Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pa frymë!

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 17 vite më parë

Henri Çili
Pa frymë!

Gjithë opinioni ka mbetur pa frymë nga vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka, personit ...që u bë personazh për shkak të pranisë së tij në shtjellën misterioze të çështjes së Gërdecit. Në kulmin e hetimeve për çështjen e Gërdecit, tashmë nuk kemi më në jetë atë që gjithëpranohet si dëshmitari kyç i kësaj çështjeje. Për momentin mund të flasim vetëm për "vdekje" të këtij njeriu, pasi të thuash "aksident" duket shumë e thjeshtë, të thuash "vrasje" duket shumë e komplikuar.

Ta quash vdekjen e Konsta Trebickës si një "aksident" është të biesh në thjeshtësinë naive të të parit të jetës shoqërore, të abstragosh nga të gjithë kompleksiteti i jetës së një biznesmeni që është marrë me tregti armësh apo demontim municioni, i rrethanave në të cilat ka kaluar biznesi apo emri i tij, i atyre që ka thënë apo që ka bërë i ndjeri Trebicka. Do të thotë ta interpretosh gjithçka sa flitet dhe zhvillohet rreth çështjes së Gërdecit, tragjedisë që mori jetën e 26 njerëzve dhe gjymtimin moral, fizik e material të mijëra të tjerëve, me një naivitet të tipit të kronikave të TVSH-së apo të deklaratave rutinë të një Ministrie të Brendshme. Sot është e qartë, që çështja e Gërdecit, për atë çka ajo ngërthen në vetvete me mënyrën se si ka funksionuar mafia e demontimit, tregtisë apo trafikimit të armëve shqiptare e ndërkombëtare, po krijon efekte kaskadë: nga Prokuroria në politikë, nga politika lokale te diplomacia amerikane në Tiranë, nga kjo e fundit tek çështje gjyqësore e politike përtej Atlantikut. Nga mënyra se si do të rrjedhin hetimet për këtë çështje, nga kahu se si do të shkojnë ato, varen fatet politike dhe njerëzore të shumta, varen interesa pasurore dhe të prestigjit që kushtojnë edhe më shumë se interesat pasurore të mjaft njerëzve.

Një rreth i gjerë individësh dhe grupesh, brenda dhe jashtë vendit janë të interesuar fort të orientojnë në një mënyrë apo në një tjetër hetimin për Gërdecin. Një instrument i madh për këtë është dhe çështja e dëshmitarëve. Në këtë kuptim ta quash menjëherë "aksident" vdekjen e dëshmitarit kryesor të çështjes së Gërdecit, Kosta Trebickës, do të thotë të biesh në një thjeshtësi të pafalshme. Por vdekja e Kosta Trebickës mund të jetë po ashtu një vdekje banale, një aksident, nga ato që ndodhin përditë në rrugët e Shqipërisë apo në aventurat e gjuetisë. Përkimi i kësaj ndodhie në këtë moment, me këtë person për cilësitë e veçanta që ai bart për momentin, mund të na hedhin në gabimin e thjeshtë ta quajmë medomosdo një "vrasje", një "zhdukje dëshmitari" etj., nga këto. Ndaj, ndërsa jemi pa frymë nga vdekja e një personi të tillë, në moment të tillë, në një mënyrë të tillë si ato që na pasqyroi pasditen e djeshme media, kemi vetëm një shpresë: Prokurorinë dhe mbi të gjitha Prokuroren e Përgjithshme Ina Ramën.

Është fat sot, që pavarësisht nga ka shkaqet, kemi një Prokurori të besueshme dhe kryeprokurore që po manifeston seriozitet në muajt e parë të detyrës së saj. Eshtë një fat edhe më i madh që zonja në fjalë dhe institucioni i saj nuk kontrollohet nga qeveria, gjë që na bën të besojmë se konkluzioni i hetimeve do të jetë më afër të vërtetës së mundshme, sesa do të ishte në rrethana të tjera nëse do të kishim një prokurore të kontrolluar nga qeveria. Ky në të vërtetë është shansi i madh i maxhorancës aktuale, e cila mundet në përfundim të një hetimi të drejtë dhe të besueshëm nga kjo prokurori të jetë vërtet, të paktën për pjesën e saj, larg pjesëmarrjes në këtë ngjarje në çfarëdolloj forme dhe mënyre. Nga përfundimi i këtij hetimi do të varet shumëçka për të nesërmen e jetës tonë publike. Nëse jemi një futur në një palo - republikë ku jemi të rrezikuar për ato që dimë dhe ato që themi, apo nëse Shqipëria është të paktën një demokraci funksionuese, në të cilën edhe pse mund të guxosh të bësh krim e korrupsion, të paktën do të ndëshkohesh.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama