Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Zëvendësimi i Glover, të gjithë të interesuar

Shkruar nga: Henri Çili  
Botuar më: 16 vite më parë

Henri Çili
Zëvendësimi i Glover, të gjithë të interesuar

Qeveria ka kontestuar emrin e zonjës Audry Glover, si shefe e misionit vëzhgues të OSBE–ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.  Arsyeja është e thjeshtë. Në vitin e 1996, e njëjta qeveri, e njëjta maxhorancë dhe i njëjti person, Sali Berisha kanë patur një konflikt të hapur me institucionin dhe personin që kjo zonjë e nderuar ka drejtuar në vitin 1996, me ODIHR, rreth zgjedhjeve të 26 majit. Kanë kaluar 13 vjet nga ajo kohë, shumëçka ka ndryshuar, por diçka mbetet: hija e mosbesimit të ndërsjelltë për zonjën Glover dhe demokratëve shqiptarë të drejtuar nga Sali Berisha.

 Pa i hyrë sot se cili kishte të drejtë, e cili të shtrembër, ku peshonte më shumë e drejta e ku më tepër e padrejta, fakti që mbetet është prapë po ky: mes kreut të misionit aktual të vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe qeverisë shqiptare nuk ka një besim të ndërsjelltë. Zonja Glover me siguri ka për Sali Berishën gjurmë të ngjarjeve të 26 majit në perceptimin e saj, ashtu sikurse Sali Berisha ka shijen e hidhur të një arbitrimi të padrejtë që, sipas tij, ODIHR i bëri përgjegjësisë së palëve për zgjedhjet e 26 majit. Një fabul më të thjeshtë se kaq nuk mund të gjesh në një shoqëri demokratike, ku parimi i një arbitrimi të paanshëm është një e drejtë e pamohueshme e palëve.

Është një nga parimet e së drejtës që arbitri duhet të gëzojë besimin e të dy palëve, në mënyrë që fjala e arbitrit, në këtë rast, raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve të 28 qershorit, të ishte i pranueshëm dhe i besueshëm nga palët në këtë proces zgjedhor. Po të bënim një analogji nga një proces i thjeshtë gjyqësor, palëve u njihet e drejta që të paktën një herë të kërkojnë ndërrimin e trupit gjykues për shkaqe nga më të ndryshmet, të cilat si konkludim krijojnë premisa për anësi në gjykimin e çështjes. Imagjino një proces me një rëndësi të tillë politike, si zgjedhjet parlamentare në një vend sa rëndësi ka parakushti që “arbitri”, pra misioni i vëzhgimit, të njihet si i paanshëm nga të gjithë palët e përfshira në procesin elektoral.

Në këtë kuptim, pretendimi i qeverisë, që për natyrën e biografisë së marrëdhënieve mes saj dhe kreut të misionit zonjës Glover në të shkuarën, besimi tek paanësia e këtij misioni është e cenuar dhe për pasojë duhet që OSBE-ja të zëvendësojë zonjën Glover, është më shumë se e arsyeshme, më shumë se legjitime.

Por jo vetëm kaq. Kjo është një kërkesë, realizimi i së cilës është në të mirë të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë çështje dhe mbi të gjitha në të mirë të besueshmërisë dhe vëzhgimit të procesit të 28 qershorit dhe realizimit të standardeve zgjedhore të 28 qershorit.
Në radhë të parë zëvendësimi i zonjës Glover, pas pretendimeve të qeverisë është në interes të kredibilitetit të OSBE-së në Shqipëri, e cila me thënë të vërtetën është një organizatë, besueshmëria dhe profesionalizmi i së cilës në këtë vend ka patur ulje-ngritje të shumta këto 13 vjet që ajo vepron në këtë vend. Një argument shtesë për mosbesueshmërinë e këtij misioni vëzhgimi, që për më tepër vjen nga qeveria nuk i kontribuon një histori e diskutueshme të OSBE-së në këtë vend mes të gjitha të palëve, ndaj të gjithë aktorëve politike në kohë dhe për zgjedhje të ndryshme. Përkundrazi e bën OSBE-në edhe më të diskutueshme se më parë.

Në radhë të dytë, është opozita shqiptare e interesuar për zëvendësimin e zonjës Glover me një person që ajo dhe qeveria nuk e kontestojnë njëkohësisht. E njëjta gjë duhet bërë nëse kreu i misionit do të kontestohej nga opozita. Ai sërish duhej zëvendësuar që veprimtaria e misionit të vëzhgimit të mos cenohej për asnjë arsye paraprake. Me një mision të kontestuar opozita nuk ka interes të vijohet më tej, për shkak se gjëja mund të gjejë shkaqe dhe madje pretekste të hedhë poshtë shumë prej sugjerimeve apo përfundimet e këtij misioni, në kushtet kur ka goditur që në fillim besueshmërinë e kreut të këtij misioni, zonjës Glover.

Në radhë të tretë, një mision i besueshëm i OSBE-së për zgjedhjet është në interes të të gjithë atyre aktorëve jashtë palëve politike në këto zgjedhje, në interes të gjithë shoqërisë shqiptare, që presioni ndërkombëtar mbi palët për zgjedhje të lira dhe të ndershme për standarde zgjedhjesh të një vendi anëtar i NATO-s, të ishte sa më efikas.

Të gjithë janë pra të interesuar për zëvendësimin e zonjës Glover, sepse të gjithë janë të interesuar për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 28 qershor.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama