Papritmas jeta partiake e Partisë Demokratike të Shqipërisë është duke u bërë interesante. Në garën për kreun e PD-së për kryeqytetin u shtua dhe Aldo Bumçi, dhe bashkë me të në konkurrim u bënë 5 kandidatë. Nuk është lajm i madh konkurrimi i Bumçit në vetvete, por fakti surprizë se lista qenkësh akoma e hapur për kandidatë të rinj. Madje në një intervistë të Sokol Olldashit, kreut të PD-së për Tiranën, që çuditërisht nuk kandidon përsëri, thuhet se ka akoma kandidatë surprizë, pra se lista është akoma dhe më e gjatë. Por Olldashi nuk ngurron të saktësojë se gjithsesi ... kjo listë kandidatësh do të shoshitet sipas nenit 27 të statutit nga kryesia e partisë, d.m.th nga Berisha.Kjo garë e madhe për Tiranën kontraston me pamjen jo aq shumë demokratike të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Prej shumë kohësh nuk ka mbledhje të forumeve kryesore dhe një fakt i tillë është denoncuar publikisht nga disa prej anëtarëve rebelë të kryesisë së PD-së, Besnik Mustafaj apo Omer Stringa, (dikur nga Pjetër Arbnori) por që megjithatë kanë mbetur pa asnjë reagim. Nuk është ndonjë zbulim i madh të shkosh e të verifikosh statutin e Partisë së parë të pluralizmit në vend dhe të zbulosh sesa shumë nuk respektohen pikat e statutit për mbledhjet e forumeve drejtuese. Prej shumë kohësh Bamir Topi duhej të zëvendësohej si nënkryetar i PD-së, por as kjo nuk është bërë. U publikua një iniciativë për të ndarë funksionet partiake me ato qeveritare, iniciativë që do të detyronte disa prej figurave kryesore të PD-së në ekzekutiv që të linin detyrën, por as kjo nuk u vu në jetë duke patur si viktimë kryesore, Arben Imamin, një nga figurat themeluese të partisë, i cili madje pati në kurriz dhe një fushatë sulmesh ndaj tij.
Ai shpalli alla amerikançe kandidaturën e tij për secilin prej posteve të nënkryetarit mbetur bosh prej ikjes të zotit Topi në Presidencë, apo sekretarit të përgjithshëm, por kjo ngjalli mërinë e zotave më të rëndësishëm të partisë pas Berishës, Jozefina Topallit dhe Ridvan Bodes. Berisha vetëm e shijoi në heshtje atë që ndodhi atëherë, por nuk u privua nga shërbimet e Imamit me eksperiencë në punët e ekzekutivit edhe gjatë socialistëve. Pra, partia nuk instaloi një parim të rëndësishëm të ndarjes së posteve, që do të siguronte kriticizmin, apo oponencën e nevojshme të qeverisë prej partisë. Frika që i vjen PD-së apo vetë Berishës, nga eksperienca e PS-së, me përplasjet Meta-Nano duket e arsyeshme, ama prapëseprapë përplasje të tilla i krijonin idenë e ndryshimit dhe lëvizjes publikut të gjerë që i dha dy mandate socialistëve dhe mund t'i jepte dhe një të tretë, nëse LSI-ja nuk do të ndahej. PD-ja është ende larg PS-së apo dhe LSI-së së dominuar nga Meta për frymë demokratike: nuk ka votim "një anëtar, një votë", një parim demokratik të paktën në letër. Me siguri është dembelizmi për të zbatuar një parim të tillë, qoftë dhe si fasadë që e pengon PD-në të duket dhe më demokratike në zbatimin e një parimi si ky. Në zyrat e partisë në qendër të Tiranës, tregojnë se shfaqet vetëm një njeri dhe kjo madje është bërë subjekt i një rrëfenje seriale gazetareske, një lloj zhanri komik i historisë politike të Shqipërisë.
Po pse gjithë këto zhvillime në PD-në e Tiranës?
Tirana është e rëndësishme sepse zhvillimet rreth kësaj partie lidhen me opozitën ndaj kryetarit të bashkisë, që është njëherësh dhe kreu i opozitës kombëtare, Rama. Ato janë zhvillimet më të mediatizuara posaqë mediat ndjekin më së shumti kryeqytetin; ato lidhen me degën më të madhe të PD-së në vend. Ato janë njëlloj bankoprove për soliditetin e mbështetjes së krerëve të PD-së në bazë. D.m.th sa është lëkundur kjo mbështetje nga politikat e punësimit të militantëve, apo nga rezultatet e qeverisjes në përgjithësi. Me Tiranën lidhet kontrolli i burimeve materiale që ofron pushteti, por jo vetëm i tyre: në Tiranë këto burime janë hëm më të shumta, hëm më cilësore.
Tirana është e rëndësishme posaqë ajo reflekton një bashkim interesant të anëtarësisë. Nga njëra anë, tiranasit autentikë, dhe nga ana tjetër të ardhurit. Nuk dihet sesi ka evoluar numerikisht ky raport, megjithëse burime të informuara mirë thonë se anëtarët e ardhur janë më shumë se tiranasit. Kur dominonin tiranasit, dega e Tiranës ofronte kokëçarje për partinë qendrore, siç ka qenë rasti i Petrit Kalakulës me shokë në vitet e para të qeverisjes demokratike. Sot sigurisht mund të jetë ndryshe: të ardhurit dominojnë dhe krerët e PD-së në Tiranë përgjithësisht kanë qenë njerëz superluajalë ndaj Berishës. Tiranasit e vërtetë, anëtarë të PD-së mund të kenë probleme me kthimin e pronave, por ama të ardhurit e lumtur dhe të palumtur i dominojnë numerikisht dhe përcaktojnë kështu zhvillimet në PD-në e kryeqytetit. Sigurisht kur ka zhvillime. Ndërkohë jo që të gjitha këto zhvillime mund të komandohen nga qendra ama. Nëse arrihen të komandohen, përpjekjet për t'i kontrolluar ato imponojnë kosto, konsumim në publik etj.
Për të gjithë këto arsye gara për PD-në e Tiranës duket interesante. Në një përpjekje për të frenuar rivalin e ri dhe më të fortë brenda PD-së, Besnik Mustafaj, zoti Berisha ka stimuluar rrethimin e tij me sa më shumë kandidatë, që do të thotë shpërndarjen sa më të madhe të votave dhe në rast rreziku, manipulimin më të lehtë të tyre. Për një parti super të kontrolluar prej kreut, duket e pamundur që lulëzimi i kandidatëve të mos jetë një dukuri e frymëzuar prej tij. Jo thjesht për bukurinë e demokracisë me shumë kandidatë, që dhe ajo është e rëndësishme për t'u shitur në publik. Arsyeja kryesore duket e lidhur me njëlloj pasigurie në kontrollin e votave pro Besnik Mustafajt, që nga dikush që e njeh mirë është konsideruar si "më tiranasi i tropojanëve". Një shprehje që pasqyron më së miri forcën e Mustafajt që arriti të fitonte m'u në mes të një lagjeje tiranase, por që duket tërheqës dhe tek të ardhurit. Mustafajt i duhet të bëjë një betejë të fortë për të vendosur emrin e vet si rival kryesor në historinë post Berisha të PD-së, dhe Tirana duket një avanpost i mirë për të. Pikërisht kandidimi i një figure si Mustafaj, frika prej forcës së tij tërheqëse, qoftë tek tiranasit që duan të zëvendësojnë Bamir Topin popullor me një figurë tjetër të butë si ai, qoftë tek të ardhurit, kryesisht nga veriu, e shtyu Berishën që të frymëzojë rrethimin e tij me kandidatura që duken gjithashtu serioze, me ndonjë përjashtim të vogël. Dalja e Mustafajt në ring e ka zbukuruar garën, pra merita i shkon atij.
Frika për ndonjë rezultat surprizë mund të jetë shtuar edhe prej ndonjë rezultati nëpër rrethe, ku loja demokratike (jo ajo e pistoletave që u shfaq në Tropojë) për postin e kryetarit ka nxjerrë në krye figura që nuk ishin të përfshira në qeverisje apo role ekzekutive, siç është rasti i Korçës, apo gjetkë. Të dominosh një garë të tillë në prag të zgjedhjeve politike është jetike për kryeministrin Berisha.
Për të gjitha këto arsye gara për Tiranën do të jetë një shfaqje interesante politike, që do të na ofrojë elementë për studim në lidhje me zgjedhjet e ardhshme. Le të presim e të shohim.