Statistikat kanë dëshmuar se vendet me një përfaqësim parlamentar femë-ror mbi 30% në legjislaturë, kanë pasur në 60% të rasteve një sistem proporcional dhe në pjesën tjetër (gati 40%) një sistem të përzierë. Nuk është ndeshur asnjë vend me përfaqësim parlamentar mazhoritar që të ketë mbi 30% gra në totalin e deputetëve në parlament. Pra, siç duket, sistemi proporcional i përfaqësimit parlamentar apo ai pjesërisht proporcional rezultojnë sisteme të favorshme në rritjen e pjesëmarrjes politike të gruas.
Aspekti pozitiv i sistemit mazhoritar është se votuesi zgjedh në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatin që dëshiron. Pra, ai e “takon” votuesin me kandidimin, madje ky zgjedhës mund të votojë në mënyrë konkrete për atë që ai mendon se do ta përfaqësojë. Ndërsa, aspekti negativ i këtij sistemi zgjedhor është fakti se në këtë mënyrë interesat e votuesve mund të mos pasqyrohen në mënyrë tërësore në legjislaturë, madje duke mos e përfillur opinionin apo votën e pakicave Në sistemin proporcional, aspekti pozitiv mishërohet në shprehjen proporcionale të interesit të votuesit, ndërkohë që aspekti negativ i tij është se ai krijon paqartësi e pakënaqësi të votuesve, që kërkojnë t’i zgjedhin në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre, dhe jo të votojnë vetëm emra të caktuar prej drejtimit të partisë apo vetë kryetarit të saj. Por, në thelb, ky është dhe problemi!...
Me të vërtetë, po të analizohet sado pak procesi aktual zgjedhor, në shumicën e aspekteve të tij, shihet qartë individualizimi apo personalizimi i këtij procesi nga institucioni i kryetarit të partisë, bile pavarësisht përmasës së partisë. Konkretisht, ky individualizim apo personalizim, që mund të pagëzohet ndryshe dhe “kulti i kryetarit” (për të mos u identifikuar gabimisht me konceptim e “kultit të individit”(!), të ndeshur për herë të parë në kritikën e Marksit apo antipatinë e tij ndaj çdo kulti individi, në letrën dërguar Wilhelm Bloss-it), është manifestuar fillimisht në procesin e përzgjedhjes dhe më tej të radhitjes apo pozicionimit të vetë kandidatëve për deputetë. Aq më tepër që nga kjo përzgjedhje varet dhe rezultati i votimit, në trajtën e një ngjarje të sigurt, si një ngjarje e mundshme apo dhe si ngjarje krejtësisht e pamundur! Pra, fare ndryshe nga përzgjedhja e dikurshme e realizuar në bazën e partisë, me 2-3 kandidatura alternative, të diskutimit të mëvonshëm në nivelin e kryesisë së partisë dhe më tej të miratimit të tyre në forumin kryesor (komitetit të përgjithshëm, këshillit apo asamblesë kombëtare), deri dhe të kongresit të partisë, ky proces në shumicën e partive politike ka mbajtur vulën apo ka mishëruar vullnetin e kryetarit përkatës. Bile, në drejtim diametralisht të kundërt me atë, që ishte propaganduar pak kohë më parë në disa parti kryesore dhe nga drejtuesit e tyre, për përcaktimin e kandidatëve me anë të një procesi paraprak votimi, qoftë në bazë të parimit partiak “një anëtar, një votë”, qoftë dhe atij mbipartiak “një simpatizant, një votë”! Pra, në thelb, mund të thuhet se ky proces kandidimi në vend të fuqizimit të demokracisë së brendshme të partisë, përgjegjshmërisë kolegjiale e meritokracisë kolektive, i “ka shërbyer” jo pak pushtetit të kryetarit dhe “entourage”-it të ngushtë të tij...
Një aspekt tjetër, në këtë proces personalizimi, shfaqet dhe në fushatë. Konstatohet një absolutizim i liderit “strumbullar”, rreth të cilit “pivotojnë” apo orbitojnë të gjitha figurat e tjera, përfshirë dhe mjaft aktorë kryesorë, tepër të rëndësishëm të jetës partiake apo qeveritare, që tani në fushatë shfaqen në një rol praktikisht krejt sekondar apo figurantësh. Po aq problematik, diku i trashë apo servil, diku i pështirë apo arrogant, shfaqet ky “pivotim” dhe në panele televizive apo debate programore, kur individë të tillë në vend të manifestimit të ndonjë ilustrimi e bindjeje vetjake mbi programin politik, merren thjesht e vetëm me detyrën e “heroizmit” apo “glorifikimit” të kryetarit, nga njëra anë, apo të mbrojtjes, “pastrimit” e “avokatimit” të tij, nga ana tjetër. Dhe, kjo pikërisht kur vetë ky kryetar, më shumë se zbërthimin e programit qeverisës (të përpunuar nga stafe apo të pretenduar të miratuar në struktura kolegjiale të partisë), merr përsipër mjaft premtime e zotime, duke bërë “inventime” momentale, që jo vetëm janë larg përpunimit konkret, por nuk kanë as më të voglin vlerësim politik e financiar!...
Nisur dhe nga ndërveprimi i sotëm midis masmedias e procesit politik në përgjithësi, roli i medias në këtë fushatë elektorale po lidhet jo vetëm me mitingjet “entuziaste”, por dhe me debatet e ndryshme televizive, shkrimet, intervistat etj. Kjo është favorizuar edhe nga hapësira konkrete, e krijuar nga sistemi zgjedhor proporcional (rajonal). Sidoqoftë, dhe në kushte të tilla, relativisht oportune, mund të identifikohet komercializimi, orientimi apo referimi i komanduar dhe personalizimi. Madje, ky i fundit manifestohet dhe si një “strategji” e re përzgjedhjesh individuale, sloganesh, skenarësh konkretë, dirigjimesh etj., pse jo dhe “aktrimesh”, duke u përqendruar në mënyrë artificiale (më saktë populiste!) midis një numri të vogël aktorësh “me zë” dhe disa të tjerëve fare “pa zë”...
Nuk mungojnë dhe konfliktet e interesit midis aktorëve partiakë e mediatikë, midis protagonistëve politikë e socialë; ekspozohen zhbalancime, një mungesë shpërndarjeje peshe dhe fuqie, shfaqen probleme serioze përgatitjeje, mungese efektiviteti dhe rendimenti. Dhe, në shumë raste, mungon ekspertiza, e vërteta social-ekonomike apo mundësitë programore-financiare zëvendësohen me premtime boshe, me sajime çasti dhe krejt pa bazë, rolin e qytetarisë e luan sjellja-zhurmë ose, ndryshe, i ashtuquajturi zhurmim nga vetë panelistët zhurmues. Apo kur flitet për suksese dhe për para të pafundme sikur është gjetur “thesari i Monte Kristos”! Aq më tepër, kur në këto debate publike nuk plotësohen as disa standarde intelektuale minimale, përfshirë dhe ato në planin moral, legal dhe etik. Po ashtu, në mjaft fjalime alternohen çuditshëm sa “sulmi epik”, po aq dhe “aspekti episodik”. Bile, jo vetëm çështje të veçanta, por dhe ato kardinale, na shpallen të personalizuara si perspektiva të mrekullueshme, si prodhime e frymëzime të gjeneruar prej vetëm një mendje (qoftë ky dhe kryetar partie!). Dhe kjo duhet parë, jo vetëm si një ilustrim i kultit të kryetarit, por si një dobësim apo mungesë demokratizimi brenda partive politike, si shmangie nga një vendimmarrje kolektive apo një miratim programor kolegjial. Me të shpjegohen dhe mjaft “lulëzime” e “dehje” të tjera, ngazëllime e pamje emocionale, para brohoritjeve e antithirrjeve, në mes mishërimeve primitive të simpatisë apo antipatisë...
Por dhe kjo duhet minimizuar, për të shmangur përplasje serioze. Aq më tepër që kjo fushatë është nisur dhe vazhdon të sintetizojë personalizimin, përqendrimin e saj tek një drejtues fushate të secilit kamp, të secilës parti konkrete, pse jo dhe të lidhjes së saj me “heroizmin” apo energjitë, “frymëzimet”, cilësitë personale të drejtuesit-kryetar. Në thelbin e vet, ky personalizim është bërë, kështu, një pasqyrim jo i shëndoshë i politikës. Madje, ky shëmbëllim ka prekur deri dhe parti të vogla, me mundësi minimale përfaqësimi, aq sa sheh dhe postera kryetarësh në përmasa lartësish prej disa katesh në pallatet tona. Bile, normalisht, ata duhet t’i kishin zili anëtarët e dikurshëm të Byrosë Politike, pse jo dhe vetë Enveri!...
Në fakt, kjo prirje personalizuese në rritje e një zgjerim pa fre, pa u sulmuar me forcë, mund të sjellë shqetësime serioze në rrafshin demokratik e qeverisës, në nivelin politik, institucional e shoqëror. Po ashtu, ajo mund të prodhojë rrezikun, jo të depolitizimit e departitizmit të arsyeshëm, por indiferencën dhe apatinë e qytetarit, si vrojtues, konsumator e votues. Në shërbim të saj, kanë “shërbyer” si ftesat ndaj qytetarëve apo “teoritë” dyvjeçare përtej të majtës dhe të djathtës, në krahun e majtë, ashtu dhe thirrjet e sotme për votë të gjithanshme qytetare, pavarësisht afilacionit politik, në krahun e djathtë!...
Dhe, së fundi, duke mbitheksuar karakteristikat e kandidimit apolitik (të ushqyer dhe nga interesa njerëzore), nuk ka sesi të mos rritet më tej “pesha” e individit-kryetar partie, dhe të zbehet në vazhdimësi pesha e partisë përkatëse, e anëtarësisë së saj. Një gjë e tillë mund të shfaqet dhe si mungesë përvoje e “luajaliteti” në kuadër infrastrukturës zgjedhore, të vetë përfaqësimit partiak në komisionet e saj! Por, nga kjo mund të preket jo pak dhe vetë institucioni i votës qytetare, drejtësia dhe paanësia e tij, prej të cilave mund të vuajmë të gjithë ne, vetë Shqipëria, integrimi i mëtejshëm i saj!...