Si do orientohen të rinjtë politikisht në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri? Sa është ndikimi i tyre në shportat elektorale të partive apo grupimeve respektive? Dhe a po orientohen drejt mesazhet e këtyre partive drejt tyre? Le të përpiqemi të gjejmë disa indikatorë objektivë dhe subjektivë që mund të na ndriçojnë sadopak prirjet elektorale të kësaj përbërëseje të votuesit shqiptar. Dhe për pasojë peshën e tyre në zgjedhjet e pritshme të verës 2009. Në grupmoshat nga 18 në 35 vjeç, sipas projektimeve të Institutit të Statistikave për vitin 2006, numërohen diku tek 800 mijë individë në një popullsi të regjistruar prej 3.150 mijë banorëve që mendohet se jetojnë në Shqipëri. Nëse do të përdornim një koeficient prej ¾ për raportin midis atyre që votojnë (pra popullsisë mbi 18-vjeçare) dhe totalit të popullsisë (3/4 është koeficient shkencor demografik) atëherë, maksimumi i shqiptarëve në listën zgjedhore do të ishte 2 milionë votues.
Pra, të rinjtë e kësaj moshe janë gati 40% e listës reale zgjedhore të vendit, megjithëse lista e shpallur që përmban dhe emigrantët shkon tek 2.9 milionë votuesit. Por le t'i bëjmë hesapet me listën reale të votuesve. Nisur nga një vëzhgim fare pjesor, por që ofron ama një ide mbi preferencat, angazhimet e të rinjve. Programi më i fundit "Lider" i televizionit "Klan" ka joshur në fushatën e përzgjedhjes qindra të rinj, të cilët më së shumti duhen konsideruar si njerëz të angazhuar mendërisht me politikën. Shumë prej tyre janë dhe të angazhuar fizikisht, d.m.th bëjnë pjesë në forumet rinore apo në organizatat partiake ekzistuese. Por sigurisht ata që nuk bëjnë pjesë në këto forume, e që shkruajnë në formularët personalë, "asnjanës", madje "asnjëanës", "i paangazhuar", "i papolitizuar", "qendër", "liberal", janë risia. Përfaqësojnë gati 30% të të përfshirëve në lojën më të re televizive, njëlloj shkolle politike me garën brenda që e afron me lojën politike.
E pra, si mund të interpretohet ky fakt, që rreth 30% e të rinjve të angazhuar me politikën nuk identifikohen me partitë politike ekzistuese? Dhe kjo e dhënë duket shqetësuese: nuk ka asnjë arsye që të mendohet se kjo përqindje nuk reflekton peshën reale të këtyre në grupmoshën e lartpërmendur! I bie me fjalë të tjera që rreth 30% e këtyre 800 mijë të rinjve janë fluidë, të hapur për secilën prej partive. Nëse shikon rezultatet elektorale të dy grupimeve politike të zgjedhjeve të 2005, madje përgjithësisht të të gjitha votimeve në Shqipëri, diferenca midis fituesit dhe humbësit ka qenë e rendit 100-200 mijë votues, pra saktësisht aq sa mendohet të jetë kjo pjesë fluide e të rinjve. Në imagjinatën popullore, apo dhe në atë të kompetentëve, sakohë që s'ka sondazhe të besueshme, fatin e zgjedhjeve e vendos pikërisht një pjesë e luhatshme e elektoratit, e cila vendos në minutën e fundit, pa qenë rob i dogmave ideologjike, partiake dhe e paparagjykimtë.
Me logjikë të thjeshtë duket e vështirë që kjo të ndodhë me votuesit e një moshe të pjekur që kanë votuar shpesh, që kanë konsoliduar bindjet, që e lidhin bindjen me pozicionin e punës, me statusin shoqëror që kanë fituar. Duket - hipotezë e paprovuar shkencërisht - që pikërisht të rinjtë apo një pjesë e elektoratit vërtet e përgjegjshme politikisht, përbëjnë pjesën kryesore të elektoratit që luhatet në momentin e fundit. Janë të rinjtë që nuk kanë memorie historike për atë çfarë ka bërë Berisha në 1997, apo injorojnë akuzat që i bëhen Ramës si i korruptuar, ndërsa shohin mirënjohjet ndërkombëtare për të apo cilësinë e jetës në Tiranë. Të tentosh të kapësh këtë lloj votuesi, fluidin dhe brenda tij të rinjtë fluidë, duket sfida e radhës për partitë politike deri në qershor. Ne mund i japim një dorë strategjistëve të këtyre partive, duke tentuar nëpërmjet kësaj analize të thjeshtë të kuptojmë pse të rinjtë që vijnë e marrin pjesë në një emision si "Lider", politikisht të angazhuar, por jo të përfshirë në subjektet ekzistuese politike, nuk identifikohen me to. Në këtë mënyrë praktikisht ne shpjegojmë indirekt rrugën që duhet të ndjekin partitë për të afruar këtë kategori. Dhe ja një listë arsyesh potenciale pse të rinjtë nuk e gjejnë veten në partitë me emër të madh, por ... të vjetër. Pse abstenojnë të rinjtë.
Mungesa e mesazheve të kalibruara drejt tyre mund të jetë një arsye e parë dhe përbashkuese e të gjithë atyre të rinjve, që janë të hapur qoftë drejt së majtës, qoftë drejt së djathtës. Disa prej tyre thonë madje se partitë janë njëlloj, programet gjithashtu. Apo se njëherë i pëlqen njëri prej liderëve dhe njëherë tjetri. Diçka e çuditshme, megjithëse disa prej tyre vijnë nga studimet jashtë. Mungesa e kauzave të mëdha në tregun e politikës. Në të dy krahët që duke gjetur konsensuse të sforcuar po humbin nga vëmendja kauzat e mëdha. Që zgjojnë apatinë. Dhe nuk kanë sesi ta shndërrojnë gjithë atë energji kinetike (në nivel dëshirash, njohurish për politikën, modelesh si ai i rinisë greke) në energji potenciale - lëvizje, manifestime sociale, angazhim politik në forume etj., etj. Duket sikur LSI arrin të krijojë kauza të mëdha, por personalizimi deri diku i partisë prej një individi të vetëm, krijon ngërçe. Arritëm këtu tek një problem tjetër i madh.
Mungesa e liderëve të besueshëm. Të tipit Obama, megjithëse atij shumë i referohen, madje në të dy krahët. Rama me sloganin, G99 me shumë elementë, por dhe PD me elementë vizivë të aktiviteteve. Liderë deri diku të besueshëm, por struktura të pabesueshme apo penguese për të renë. Ky mund të jetë shembulli i Ramës, i cili me modelin e Tiranës si vepër politike, me jetën e vet personale, mund të jetë tërheqës për të rinjtë, por strukturat që trashëgoi nga paraardhësi i tij krijojnë thyerje. Ndaj këto struktura duken se po rrethohen me vullnetarët, të rinj agresivë që s'dinë shumë nga truket e fushatave, por po e çojnë partinë e vjetër tradicionale gjithnjë e më shumë tek një parti elektorale. Një i ri mund të dojë të afrohet tek Edi Rama, por pengohet nga struktura, njerëzit e vjetër të partisë, që kërkojnë që të rinjtë të bëjnë jetë partie, para se të kërcejnë në nivelet e larta.
Mund të ketë dhe arsye të tjera, por dhe kaq mjaftojnë për të skicuar disa momente të korrigjueshme në politikën ekzistuese. Që në fakt nuk korrigjohen lehtë.
E keqja më e madhe në thithjen e flukseve të reja ndërkaq është se as shoqëria civile nuk ofron kauza të mëdha, liderë të besueshëm apo struktura të besueshme. Asnjë prej protestave, prej iniciativave të organizmave shoqërorë nuk ka grumbulluar shumë njerëz rreth saj. E kundërta ndodh në Kosovë: protestat e fundit kundër të ashtuquajturit plani 6 pikësh i Ban Ki Munit mblodhën dhjetëra mijëra vetë. Pra apatia, mospërfshirja në beteja të mëdha nuk është një sëmundje endemike e rinisë shqiptare, por vetëm e asaj të Shqipërisë. Dhe kjo jep shpresë për ndryshim. Partitë e mëdha mund të ndryshojnë strategji. Nëse ato nuk e bëjnë subjekte të reja mund të lindin dhe ka boll vend për ta. Flitet për elektorat të rendit të 30% sa është abstenimi, jo i të lodhurve, por i atyre që s'gjejnë dot model. Dhe lufta për të rinjtë është diçka që ia vlen. Është lufta për të ardhmen.