Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ku t\'i gjejmë heronjtë dhe kauzat?

Shkruar nga: Mentor Nazarko  
Botuar më: 16 vite më parë

Mentor Nazarko
Ku t\'i gjejmë heronjtë dhe kauzat?

Në një shkrim të para disa ditëve, kolegu Kajsiu analizonte shoqërinë civile në Shqipëri dhe identifikonte disa prej defekteve të saj. Është një temë e rëndësishme për të përcaktuar llojin e demokracisë shqiptare, ndaj po kuturisem dhe unë të jap një kontribut modest.
Për të vijuar me analizën do ishte e udhës të bënim marrëveshjen e fjalës: ç'quhet shoqëri civile? E nevojshme kjo marrëveshje sa kohë që në forume të ndryshme publike ofrohen koncepte jo gjithnjë univoke të kësaj shoqërie. Sipas një përkufizimi të Shkollës Ekonomike të Londrës, me "shoqëri civile do t'i referohemi arenës së një veprimi kolektiv me bazë vullnetare, që kanë në qendër interesa, qëllime dhe vlera të përbashkëta. Në teori, format e saj institucionale janë të ndara nga ato të shtetit, familjes dhe tregut, ama në praktikë jo..... Shoqatat civile janë shpesh të populluara nga organizime si ato të mëshirës apo solidaritetit, organizata jo qeveritare zhvillimi, grupe komunitare, organizata grash, organizata me bazë besimin fetar, shoqata profesionale, sindikata, grupe vetëndihmuese, lëvizje shoqërore, shoqata biznesi, koalicione dhe grupe mbrojtjeje". Edhe me një shikim të parë, secili prej këtyre grupeve të mësipërm nuk duket aktiv në veprimin e përgjithshëm shoqëror: d.m.th nuk arrin të imponojë diçka në axhendën publike.

Po e vijoj shkrimin me një konvencion pragmatik - kur them shoqëri civile do i referohem kryesisht organizatave të shoqërisë civile, OJF-ve, të cilat synojnë të korrigjojnë veprimtarinë shtetërore, apo ta zëvendësojnë atë dhe jo asaj, pra shoqërisë civile sipas këtij përkufizimi. Në shoqërinë civile mund të futeshin edhe universitetet, por sa kohë që ato nuk janë as juridikisht me statusin e OJF-ve si në SHBA, nuk po i marr në shqyrtim. Edhe për lehtësi analize.

Është fare e qartë se shoqëria civile nuk ka forcë në Shqipëri: nuk imponon thuajse asgjë. Organizmat e kësaj shoqërie që unë po konsideroj në këtë analizë përgjithësisht kanë disa përmasa thelbësore, karakterizuese. Kanë një dimension të rëndësishëm, atë solidaristik, apo të mëshirës. Kanë një tjetër dimension, atë analitik të zhvillimeve, bëjnë parashikime, por dhe mundohen të shkojnë në origjinë të problemeve, d.m.th te shkaqet e tyre në shoqëri në përgjithësi. Kanë apo duhet të kenë një përmasë tjetër, atë mobilizuesen. Pra koagulojnë rreth grupeve të interesit apo shoqërisë në përgjithësi lëvizje, manifestime që synojnë të rrisin ndjeshmërinë publike, t'i bëjnë presion shtetit të korrigjojë diçka, etj.

 Organizimet e solidaritetit

Nëse do t'i marrim me radhë secilën prej përmasave, atëherë do të kuptohet qartë se shoqëria civile nuk është efektive. Organizime me bazë solidaritetin, mëshirën, janë deri diku funksionale ndërsa janë në kornizën e komuniteteve fetare. Por dhe atje ka diçka të dyshimtë: këto organizata apo vetë komunitetet financohen nga jashtë, pra nuk janë produkt i një sistemi kolektiv mëshire dhe solidariteti që vjen prej shqiptarëve vullnetarisht. Sa kohë që këto komunitete nuk kanë prona apo kanë fare pak, as që mund të mendohet një veprim autentik i tyre në mbrojtje të grupeve në nevojë, etj. Ky vend ka potencial mëshire dhe solidariteti dhe miti i shqiptarëve bashkatdhetarë të Nënë Terezës nuk është shpikje e sotme. Rasti i italianëve, hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo sjellja ndaj kosovarëve në vitet 1999 janë mjaft për të përgënjeshtruar çmontuesit modernë të miteve shqiptare.

Organizimet mobilizuese

Po përmasa mobilizuese? Ka qenë e fortë në momentet e para të tranzicionit, kur akoma nuk ishte shkatërruar ekonomia publike, dhe për pasojë kishte klasë punëtore të pafraksionuar në ndërmarrje të vogla. Sindikatat e kohës arritën madje dhe suksese politike, por prej asaj kohe, sindikatat thuajse nuk ekzistojnë. Në sektorin privat nuk flitet fare për to. Nuk mund të pritet ndërkaq përmasë mobilizuese prej organizimeve të tjera, apo krijim organizimesh ad hoc. Shoqëria civile jo shumë e denjë për këtë emër, në Shqipërinë e '91-'97 gjendej në duar të papërshtatshme për misione të tilla. Atë e drejtonin figura që ranë për shkak të anglishtes së tyre, të parët në kontakt me emisarët e perëndimit, të ardhur për ta themeluar shoqërinë civile si gjetkë në Lindje. Këta individë nuk mund të mobilizonin askënd, për shkak të origjinës së tyre shoqërore dhe politike të lidhur me diktaturën. Ata nuk mund të ofronin shembull as për rininë as për brezat më të rritur.

Thellësisht të ndërgjegjshëm për këtë mungesë, dhe duke identifikuar atë si njërin ndër shkaqet e rënies së shtetit në 1997, perëndimi investoi fuqimisht në krijimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri. Kemi prej asaj kohe lulëzimin e tyre, por jo në cilësi. Asnjëra prej tyre, me ndonjë përjashtim, nuk ka prodhuar lëvizje, mobilizim shoqëror, efekte korrigjuese në veprimtarinë e shtetit, rritje të ndjeshmërisë së publikut për ndonjë padrejtësi. Bëhet fjalë për veprime me rezonim kombëtar, dhe jo me hapësirë të kufizuar ndikimi, siç mund të ketë pasur shpesh. Shumë pak prej tyre kanë prodhuar madje lëndë të parë njerëzore për politikën, ndërkohë që duhet të ishte e vërtetë e kundërta. Figura të spikatura të shoqërisë civile nuk i janë imponuar dot politikës që t'i përfshijë ato brenda saj, me ndonjë përjashtim të vogël, në rastin e ndonjë gruaje të shquar. Aq më tepër nuk mund të flasim si gjetkë, kur organizime të shoqërisë civile janë kthyer në parti me një rëndësi të caktuar siç është rasti i Serbisë, Rusisë, etj. Përjashtim bën ndoshta Lëvizja Mjaft, e cila "polli" Partinë G99 të cilat duhet pranuar se patën një mbështetje të madhe ndërkombëtare dhe në planin financiar. Mjaft-i stimuloi shpresë të madhe me kreativitetin e vet, me freskinë e fytyrave që solli para publikut, por jo gjithnjë linearisht dhe me një rëndësi që u zbeh me kalimin e kohës. Rënia e besueshmërisë te liderët e saj, ose mosprodhimi i besueshmërisë në një shkallë të madhe sa të provokonin pështjellime të rëndësishme shoqërore, bënë që rreth Mjaft-it apo prej Mjaft-it, mjerisht të mos prodhoheshin kauza të mëdha. Ky është një defekt, një element gjenetik që e ndjek G99 dhe sot, megjithëse brenda saj ka djem dhe vajza të shkëlqyer që kanë studiuar jashtë vendit, por që nuk arrijnë dot të krijojnë atë që italianët e quajnë "pikëza që bëri ujin të derdhej prej gotës", si në rastin e KOP-it të PD.

Vetëm dimensioni analitik apo raportues. Po Kosova?

Mjerisht i vetmi dimension i rëndësishëm i shoqërisë civile shqiptare mbeten aktivitetet me përmasa analitike, parashikuese, raportuese për OJQ perëndimore nëna apo aktivitete studimore në përgjithësi. Janë aktivitete të financuara sigurisht nga jashtë, duke dëftyer kështu njëlloj varësie prej parave perëndimore. Kaq është pak për t'i dhënë këtyre organizimeve që duhet të qëndrojnë midis shtetit dhe shoqërisë, emrin e shoqërisë civile.

Po a është kjo mungesë e rëndë e tranzicionit shqiptar, mungesë me karakter gjenetik? Apo kombëtar, që vihet re dhe gjetkë në viset shqiptare? Jo, për fat të mirë. Mjafton të shikojmë Kosovën, ku shoqëria civile i ka të fortë qoftë dimensionin mobilizues, qoftë atë solidaristik të farkëtuar që prej kohësh nga Rugova i ndjerë. Kam përmendur shpesh forcën e organizimeve civile të Kosovës, që grumbullojnë në sheshe dhjetëra mijëra vetë, siç është rasti i protestave me në krye Albin Kurtin. Udhëheqës të tillë dinë të krijojnë kauza, besueshmëri, me karizmën dhe diturinë e tyre. Shqipëria dhe në këtë fushë të veprimit kolektiv shoqëror mbetet mbrapa Kosovës. Jemi në pritje të heronjve të rinj, të kauzave të reja. Të rinjtë janë të çorientuar dhe s'kanë modele. Kështu politika e vjetër vërtet mund të mbretërojë gjatë. Edhe pas zgjedhjeve, kushdo qoftë në pushtet.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama