Një deklaratë e djeshme e presidencës së BE-së lidhur me Shqipërinë, ku mes të tjerash preket dhe çështja e "Ligjit për pastërtinë e figurave të zgjedhura dhe të emëruara" e ka vënë në vështirësi qeverinë. Ky është problemi më i vogël për shqiptarët sot, por sërish e gjithë kjo nuk i ndryshon asgjë thelbit të çështjes, që merr përsipër të zgjidhë ky ligj. Deklarata e BE-së ka theksuar se ligji "ngre disa çështje serioze lidhur me procedurën dhe përmbajtjen" Dhe vërtet kështu është: ka disa "çështje shumë serioze" për t'u diskutuar me miqtë evropianë apo për t'i ridiskutuar sërish mes nesh, hapur, qartë, pa u fshehur pas tekstit dhe kontekstit. Me PO apo me JO duhet përballuar çështja bazë që mbetet po e njëjta prej 20 vjetësh: akses apo kufizim i aksesit drejt posteve të larta të zgjedhura apo të emëruara, të një grupi njerëzish, të lidhur me një mënyrë apo me një tjetër me të shkuarën komuniste?
Së pari drejtësia. Një çështje shumë serioze është aksesi në sistemin e drejtësisë të atyre pjesëtarëve të drejtësisë komuniste, të cilët kanë në biografinë e tyre procese politike, procese, që si vijim dhe përfundim kanë pasur dhunimin e lirive politike dhe të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist. A ka të drejtë shoqëria shqiptare të pretendojë një figurë të pastër të këtyre njerëzve të drejtësisë, jo thjesht lidhur me figurën e tyre morale e qytetare, por dhe me pastërtinë e së shkuarës së tyre? Krimet kundër njerëzimit, gjenocidi, shkelja e rëndë e të drejtave dhe lirive themelore të individit janë dhe mbeten në çdo doktrinë demokratike dhe juridike, të paamnistueshme, tejkalojnë çdo legjislacion dhe epokë. Një mënjanim i këtyre figurave nga sistemi i drejtësisë, jo vetëm nuk do ta dëmtonte këtë sistem, por do ta forconte atë, do ta legjitimonte në sytë e qytetarëve, të cilët veç korrupsionit e figurës së përlyer nga korrupsioni dhe aferat, e shohin sistemin e drejtësisë në shumë pjesë të tij si një inerci të së shkuarës. Ato shoqëri evropiane që kanë bërë kështu, kanë ecur më shpejt, janë bërë më demokratike.
Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë sot të thonë se "e duam drejtësinë si e gjithë Europa", në të cilën të jesh pjesë e sistemit të drejtësisë kërkon një hipoteke morale të së shkuarës dhe të së tashmes, të qartë, të pastër në shërbim të së drejtës. Kërkon kritere te rrepta, kërkon një figurë morale të pastër, kërkon eliminimin e konfliktit të interesave. Të njëjtin standard kanë të drejtë të kërkojnë sot shqiptarët nga gjykatësit dhe prokurorët e tyre.
Privimi i një numri njerëzish për të qenë vetëm gjykatës dhe prokurorë, është një kufizim i pjesshëm dhe i përkohshëm i të drejtave të tyre. Demokracia për shëndoshjen e saj morale ka pasur më shumë se një herë "kufizime të pjesshme dhe të përkohshme" të lirive të drejtave themelore të njeriut. Ky lloj privimi e ka bërë shoqërinë më të lirë, më të moralshme.
Së dyti, një çështje tjetër serioze e këtij ligji është pikërisht aksesi në postet e larta politike të zgjedhura apo të emëruara, të individëve, të cilët ose kanë qenë pjesë e niveleve të larta të nomenklaturës komuniste, ose kanë qenë pjesë e shërbimit sekret famëkeq të komunizmit. Të paktën nga 8 dhjetori e tutje drejt errësirës së komunizmit, pasi në këtë ditë ku pluralizmi politik u legjitimua, secili ka pasur mundësinë të bëjë zgjedhjen e vet të lirë politike. Është e qartë që sot ne kemi një korkolepsje të paparë të elitës politike të tranzicionit tek e cila, dimensioni i lidhjes së hapur apo të fshehtë me diktaturën komuniste ka peshuar keqas mbi fatin e demokracisë shqiptare. Të lësh sot larg posteve të larta të zgjedhura apo të emëruara, individë të implikuar me të kaluarën në një masë a formë të caktuar, i ke dhënë një çlirim dhe jo një kufizim demokracisë shqiptare. Postet e larta publike, të zgjedhura apo të emëruara nuk janë thelbi i lirive dhe të drejtave të njeriut. Një kufizim i pjesshëm dhe i përkohshëm i të drejtës për të pasur akses në këto pozicione, përmes zgjedhjes apo emërimit, nuk e ngushton lirinë e shoqërisë shqiptare sot e zgjeron. Gjithçka tjetër, fryt të lirisë ata e kanë të mundur ta shijojnë.
Sigurisht që ky ligj do të ishte më legjitim sikur protagonisti i tij të mos ishte Sali Berisha, ish-komunisti, sikur maxhoranca aktuale ka shumë hesape me drejtësinë aktuale dhe shumë çështje të hapura. Kjo do të qe ideale. Ja që nuk është kështu... Por kjo nuk do të thotë që shqiptarët sot, të mos pretendojnë se "e duam drejtësinë si gjithë Europa". Të pretendojnë në fund të fundit atë që kanë thënë në dhjetor '90 studentët "E duam Shqipërinë si gjithë Europa". Reale sot është së mund të përfitojmë nga vullneti dhe interesat e shumicës për të "pastruar" këtë mjedis demokratik në funksion të së shkuarës.
Ligji "Për pastërtinë e figurave të zgjedhura dhe të emëruara", hyn në fuqi dhe është vetëm në gjysmën e rrugës. Ai është në provën e sistemit të drejtësisë, konkretisht para shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese. Po aq më shumë është drejtësia në provën e saj me këtë ligj. Konkretisht, Gjykata Kushtetuese, së paku moralisht është e detyruar të heqë nga vetja akuzat për "konflikt interesi". Një vendim gjyqësor mbi këtë ligj, nga gjykatës që potencialisht nuk i prek përmbajtja e këtij ligji, do të ishte një ndërgjegje e lehtësuar për të gjithë: edhe në e rrëzoftë, edhe në e lëntë në fuqi këtë ligj. Një ligj si ky i rrëzuar nga gjykatës me konflikt interesi, do të rrëzonte bashkë, jo thjesht gjykatën kushtetuese, por shpresën për një shëndoshje morale të demokracisë shqiptare në funksion të ndarjes nga e kaluara.