Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Çmimi i (pa)sigurisë

Shkruar nga: Selim Belortaja  
Botuar më: 18 vite më parë

Selim Belortaja
Çmimi i (pa)sigurisë

Derguar me: 18/10/2007
Rastet konkrete të fatkeqësive nga pasiguria në shërbime e në ushqime janë bërë tashmë aq të shpeshta në kronikat tona, sa që një rrezik tjetër po shfaqet frikshëm. I cili sipas meje, mund të jetë edhe më i madh se sa dëmi konkret që sjell një helmim ushqimi a një aksident i veçuar. Rreziku që të mësohemi me to, t’i marrim si ndëshkim nga lart, e të strukemi e të fshihemi edhe më keq nga ç’jemi strukur, me shpresën që e keqja të mos na gjejë ne personalisht a familisht. Pa të bëhet çtë bëhet. Dhe vetëm kaq.
***
Është tronditëse që tek ne “shkundjet” e mëdha lidhur me standartet, masat ligjore e politikat vijnë me çmimin e tmerrshëm të jetëve të njerëzve. Kështu po e blejmë fjala vjen, paketën e masave për sigurinë rrugore. Është bërë zakon që tabelat, ndriçuesit e shenjat e tjera të sinjalistikës rrugore tek ne shtohen e riparohen vetëm pasi ndodh ndonjë aksident i rëndë. Duke e mësuar këtë, rrugët tona janë bërë si kuçedrat e përrallës: për të na kujtuar neve se ato “janë zot” në tabanin e tyre dhe për ti kujtuar qeverisë se edhe ato kanë nevojë të trajtohen, mirëmbahen e shenjohen, ç’bëjnë? Kërkojnë çdo ditë nga 2-3 kurbane të rinj...
Jo më pak e mprehtë është kjo çështje në fushën e sigurisë ushqimore. Një histori e trishtë që na ndjek prej vitesh. Ju kujtohet besoj se si në fillim të viteve ’90 u desh të vdisnin ca burra e gra, që shteti të ndërhynte me njady masa minimale kontrolli mbi alkolin e pijeve tona dhe inspektimin e produkteve ushqimore delikate –kryesisht ato shtazore.
Sigurisht që standardet e BE janë të ashpra e të forta dhe ato do të na jepnin një garanci thuajse të plotë shëndetësore përkundrejt ushqimeve që konsumojmë. Kërkesa të plota e të imta higjenike shoqërojnë prodhimin, ambalazhimin, transportin, magazinimin, e tregtimin e të gjithë kategorive të produkteve –veçanërisht atyre ushqimore. Vetëm normat e HACCP (Analiza e rrezikut dhe Kontrolli i Pikës Kritike) përbëhen nga një tërësi përcaktimesh të shtrira në shtatë dimensione bazë, që nga identifikimi i të quajtura “pika kritike” në procesin e përgatitjes e tregtimit të ushqimit e deri tek testimi periodik i pajisjeve, makinerive e hallkave ku kalon produkti për të parë në se ato janë apo jo akoma brenda parametrave të sigurisë. Pra nuk mjafton të themi filan pastiçier “punon pastër” kur dihet që produkti i tij “kërcënohet orë e çast nga një mori agjentësh dëmtues të sigusisë së tij.
Për më tepër në botë e posaçërisht në BE vërehet një prirje drejt ashpërsimit e shtrëngimit –e këtyre rregullave. Norma HACCAP për shëmbull deri para 2-3 vitesh ishte jo e detyrueshme. Por që që nga 2004-a ajo është bërë një standard ligjor strikt, i detyrueshëm për zbatim. Një informacion ky, i domosdoshëm veçanërisht për sipërmarrësit që planifikojnë eksportin në tregjet europiane të produkteve tona ushqimore.
Puna është se në stadin ku jemi, pra kur kemi vetëm një marrveshje Stabilizim-Asociimi në ratifikim e sipër me BE-në, shtrëngimet komunitare nuk veprojnë thuajse fare për tregun tonë të brendshëm. Ato ndikojnë vetëm për aq sa produkti kalon në kanalet prodhuese apo shpërndarëse brenda BE-së. Dhe kjo ju jep produkteve që vijnë nga këto tregje të zhvilluara (Europiane apo Amerikane qofshin) një nivel të lartë sigurie. Sa kohë që produkti është ..andej. Por sapo maunia shkarkohet në depon e tregtarit tonë këtu, presioni normativ bie thuajse në zero, dhe askush s’mund të thotë me siguri që produktit të ardhur s’i kanë hyrë diku ca elemente rreziku. Në mos nga miu në depo – nga ambalazhi i sajuar, në mos nga ambalazhi nga pluhuri i rrugës ku tregtohet, në mos nga pluhuri nga dielli i nxehtë, në mos nga dielli nga skadenca në kohë, e deri tek ..duart e lara apo të palara të shitësit.
Është e vërtetë gjithashtu që shumë nga ato standarde, janë marrë përsipër edhe “zyrtarisht” nga administrata jonë për t’u zbatuar pikë më pikë. Por kjo mbetet ende në një fazë “rregullatore” pra një fazë angazhimesh “në letër”, për të hartuar këto akte ligjore e nënligjore e këto apo ato rregullore proceduriale. Ndërkohë që pasojat e moszbatimit të tyre deri në fund, sot bien tërësisht mbi ne, qytetarët e këtij vendi. Dhe ata që kuturisin të na shoqërojnë, në të njëjtat rrugë e kryqëzime, në të njëjtat dyqane e bodrume ku ushqimet gatuhen e tregtohen. Fakti që ky proces zbatimi është ende “jashtë integrimit”, pra mbetet ende përgjegjësi ekskluzive e jona, e organeve tona të kontrollit e penalizimit –e rrit kërcënimin. Kërcënim që bëhet i qartë nga dhjetra shëmbuj; mjafton për ilustrim vetëm ai lajmi i ardhur nga Myzeqeja, ku shitësi zhdëp në dru veterinerin e bashkisë – thjesht sepse ky e quajti të palejueshme gjendjen në të cilën tregtohej.
***
Po flasim pra për nevojën e kontrollit rigoroz të zbatimit. Po se mos jemi në rregull me shkrimin? Domethënë me kompletimin e paketës ligjore e nënligjore mbi këto rregulla e norma. A i kemi shkruar e miratuar ato së paku? E keqja është se as këtë s’e kemi bërë akoma. Dhe kjo nuk është aspak përgjegjësi e ngushtë e një ministrie përgjegjëse, por e qeverisë. Shembull? Ligji i ri për Ushqimin. Ky është dokumenti kryesor që mbulon apo duhet të mbulojë shumicën e normave lidhur me sigurinë ushqimore. Për më tepër, nga hyrja në fuqi e tij varet nja paketë e tërë masash të tjera nën-ligjore që akoma mbeten pezull. Por e dini ç’ndodh? Ligji po mbush vitin që është hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit e Mbrojtjes së Konsumatorëve, ndërkohë që për fërkime ndërminstrore apo për arësye kryesisht subjektive ligji ende qëndron në listë pritje. E gjitha në kurriz të sigurisë sonë ushqimore.
Raste (që mos ndodhshin më kurrë) si ai i jetëve të humbura, pa kursyer as fëmijët, janë një thirrje pikërisht për këtë. Për struktura e programe të kontrollit profesional e rigoroz. Kjo duhet të jetë detyrë numur një e qeverisë. Asnjë justifikim num mund të lejohet në këtë çështje, sepse çdo justifikim në këtë fushë paguhet shtrenjtë. Me jetë njerëzish.
Por po aq e vërtetë është –nga ana tjetër, që presioni për më shumë siguri në ushqime –duhet të jetë më gjithpërfshirës. Detyra të forta ka qeveria, por ama edhe më e fortë është përgjegjësia e vetë biznesit që prodhon e tregton. Jo pak përgjegjësi kemi dhe ne të gjithë si konsumatorë. Që pranojmë më mirë të hamë gjithë frikë diçka jo dhe aq të sigurtë, se sa të protestojmë, për më shumë rregull e kontroll.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama