Të gjithë kanë për ta bërë një herë luftën për votën e lirë në Shqipëri! Çështja është se kur. Fati e ka vendosur ironikisht ish–kryeministrin Meta, autorin kryesor, por jo të vetëm të zgjedhjeve problematike të 2001 në pozitën për të mbrojtur votën e lirë, sot edhe me mjetin e fundit politik: grevën e urisë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe ka të drejtë. Duke filluar nga sistemi elektoral më 21 prill e deri tek ndërtimi i planifikuar i Komisioneve Zgjedhore, duket qartë që është një sistem i tërë që kërkon dekurajimin e fuqisë së tij politikë, humbjen nëpër letra, shifra, koeficiente e komisionarë të votave, që Ilir Meta ka bashkë më partinë e tij LSI.
Në Kuvendin e Shqipërisë ndodhet një problem, që duhet zgjidhur dhe jo thjesht një grevë e disa deputetëve, të cilëve mund t’u priten dritat, t’u pritet uji apo t’u ndalohen valët e celularëve. Ka një problem simbolik lidhur me sistemin e pareshtur të hileve të zgjedhjeve në të cilat palët, sa herë ndërrojnë vendet në pushtet, përpiqen të venë të “voglin”. Shkurt një ndërrim i pareshtur i vendit mes agresorit dhe viktimës. Kjo logjikë duhet të marrë fund. Probabilisht, pas zgjedhjeve të ardhshme mund të jetë Edi Rama, në një grevë të tillë, pasnesër sërish Sali Berisha si 8 vjet në opozitë dje. Ky sistem duhet të marrë fund një herë e mirë! Çështja e grevës së urisë së 11 deputetëve shqiptarë kërkon mininalisht të zgjidhen dy probleme:
Problemi i parë që duhet të zgjidhë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike është një frymë tolerance në rishikimin e formulës së ndërtimit të komisioneve ose e procedurës së votimeve, e statutit të vëzhguesve konkurrues në zgjedhje. Për këtë ka formula plot, ka skema plot, mjafton të punojnë me telefonat fikur disa ekspertë të palëve. Në këto kushte, sidomos kur PD-PS kërkojnë të bëjnë ato “renditjen” e partive për nga madhësia jashtë votës së popullit, duke quajtur renditur arbitrarisht PSD-në dhe PR-në të dytat në secilin krah, është evidente që LSI-së i takon të ketë komisionarët e vet. Aq më tepër tani, kur një tendencë e qartë e sistemit duke filluar nga ndryshimet kërkuese të 21 prillit e ka vënë këtë forcë kushtet e luftës për të mbijetuar.
Por tashmë problemi i dytë, që duhet zgjidhur nga kjo grevë është një problem që ka lindur tanimë: Partia Socialiste e Shqipërisë, si forca kryesore e opozitës, bartësja e shpresës për të ndryshuar e popullit opozitar, e atyre që besojnë tek rotacioni politik i qershorit 2009, në një skemë të re të infrastrukturës zgjedhore nuk duhet të mbeten në mëshirën e anëtarëve të mundshëm të LSI-së në këto komisione, për të ndërtuar një vendimmarrje të drejtë e funksionale në zgjedhjet e ardhshme. Një skeme e re për komisionet duhet njëkohësisht të pranojë të drejtën e LSI-së për të qenë dëshmitare dhe rojtare e simpatizantëve të vet, por pa kondicionuar votimin e bllokut opozitar në komisione nga qendra në bazë.
Në kushtet e konfliktit aktual, socialistët kanë të drejtën e tyre të mos i besojnë LSI-së “votën e artë”, pra votën që bën diferencën nëpër komisionet e ardhshme zgjedhore nga qendra në bazë. Destruktiviteti i paragjykuar i komisionarëve të LSI-së kështu si ka vajtur puna mund të komprometojë rëndë fatin e opozitës në tërësi në zgjedhjet e ardhshme. Konflikti PS-LSI mund të zhvendoset papritur nëpër komisione. Sërish edhe këtu ka shumë skema për t’u mundësuar të dyja këto parime. Teknikët mund të punojnë për një zgjidhje të tillë. Ajo që mund të thuhet në ditën e tretë të grevës, është një gjë: greva është një problem që duhet zgjidhur, jo evituar.