Rreth tetë vjet më parë, Sabri Godo u mundua vetë dhe trokiti në disa redaksi gazetash në Tiranë për një hall partie. Policia në Milano kishte ndaluar një person, i cili në ato momente po bënte shoqëruesin e kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një udhëtim pune, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për disa krime. Policia kishte mbajtur të bllokuar për disa orë edhe politikanin shqiptar. Zoti Godo, ashtu me qetësinë e tij, kërkoi që lajmi të mos merrte dhenë, për ta shpëtuar partinë, sikundër ishte shprehur ai, nga ky m… i madh që kishte bërë kryetari Mediu. Sabri Godo është një ndër ata njerëz që i zë vend fjala në të mirë e në të keq. Ai është ndër të paktët njerëz në këtë vend, të cilit populli i drejtohet për t‘i marrë mend kur ndodhet në udhëkryq, apo kur politikanët e praptë e fusin në qorrsokak. Ai i përket sojit të rralluar të politikanëve dhe intelektualëve të ndershëm e aktivë, edhe në moshë të thyer. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të mëdhenj të mediave dhe politikani i emancipuar që dorëzoi vullnetarisht partinë që vetë e krijoi. Prandaj ai gëzon shumë respekt mes gazetarësh dhe ata e mirëkuptuan asokohe shqetësimin e tij. Megjithatë, lajmi i keq, ashtu si uji kur gjen një vrimë, doli dhe sot këtë histori e dinë të tërë.
Por kryetari i republikanëve bëri sërish prapësi dhe zoti Godo bëri tashmë atë që nuk duhej ta bënte më. Ai iu vu sërish në mbrojtje zotit Mediu. Kësaj radhe ai nuk kërkoi që lajmi i keq të mos merrte dhenë, pasi lajmi ishte kaq i madh, sa bëri një gropë 20 metra të thellë në dhe. Plaku i urtë kësaj radhe i doli përpara drejtësisë dhe kërkoi që ajo të mos i bjerë "më qafë" djalit republikan që bën zullume. Fillimisht në një konferencë shtypi, e më pas në një debat televiziv, Godo e akuzoi prokurorinë se po bën lojëra politike, ndërsa i kërkoi Kuvendit heqjen e imunitetit të deputetit Mediu dhe i kërkoi Presidentit të Republikës të ndërhyjë. Ne e dimë që z.Godo ka vetëm arsye republikane në këto veprime dhe nuk synon aspak mbrojtjen e njerëzve që dyshohet se kanë shkelur ligjet e vendit. Megjithatë ne mendojmë se, ashtu si çdo baba i urtë, ai duhet ta merrte vetë prej veshi djalin zullumqar dhe ta çonte në prokurori, kur e shikon se ai është futur keq në udhë të keqe.
Ndërsa zoti Godo është duke bërë përpjekjet e fundit për të mos e lënë të shkërmoqet partia që e krijoi 16 vjet më parë, hezitimi i klasës politike për t‘ia hequr imunitetin një deputeti të përfshirë në hetimet për një tragjedie kaq të madhe si ajo e Gërdecit është duke na shokuar të gjithëve. Teksa i dëgjon të propagandojnë nisma për ta hequr fare imunitetin, mund të besosh se një erë e re po fryn në politikën shqiptare. Por kur shikon se si të gjithë së bashku ngurojnë t‘i ndezin dritën jeshile prokurorisë të hetojë një deputet, dyshon se era që fryn është po ajo që vjen nga kënetat e vjetra.
Pra, a duhet ne të besojmë se nismat ligjore për heqjen e imunitetit janë reale, kur Kuvendi nuk tregon gatishmërinë për t‘i dhënë mundësinë drejtësisë të hetojë një anëtar të tij? I gjithë soji i politikanëve vihet në garë për të artikuluar, kush e kush më bukur frazën e famshme se para drejtësisë janë të gjithë njësoj, si Presidenti, Kryeministri, deputeti dhe qytetari i thjeshtë. Por përse vallë zvarritet heqja e imunitetit të një deputeti? Ne presim që deputetët të jenë të hetueshëm për çfarëdolloj krimi, por a mund ta besojmë ne këtë përrallë, kur ata nuk po dorëzojnë kolegun e tyre për një çështje të denjë për në Gjykatën e Hagës, për krime kundër popullsisë? Pas asaj që ndodhi më 15 mars nuk duhej të kishte asnjë ngurrim dhe Kuvendi duhej t‘i ishte përgjigjur prokurorisë brenda javës. Dhe kjo do të ishte më e pakta që mund të bëhej. Po mbushen tre muaj nga tragjedia dhe tashmë lajmi nuk janë më njerëzit e gjorë që flenë ende në çadra për faj të qeverisë, por thashethemet dhe kulisat e politikës për çështjen e imunitetit të një deputeti. Çfarë dreqin duhet të bëjë më një politikan në Shqipëri që t‘i hiqet imuniteti? Qeveria e Romano Prodit ra vetëm e vetëm sepse një ministër u largua pasi gruaja e tij u vu nën akuzë. Të gjithë deklarojnë se do ta votojmë heqjen e imunitetit! Po kur, dhe a mos vallë do të jetë ky një heroizëm dhe sakrificë e madhe e Kuvendit? Nuk është çështja tek imuniteti i zotit Mediu, por te ndryshkja e mekanizmave dhe korruptimi i një sistemi politik.
Në mungesë të arsyeve të tjera, neve na duhet të besojmë se e tërë politika është në makth nga një proces i tillë. Prokurorja e re e republikës do të përballet me një çështje shumë të vështirë, pasi asaj do t‘i duhet të hetojë për herë të parë implikimin e politikës në një krim si favorizimi i paligjshëm, trafiku, kontrabanda e më pas vrasja. Asaj do t‘i duhet të përballet për herë të parë me dokumente që tregojnë se si ligjvënësit me vendimet e tyre i kanë shkuar për shtat interesave të një sipërmarrësi privat. Me pak fjalë, asaj do t‘i duhet të luajë vërtet rolin e Silvias së "Oktapodit", emër me të cilin Kryeministri ynë e pagëzoi kur e mbrojti para deputetëve ditën e votimit në Kuvend. Por Silvia Konti nuk do të kishte qenë një hetuese e suksesshme nëse edhe komisar Katani do të kishte bashkëpunuar pas shpine me Tano Karidin. Kjo çështje është shumë e rëndësishme për shtetin shqiptar. Jo sepse do të ndëshkojë përgjegjësit e një krimi, sado i madh qoftë ai, por sepse është një sprovë e madhe për vetë drejtësinë. Ndaj Ina Rama duhet të shkojë larg për të mbetur në memorien e drejtësisë. Ajo duhet ta sakrifikojë qoftë edhe karrierën e saj, nëse do t‘i kërkohet të tërhiqet para kësaj çështjeje. Por, për ta bërë këtë ajo ka nevojë të inkurajohet e mbështetet. Dhe pikërisht për këtë arsye ne mendojmë se njerëz të mençur të këtij vendi, siç është dhe z. Godo, nuk duhet ta paragjykojnë atë. Por të gjithë bashkë t‘i ofrohemi me mbështetje, jo për të parë pesë njerëz në burg, por për të kontribuar në bërjen e drejtësisë, për të cilën kemi aq shumë nevojë. Nëse drejtësia nuk do të jetë e lirë ta bëjë punën e saj, atëherë, paskësaj, politika nuk do të ketë më moral të flasë për luftë kundër korrupsionit. Por, edhe nëse vetë prokuroria do të stepet ta bëjë drejtësinë, krerët e saj do të jenë autorët e humbjes së shansit të madh për të themeluar drejtësinë e pavarur.