Në zemrën shpesh të plagosur dhe të përgjakur të Tiranës, ku dikur ngrihej fodulle statuja monstruoze e Diktatorit, kryetari hollak i Bashkisë mbolli vjet pa bujë ca qindra pemë, duke improvizuar një kopsht, që ngrinte kryet i brishtë mbi betonin e shumtë. Të paktë ishin ata që hodhën ndonjë fjalë të mirë dhe akoma më të paktë ata që e duartrokitën. Filizat ishin dhe ato hollake dhe nuk dihej nëse do t’ia hidhnin dimrit. Mbasi operoi dhe qepi me shpejtësi barkun e shqepur të kryeqytetit, të Qendrës së Tiranës, Basha, i fortifikuar më së shumti në godinën e Bashkisë, me dalje të kursyera publike, priste me sa duket, metaforikisht dhe realisht, çeljen e luleve të filizave hollakë, që ia hodhën dimrit për mrekulli.
Në ndërkohë, për habi të të gjithëve, kryebashkiaku nënshtroi butësisht, por në mënyrë të vendosur oreksin e madh, agresiv dhe plot presione të ndërtuesve dhe të betonuesve. Luli, duke buzëqeshur, ngriu mjaft buzëqeshje, duke mbajtur ngrehur, deri në miratimin e planit të ri urbanistik, moratoriumin për ndërtime në Tiranë. Në dy vite, ai rrëfeu një rezistencë të habitshme nga tregu dhe joshjet e tij të florinjta, ndaj tundimeve për të ndërtuar dhe për të shtuar beton dhe për të lartësuar kulla.
Kur e pyet se pse nuk i nënvizon ca gjëra në publik, ca gjëra nga të mbërrirat e tij si Kryebashkiak, metaforikisht ai të përgjigjet: “nuk mund të shes sheqer, kur nuk kam ngritur ende të plotë fabrikën e sheqerit!”
Pyetjes se cila është “fabrika e sheqerit” e Bashës, Basha i përgjigjet nën zë dhe plot siklet: “Grantet e huaja! Është vështirë për financime vlla! Duhet filluar bulevardi i ri, tramvaji…” dhe vijon më tej me listat përkatëse.
Studimet dhe projektet vërtet kanë mbaruar, kuptohet nga studio të mëdha, por kjo është vetëm harta dhe busulla që të çon drejt “Dream-Land”-it. Sepse skicat dhe poliesteri i maketeve kërkojnë para, shumë para, që të bëhen realitet dhe të marrin jetë. Kriza ka mbërthyer Europën, buxheti shqiptar është i kursyer, shumë i kursyer këto vite, pavarësisht se ç’thuhet elektoralisht. Porse kriza me draprin e saj të zi ka lënë jashtë vendet e bekuara dhe të veshura me flori nga Allahu, si Katari për shembull. Sepse gazi dhe nafta në Katar nuk soset kurrë, ndërsa në treg dhe në bursë, nafta dhe gazi vetëm shtrenjtohet dhe dollarët derdhen lumë në Emiratin e vogël arabik.
Dhe “holandezi fluturues”, si dhe e mbiquajnë me të keq dhe pa të keq kryetarin, që studiuar ka në Holandën e Till Eulenspiegel-it, në dy vite dhe për dy vite, ka prerë me sa duket abonenë Tiranë– Doha, për të bindur Emirin e Madh të Katarit që Tirana ka nevojë për Bulevard të ri dhe Lumë të pastër.
Pak surrealiste si fabul pa dyshim!
Lartësia e Tij mbretërore, Hammad bin Khalifa Al Thani, mbret i mbretërve me gjak mbretëror, që sipas revistës autoritare “Forbes” ka një pasuri personale të vlerësueshme në 2 miliardë dollarë të tringëllueshëm, pronari “de facto” i televizionit të dytë më të madh në botë “Al Jazira”, i biri i lartësisë së tij Khalifa bin Hammad Al Thani, kavalier i legjionit të nderit të Francës, i Kryqit të Madh të Gjermanisë dhe me tituj vezullues nga çdo kënd i planetit, që organizon çaj e kafe me presidentët e vendeve më të mëdha të botës, ai pra, personazh pak të thuash i 1001 netëve, nuk “heq dot qafe” Lulin e durueshëm, pa hapur edhe për Tiranën kasafortën e tij të madhe me verdhushka.
Me sa duket, Luli, diplomuar në atdheun e Ulenshpigelit, do t’ketë logjikuar se kur Lartësia e Tij i hodhi një qase të rëndë dhe të fryrë paq, me 100 milionë dollarë verdhushka SHBA-ve, për dëmet që shkaktoi në New Orleans uragani i tmerrshëm “Katrina”, përse të mos ndihmojë edhe Tiranën, që ka kaluar kushedi se sa uragane të tipit “Katrina” dhe shumë më keq në këto 100 vitet e fundit?
Dhe duket se holandezi fluturues ka ardhur me një pajë shpërblyese ditët e fundit nga Doha, dhe kështu poliesteri dhe skicat fillojnë e marrin jetë. Fillon pra, nga ngritja “reparti” i parë i dukshëm i “fabrikës së sheqerit”.
Fillojnë punimet e segmentit të parë të Bulevardit të ri të Tiranës. Një festë jo e vogël për kryeqytetin tonë të vogëlith.
Mirëpo, në kthim nga Katari, plasi “bomba” e largimit të Metës nga koalicioni me PD. Ndërkohë që Këshilli Bashkiak në rend të ditës kish Bulevardin verior të Lulit, me dollarët e djersitur të Khalifit të madh, që iu shtofshin ditët.
Po Meta, si Meta, që i di vetë punët e veta, ndonëse i sapohyrë në koalicionin e ri me PS, nuk ia prishi festën Bashkisë, këshilltarët e LSI votuan për qytetarin dhe Bulevardin Verior të tij…
Po Tirana, a është ajo më e mira që duam?!
Ndonëse cilësia e ajrit është përmirësuar ndjeshëm, shkak pezullimi i ndërtimeve të shkalluara dhe shkallmuese, ecejakeve të betonierave dhe makinave te rënda transportuese, dikur më të shumta se taksitë, në mes të qytetit, cilësia e mjaft gjërave pret të përmirësohet pa dyshim.
Ritmi i rrugëve që ndreqen dhe duhen ndrequr dhe me themel është i ngadaltë.
Parku i famshëm i Liqenit ka nevojë për kujdesje dhe kurim të vazhdueshëm e të përditshëm. Vetë Liqeni psherëtin nga ndotjet që lokalet absurde mbetur aty prej kohe derdhin në të pa teklif. Tufat kryeneçe të qenve pa zot që vërdallosen si lukuni kërcënuese, hap më hap dhe së bashku me joggistët e panumërt, duan një zgjidhje. Një zgjidhje për qentë dhe për qytetarët. Se vjen vera dhe qentë edhe tërbohen thonë.
Pastrimi i plehrave është i rregullt, porse kazanët e mbeturinave urbane duket se janë plaçkë lufte e shekullit të kaluar.
… Por tash në hyrje të plotë dhe rrëzëlluese të Pranverës, filizat e Lulit kanë lulëzuar vërtet, duke u dhënë jetë të freskët dhe shumëngjyrëshe kopshteve të reja të Kryeqytetit. Duke frymëzuar, si dhe është ritual i pranverës, shumë ëndrra me dashuri brenda.
Në Tiranën policentrike, që pret e ndrojtur zulmën e një beteje elektorale, të ashpër si fushatat dhe temperamentet mesdhetare dhe ballkanike.
Një fushatë që nuk duhet të shkelë mbi parqe dhe që nuk duhet të prishë ajrin deri tash, sot, ndjeshëm më të pastër të Kryeqytetit.