Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse ky �xhihad� mes Qoses e Kadares�

Shkruar nga: Ilir Kulla  
Botuar më: 19 vite më parë

Ilir Kulla
Pse ky �xhihad� mes Qoses e Kadares�

 

Ne keto dite vere te nxehta ka arritur edhe kulmin e nxehtesise debati Kadare- Rexhep Qose. Megjithe tundimin e madh per te ndenjur larg ketij debati, pak a shume i gjithe opinioni publik është përfshirë në të. Duhet thënë se në të vërtetë lindi si një debat mes një shkrimtari dhe një kritiku, ky i fundit nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një kritikë ndaj një vepre letrare. Sikur të mos ishte se shkrimtari quhet Kadare dhe kritiku Rexhep Qose, me siguri gjërat do të ishin ndryshe. Përtej këtij aspekti debati është përqendruar tek një çështje e cila në vetëvete është thelbësore, por nuk mund të jetë tabu, siç është identiteti kombëtar i shqiptarëve. Pikëvështrimet e të dy figurave tepër të rëndësishme kombëtare kryqëzohen tek aspekti fetar i identitetit shqiptar. Këtu përplasen Qosja dhe Kadareja.
Ajo që të bën më shumë përshtypje në këtë përplasje është fakti se si Kadareja, po ashtu dhe profesor Qosja, që tash e dy muaj më parë nuk po i lënë gjë njëri-tjetrit pa thënë sepse ndahen në këndvështrimet tyre edhe fetare. Në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk është praktikant, përkundrazi mund të thuhet se nga pikëpamja e formimit, veprës letrare dhe botëkuptimit, ata janë shumë më afër me ateizmin dhe laiçizmin.

Mënyra se si të dy personazhet e shquara gati totalisht ateistë, po bëjnë “xhihadin” ndaj njëri-tjetrit, të bën të mendosh sesi ky debat, në të vërtetë ka prodhuar shumë publicitet për të dy në të njëjtën kohë. Kohë në të cilën për arsye të shumta, që lidhen edhe me faktin se shqiptarët lexojnë gjithnjë e më pak dhe për pasojë edhe vetë shkrimtarët jo vetëm Kadareja, janë në një farë mënyre të anashkaluar nga vëmendja e opinionit publik. Nuk ka dyshim se të dy personazhet, sa të suksesshëm në zanatet e tyre, aq të pasuksesshëm kanë qenë në jetën e tyre politike, sidomos Rexhep Qosja. Po të heqësh të vërtetën e madhe se Ismail Kadareja është nga shkrimtarët më të mirë që ka rajoni e ndoshta Europa, edhe ky i fundit është karakterizuar vazhdimisht nga inkoherenca politike, por ndoshta jo vetëm për faj të tij.

Identitetet kombëtare maten me të tjera instrumenta dhe njësi, që me siguri në shumicën e tyre nuk kanë të bëjnë fare me besimin fetar të popujve në fjalë. Identiteti etnik varet nga disa faktorë, që kanë të bëjnë me gjuhën, me doket, me zakonet, me traditën, me mënyrën e të jetuarit, me orgjinën e mëkahershme etj. P.sh, ilirët kanë qenë një popull që ka jetuar në bregdet dhe në male për shkak të kushteve gjeografike. Ata flisnin gjuhën e tyre, natyrisht të ndryshmueshme sipas fiseve dhe në dialektet përkatëse. Ata ishin të ngjashëm, si në mënyrën e të bërit tregëti, ashtu dhe në mënyrën e të bërit luftë. Të ngjashëm, si në mënyrën e të krijimit të familjes ashtu edhe në atë rritjes dhe zgjerimit të saj. Ishin luftëtarë, ishin detarë, respektonin të parin e fisit apo të familjes po ashtu siç bëjmë ne shqiptarët sot, e shumë gjëra të tjera. Natyrisht që pushtimet e vazhdueshme kanë bërë që këto identitete t’i përshtaten zhvillimeve të mëvonshme. Por kjo nuk do të thotë që vetëm popullsitë i janë përshtatur pushtuesve, edhe pushtuesit i janë përshtatur popullsive vendase ku ata janë vendosur. Kështu ka ndodhur edhe me besimet fetare që ata kanë sjellë me vete.

Një klerik katolik i lindjes së mesme, konkretisht maronit është shumë më i ngjashëm në ritet e besimit me një klerik ortodoks të kishës së lindjes. Megjithatë klerikët katolikë të lindjes së mesme, nuk njohin si intitucion superior Patriarkanën e Stambollit, por Vatikanin, kishën e Shën Pjetrit. Natyrisht nëse si kriter i të qenit evropian do të merrej besimi i krishterë, konkretisht ai katolik, i bie që më evropian të jetë prifti arabo-sirian nga Damasku, sesa ai Italian, për shkak se besimi kristian ka lindur në Lindjen e Mesme, ku sot shumica e popullsisë i përket besimit islam. Në të njëtën trajtë mund të thjeshtohet historia e origjinës së popujve dhe identiteteve të tyre. Nëse i bie që identiteti i shqiptarëve lidhet ngushtë me krishtërimin (është e vërtetë që shqiptarët janë nga popujt e parë në botë që kanë pranuar këtë besim, dëshmi janë kishat paleokristiane të shekujve tre dhe katër), atëherë i bie që pjesë e identitetit evropian të jetë edhe vetë historia e tyre mijëravjeçare barbare. Pra në të vërtetë vlen të reflektohet rreth faktit se çfarë është identiteti evropian, si klasifikohet ai dhe kush ka të drejtën të thotë nëse është apo jo evropian?

Në një periferi të Tiranës jo shumë të largët, në Laprakë, jeton familja e një juristi të njohur nga Tirana. Juristi është baba i tre fëmijëve, bashkëshort i një gruaje të cilën e adhuron. Ka ndërtuar një shtëpi tre katëshe me një kredi të cilën vazhdon ta paguajë nga pak për çdo muaj prej vitesh me radhë. Në katin e parë ka marrë të jetojë prindërit e tij, në të dytin prindërit e bashkëshortes, në të tretin vetë më gruan dhe fëmijët. Kohën e kalon duke punuar dhe duke iu dedikuar familjes, edukimit të fëmijëve, jetës shoqërore. Paguan taksat, ka makinë, feston dhe pushon njëlloj si çdo evropian, natyrisht sipas kararit të xhepit të vet. Por ky jurist dhe shumë i njohur madje, çdo të premte shkon në xhami, ku adhuron zotin e tij në besimin islam. Përballë shtëpisë së tij jeton një tjetër shqiptar, i besimit katolik dhe i ardhur nga veriu. Ka tre fëmijë dhe një grua. Ka zënë truallin të cilin e ka rrethuar me blloqe dhe po me blloqe ka ngritur dhe një dhomë në të cilën jeton me familjen. Është i varfër, por i ndershëm, jeton me djersën e ballit. Nga varfëria është i detyruar të mos çojë fëmijët e tij në shkollë, por të shesin gjithë ditën rrugëve të Tiranës për të siguruar jetesën. Varfëria e bën këtë njeri që sa herë e ndjen veten nervoz, për shkak të fukarallëkut, rreh edhe të shoqen si dhe fëmijët, këta të fundit ndoshta si mënyrë për t’i edukuar. Shkon çdo të djelë në kishë ku i lutet zotit ta nxjerrë nga fukarallëku. Lind pyetja kush është më evropian nga këta dy njerëz dhe ç’punë ka identiteti evropian në këtë mes me besimet që këta njerëz aplikojnë. Aspak!


E pra e vërteta është se sot Evropa për arsye që kanë të bëjnë me historinë është më e pasur se shumë pjesë të tjera të botës. E shkuara koloniale që Europa ka në themelet e qytetërimit të saj ka përcaktuar jo pak në aureolën e pasurisë që ky kontinent rrezaton sot në botë. Por të krisherë ka në Amerikë, jug dhe veri, në Afrikë dhe Azi. E ç‘lidhje kanë këta me identitetin evropian? Ka vende ku jetojnë katolikë që vdesin nga uria dhe SIDA në Afrikë, njerëz të të njëjtit besim, për të cilët klubi i pasur dhe i krishterë që quhet Evropë nuk e vë ujin fare në zjarr. E pra është fare e qartë që nëse shqetësimet e drejta që z Kadare merr në Evropë, në lidhje me faktin nëse do të jetë apo jo Shqipëria pjesë e BE-së, zgjidhjen e tyre nuk mund as ta gjenë dhe as ta marrin në thjeshtimin sesa të krishterë jemi ne shqiptarët. Le të jemi edhe më katolikë se Papa, sërish nëse nuk do të puqen disa interesa të tjera, që kanë të bëjnë me ekonominë, energjinë, pozicionin gjeografik, rregullimin e jetës brenda vendit. Me siguri që prapë nuk do të na fuste kush në BE. Justifikime mund të gjenden sa të duash, por Shqipëria nuk është më e rëndësishme për SHBA-të, sesa Arabia Saudite dhe marëdhëniet e Shqipërisë nuk janë më të mira se ato sauditëve, as me SHBA-të dhe as me BE-në. Kjo vlen edhe për marëdheniet KINË-BE apo KINË-SHBA. E pra si Kadareja dhe intelektualët e tjerë duhet të zbresin më me këmbë në tokë në lidhje me gjykimin e realitetit.


E vërteta është se ne shqiptarët më shumë se probleme me identitetin tonë kombëtar, kemi probleme me identitetin tonë qytetar, kemi probleme me identitetin e familjeve tona që po shthuren, me të rinjtë tanë që po rriten gjithnjë e më shumë injorantë, kemi probleme me vesin e kthyer në virtyt dhe virtytin në ves. Kemi probleme që na kanë çuar në gati në shpërfytyrim, për shkak të vrullit të paparë që kemi marrë për paranë dhe pasurinë, pa e hedhur kokën mbrapa. Problemin e shpërfytyrimit të shoqërisë, në të vërtetë e çon drejt zgjidhjes edhe rikthimi tek vlerat e identitetit kombëtar, qofshin ato të lidhura dhe me identitetin e besimit fetar, cilido qoftë ky i fundit. Për pasojë, ky “xhihad” i vogël intelektual në mes të shqiptarëve është i panevojshëm dhe i pakuptimtë. Sepse të gjithë ne, e këtu besoj se ndaj mendimin e atyre që kanë lexuar përplasjen Qose-Kadare, na pëlqen më shumë të shohim veprat e këtyre dy korifenjve të letrave, e jo sherrin alla Oriana Falaci që ka mbushur faqet e gazetave.

 

 

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama