasysh se angazhimi civil për këto të drejta kërkon dhe shfaqje publike, me të vërtetë të kap dëshpërimi pse këto dy organizata drejtohen nga i njëjti person, pa asnjë paragjykim për të. Vërtet nuk ka ky vend ndjeshmëri kaq të madhe për fëmijët e vet, sa të bashkojë në një person dy kauza të pabashkueshme dhe që krijojnë një konfuzion të trishtë në rastin më të mirë ?