Ky libër kujtimesh, i botuar nga “Toena”, i takon periudhës 2002-2007, në të cilën z. Moisiu ka ushtruar detyrën e Presidentit të Republikës. Edhe në këtë periudhë, me gjithë që atmosfera politike pas zgjedhjes u duk shumë më e relaksuar se vite më parë, shumë shpejt u mishëruan po të njëjtat ngërçe e shqetësime, po ato hile partiake, po ato dukuri e prirje negative shoqëruese të gjithë viteve të tranzicionit. Të tilla, siç ishin, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta, diku optimiste, diku pesimiste, ato shfaqen nëpër rreshta dhe në faqet e këtij libri të presidentit Moisiu.
Tranzicioni shqiptar, sa i vrullshëm dhe përmbysës, në momente të caktuara është shoqëruar me mjaft karakteristika negative, pse jo dhe me zigzage të rrezikshme e kthime prapa. Në jo pak raste, përveç vështirësive të natyrshme e objektive, po aq problematike kanë qenë dhe gjenerimet politike, aspektet subjektive të origjinave të ndryshme, intolerancat sa primitive, aq dhe partiake. Diku i ndikimeve, përvojave dhe konceptimeve të mëparshme të partisë – shtet apo ekonomisë së centralizuar, diku i korrupsionit politik e administrativ dhe diku tjetër i frymës nepotike e bajraktariste në vend të drejtimit ligjor-institucional, brenda strukturës shtetërore apo partiake. Për më tepër, po të analizohet me kujdes ky libër, por dhe po të studiohet e gjithë historia e tranzicionit politik-ekonomik e institucional shqiptar, krahas mishërimit me dashje apo pa dashje të koncepteve “mbytëse” të partisë-shtet, vihet re se fuqia legale gjatë këtyre 18-19 viteve të tranzicionit nuk është ushtruar gjithnjë nga institucionet kushtetuese (ekzekutive, legjislative apo gjyqësore). Krahas tejkalimit të fuqisë së njërit pushtet apo tjetrit, kjo fuqi legale është zëvendësuar, diku më shumë e diku më pak, nga faktorë e “filozofi” të tjera, nga struktura të tilla si:
- partitë politike, forumet apo drejtuesit e tyre (si vepruese e shprehëse të mendësisë së partisë-shtet);
- forcat e sigurisë (policia, garda, shërbimi informativ apo forcat e armatosura), si në rastin e krizës së piramidave financiare;
- grupet financiare e ekonomike, përfshirë dhe operatorë mediatikë (si shprehje e korrupsionit politik dhe kapilar, apo e konfliktit të interesave);
- faktorë të jashtëm (si pasqyrim i paaftësisë apo kompleksit të inferioritetit të politikës shqiptare).
Bile, ndryshe nga periudha tejet ekstreme e krizës së skemave piramidale, ku u futën në veprim dhe forcat e sigurisë, në të gjithë periudhën tjetër janë konstatuar, vrojtuar, matur e ndërthurur midis tyre si mendësia e partisë-shtet së bashku me kultin e kryetarit partiak-institucional, ndikimi politik i korrupsionit të gjithanshëm (deri në faza delikate, tepër të afërta me kapjen e shtetit) apo paaftësia në rekrutim dhe kompleksi i inferioritetit, i shfaqur, mbi të gjitha, si kompleks ndaj të huajve në gjirin e politikës, sidomos asaj qeverisëse. Gjatë mandatit të tij presidencial, z. Moisiu, me një përgjegjshmëri kushtetuese-ligjore dhe me një durim të lartë qytetar, duhet të përballej pikërisht me këto ndikime e pengesa të ndryshme, të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga politika apo të ushqyera prej saj. Dhe, mbi të gjitha, të luftonte për pavarësinë e institucioneve kryesore kushtetuese, ku një nga betejat më të gjata dhe të vështira ishte ajo e mbrojtjes së Institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm...
Pikërisht, me një ndërgjegje shtetërore të kultivuar në vite, në punë dhe familje, me një shqetësim sa qytetar, po aq dhe institucional ndaj këtyre shformimeve, bën fjalë dhe Alfred Moisiu, në librin e tij “Midis Nanos e Berishës. Kujtime 3”. Aty, shpalosen me qetësi e kujdes kujtimet e ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset e dështimet, dëshirat dhe mundësitë, etj., që e kanë shoqëruar z. Moisiu për periudhën 5-vjeçare (2002-2007), në të cilën ai ka kryer detyrën e Kryetarit të Shtetit. Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Moisiu, me gjithë përpjekjet e përditshme për t’i mënjanuar ato, ai ka ndjerë në vazhdimësi “kërrabat” dhe pengesat e pakuptimta të politikës së ditës, pse jo dhe paturpësitë e primitivizmin, arrogancën dhe egërsinë e saj, pse jo dhe jo pak fyerje publike e marifete “lojtarësh” hileqarë apo ndihmës të tyre në servilizmin e tyre të paskrupullt ndaj liderit partiak apo kultit të tij të sëmurë. Për më tepër që pengesa të tilla nuk lidheshin aspak me interesa të përgjithshme apo perspektive, por thjesht në funksion të vetes, të afërmve e klanit familjar-partiak; jo në shërbim të shtetit, të progresit shoqëror e ekonomik, zhvillimit demokratik e emancipimit politik-kulturor, por thjesht e vetëm të interesit të “bosit” politik, të pushtetit individual të kryetarit, apo interesave të dyshimta kryeministrore e ministrore. Pse jo, edhe duke krahasuar, në funksionimin konkret, dy termat e veçanta të binomit politik, vetë protagonizmin tepër të gjatë të tij midis sherrit e paqes, shkatërrimit të shpresës e ndërtimit të saj!...
Në përgjithësi, duke analizuar me këtë sy, nuk është e rastit që autori, diku në libër, thekson me mjaft shqetësim e forcë se: “Rezultati i këtyre politikave ka sjellë zgjatjen e këtij tranzicioni, që në vazhdimësi është shoqëruar me rritjen e varfërisë, të papunësisë, të korrupsionit, të krimit dhe të tjera probleme negative. Në vazhdimësi, si rezultat i një lufte politike jo të standardeve evropiane, kemi pasur dobësim të shtetit, përkeqësim të administratës, dobësim të Policisë së Shtetit, derisa tani po shkohet drejt policive partiake, e të tjera negativitete të këtij karakteri, që nuk kanë asgjë të përbashkët me një shtet demokratik dhe ligjor”. Kurse më poshtë, duke u përpjekur të bashkonte aq sa mund të bashkohej, ai thekson: “Dihet se për të hyrë në dialog ka shumë rëndësi që në radhë të parë te palët, të ketë dëshirë dhe gatishmëri, pra të ketë vullnet politik për të ndryshuar situatën e krijuar. Por eksperienca ka treguar se negociatat kanë dështuar, sepse politikanët tanë i përdorin ato më shumë si manovër taktike, sesa si mjet për arritjen e mirëkuptimit për një zgjidhje të vërtetë. Ndaj si të tillë refuzojnë të dalin nga pozicioni i tyre i fortifikuar ku janë vendosur që në fillim, ngaqë si pikësynim gjithmonë kanë arritjen e qëllimeve të caktuara. Për të lëvizur nga këto pozicione, zakonisht janë dashur ndërhyrjet e të huajve, gjë që tregon jo vetëm dobësi, por dhe inferioritet të panevojshëm”...
Pa dyshim, siç thekson vetë autori i librit “Shqipëria ka një traditë modeste të funksionimit të institucionit të Kryetarit të Shtetit. Brenda 100 viteve të Shtetit Shqiptar, u kalua nga eksperimentet e drejtimit nga prijës të huaj, presidentë e monarkë, regjime regjence në kohë pushtimesh, diktaturë të modelit stalinist dhe së fundi, prej vitit 1992, në një sistem demokratik ku për herë të parë krijohet dhe ushtrohet funksioni demokratik e kushtetues i Presidentit të Republikës. Brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore, për shkak të rrethanave, specifikave të ngjarjeve, politikës vendore dhe gjeopolitikës rajonale, kanë ndodhur zhvillime me ndikim të madh në jetën e çdo qytetari, të sistemit politik dhe të vetë shoqërisë shqiptare. Të jesh dëshmitar i këtyre zhvillimeve është një përvojë e veçantë, por të jesh edhe protagonist i tyre, përvoja merr kuptim tjetër dhe merr vlera të jashtëzakonshme”.
Pikërisht, si dëshmitar dhe, mbi të gjitha, si protagonist i zhvillimeve shqiptare, në radhë të parë të periudhës 2002-2007, ai ka hedhur në letër shënimet e tij, për t’i qëndruar besnik historisë së kohës apo dhe zhvillimit të ngjarjeve konkrete, diku tepër madhore në planin shtetëror e kombëtar, diku tepër të thjeshta e njerëzore në planin individual. Natyrisht, edhe duke i rezistuar sfidave, pa iu shmangur vlerësimit kritik politik e qytetar, bile dhe pavarësisht acarimit të situatave institucionale apo “ngrirjes” së marrëdhënieve midis krerëve kryeministrave që zëvendësuan njëri-tjetrin. Por, përsëri të publikueshme, ndryshe nga ajo që do të rezultonte po të hidhej në letër zbardhja e shënimeve në kushtet e një goditje të dështuar ndaj institucioneve nga një ish-president dhe “besnikët” e tij, apo të një “arratisje” të një kryeministri, nën këtë sulm!...
Nga ana tjetër, në libër, autori është përpjekur të realizojë dhe disa nga analizat e veta politike, mjaft të dobishme në leximin e proceseve shqiptare, qofshin ato të brendshme apo të jashtme, por dhe të emetojë mjaft mesazhe të nevojshme, që në thelbin dhe thjeshtësinë e tyre, përgjithësisht, i kanë rezistuar kohës...
Brenda një optike të gjerë, ky libër kujtimesh, por dhe mesazhesh të qarta, më shpesh të drejtpërdrejta, i realizon më së miri qëllimet e tij në aspektin institucional-qytetar, dhe politik–artistik. Ai në duart e lexuesit të vëmendshëm është intrigues dhe i dobishëm, tërheqës dhe i rrjedhshëm. Pse jo dhe njëfarë udhërrëfyesi për të kuptuar tipizimet individuale e orientimet psikike-sociale; përplasjet e paqëndrueshmëritë, luhatjet dhe acarimet brenda politikës apo institucioneve shtetërore, të prodhuara po prej saj. Madje, dhe me dyshimin jo të vogël, për gjenerime të detyrueshme, jo patjetër për shkaqe vetëm të brendshme!
Në fund të fundit, siç e thekson në “Hyrje” vetë Presidenti Moisiu: “Përgjegjësia e kësaj detyre dhe respekti im i thellë për bashkëqytetarët e mi, më nxitën të hedh në letër një pjesë të madhe të arkivit memorial personal e zyrtar në pesë vitet e drejtimit në krye të shtetit”. Dhe, për këtë përvojë publike, ku dhe mund të ndeshen qejf-mbetje e shkelje “kallosh”, për këtë përpjekje të tij të hapur, sa politike po aq dhe qytetare, ai vetëm vlen të nderohet dhe përgëzohet!